
Artisti i shquar i komunitetit shqiptar në Connecticut, mbështetës i Vatrës, Diellit, artistëve e mbarë komunitetit tonë, Flori Lloga dhuroi 2 mijë dollarë për darkën e flamurit kombëtar. Kjo bujari është vazhdimësi e kujdesit të veçantë që artisti i shquar i kombit tonë në Amerikë Flori Lloga ka treguar ndaj Vatrës në vitet e fundit. Artisti Flori Lloga prej vitesh është një nga emrat e nderuar e të respektuar të muzikës shqiptare bashkëkohore e biznesmen i suksesshëm në Amerikës ku falë mbështetjes e bujarisë së tij, projekte komunitare, botime e bamirësi të ndryshme kanë ndjerë nga afër shpirtin e tij fisnik.
Restoranti i Flori Llogës Bella’gio është si një shtëpi fisnike, bujare e mikpritëse e shqiptarëve në Hartford, Connecticut duke bashkuar e promovuar bashkatdhetarët tanë.
Mirënjohje dhe nderim për artistin tonë Flori Lloga. Mbështetja ndaj Vatrës është kontribut kombëtar. Zoti i bekoftë të gjithë ata patriotë që mbështesin Federatën Vatra, institucionin më të fuqishëm historik e patriotik të shqiptarëve të Amerikës. Vatra është shtëpia e të gjithë shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.