Nga Albano Kolonjari/
Kater skuadra Lushnja-Bylis dhe Terbuni-Beselidhja do te luajne sot 90 minuta per “jete a vdekje”. Ne fund te ketyre takimeve do te percaktohen dy skuadrat qe do te luajne sezonin e ardhshme ne Kategorine Superiore.
Grupi A.
Pas 26 javesh Terbuni Puke udheheq grupin A me 66 pike i ndjekur nga Beselidhja Lezhe me 65 pike. Per teknikun e Terbunit Elvis Plori:”skuadra eshte gati per takimin qe percakton edhe fatin e sezonit”. Plori ka kerkuar nga futbollistet qe te jene te kujdeseshem dhe te qete gjate gjithe 90 minutave. Puka eshte pregatitur te festoje nje nga ngjarjet me te medha ne historine sportive te ketij qyteti. Nje fitore apo edhe barazim ne kete takim do te bente qe pukjanet te preknin historine duke luajtur per here te pare ne Kategorine Superiore. Nga ana tjeter pukjanet kane vendosur nje rekord me vete kete sezon ne Kategorine e Pare duke regjistruar 20 fitore, gjashte barazime dhe asnje humbje. Tekniku shkodran Elvis Plori thote se:”Puka ka futbolliste kualitative dhe cilesore. Ata kane vite qe luajne bashke dhe e njohin mire lojen e njeri tjetrit. Skuadra eshte mobilizuar per te dhene maksimumin ne ndeshjen e fundit”. Nga ana tjeter Beselidhja edhe ajo ka nje ender gjashte vjecare te rikthimit ne eliten e futbollit shqiptar. Sipas drejtueseve te Beselidhjes,:” skuadra pukjane eshte me e favorizuar sepse luan ne fushen e saj, por ne perfundim te 90-te minutave do te jete skuadra lezhjane ajo qe do ti buzeqeshe rikthimit ne elite”.
Grupi B
Lushnja eshte shume prane rikthimit ne Kategorine Superiore. Skuadra Lushnjare ka 3 pike me shume se Bylisi dhe cdo fitore apo barazimin ne kete perballje direkte, do ti jepte mundesi lushnjareve te luajne sezonin e ardhshem ne Superiore. Sipas drejtueseve lushnjare :”pas nje sezoni shume te mire jemi te mobilizuar per te kaluar me sukses edhe duelin e fundit me Bylisin”. Lushnja do te perpiqet te shfrytezoje edhe faktorin fushe pasi ndeshja luhet ne stadiumin “Roza Haxhiu”. Duke pare rendesine e ndeshjes presidenti i Bylisit Agron Kapllanaj ka vendosur nje shperbilim per 30 mije dollaresh per ekipin. Bylist i ben pune vetem fitorja ne kete takim duke patur parasysh se ka golavarazhin me te mire se Lushnja. Skuadra ballshiote fitoi takimin me Butrintin 10-0, ne nje ndeshje qe u perfol shume per shkak te rezultatit te thelle. Bylisi i kerkoi FSHF per kete takim gjyqtare te huaj. Por duke pare pamundesine e gjykimit te ketij takimi nga nje treshe e huaj, klubi i Bylisit ka kerkuar gjykuar korrekt. Nga ana e saj FSHF ka marre masa qe keto dy ndeshje “finale” qe percaktojne fatin e kater skuadrave te kalojne pa incidente duke kerkuar nga policia e shtetit qe stadiumet te monitorohen edhe nga forcat speciale.