
Federata Pan-Shqiptare e Amerikës “Vatra” i shpreh ngushëllimet më të dhimbshme vatranit, fotoreporterit të Vatrës e komunitetit shqiptar në New York Dritan Haxhisë me rastin e ndarjes nga jeta të nënës së tij Mrike Haxhia (Gega). Në këto momente të vështira dhimbjeje, Vatra i shpreh Dritan Haxhisë, familjes Haxhia, të afërmve dhe gjithë farefisit ngushëllimet më të sinqerta e njerëzore për humbjen e pazëvendësueshme.
U prehtë në paqen e pasosur e shpirti i Mrike Haxhisë pushoftë në mbretërinë e engjëjve dhe shenjtërve. Zoti i dhëntë familjes forcë, durim dhe ngushëllim për ta përballuar këtë humbje të madhe.
Pranë familjes Haxhia
Me respekt dhe nderim
Kryetari i Vatrës
Dr. Elmi Berisha
NJOFTIM NGA FAMILJA HAXHIA:
Me hidhërim lajmërojmë komunitetin Shqiptar, se me 26 Nentor 2026, u nda nga jeta, në moshën 83 vjeç, Mrike Haxhia. Mrike Haxhia Gega e lindur ne Gojan te Mirdites me 10 mars 1943. Bashkeshortja e te ndjerit Frrok Haxhia, nena e Toninit, Kristines dhe Dritanit. Gjyshja e Kristianes, Aldos, Anthony, Sidoreles dhe Mikelit. Motra e te ndjeres Pashkes, Martes dhe vellait Gjovalinit. Vjehrra e Shpreses.
Trupi i të ndjeres do të pushojë në “Farenga Brothers Funeral Home” 920 Allerton Avenue, Bronx, New York, e marten me 01 Dhjetor 2026, prej orës 3:00PM – 9:00PM.
Mesha dhe salikimi do të mbahen të merkuen, me 02 Dhjetor 2026, në orën 11AM në Kishën “Zoja e Shkodrës,” 361 West Hartsdale Ave, Hartsdale, NY, ku mbas meshes trupi i të ndjeres do të përcjellet për në varrezat e “Gates of Heaven” (section 17) Hawthorne, NY.