
Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA dhe gazeta Dielli shprehin mirënjohjen e thellë dhe falënderimin e veçantë për patrioten Erjola Xheko për kontributin e saj prej 5,000 USD në mbështetje të organizimit të Darkës së Flamurit Kombëtar që zhvillohet në New York më 27 nëntor 2026.
Profesionistja e lartë Erjola Xheko me kompaninë e saj “Aluflor” kanë shënuar sukses frymëzues e arritje mbresëlënëse duke udhëhequr me vizion, guxim, inovacion, profesionalizëm e cilësi.
Kjo mbështetje, bujari e përkujdesje ndaj Vatrës është vazhdimësi e dashamirësisë edhe ndaj gazetës Dielli e mbarë komunitetit shqiptar që Vatrën e ka pasuri shpirtërore e kulturore.
Erjola Xheko mirënjohje të thellë dhe nderim të lartë për mbështetjen ndaj Vatrës, Diellit, komunitetit shqiptar dhe çështjes kombëtare në Shtetet e Bashkuara.