
Patrioti i shquar i kombit tonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, anëtar i kryesisë së Vatrës dhe drejtues i degës së Vatrës Hudson Valley z.Anton Raja, është sponsori “Platinum” i Vatrës për festën e Flamurit Kombëtar më 27 Nëntor 2026 në New York.
Ai dhuroi sot 10 mijë dollarë në mbështetje të Federatës Vatra për të festuar e nderuar flamurin e kombit e shtetit tonë. Mbarë vatranët i janë mirënjohës fisnikut Anton Raja për mbështetjen e jashtëzakonshme që i jep Vatrës e komunitetit shqiptar me dekada. Sakrificat, fisnikëria e dashamirësia juaj janë frymëzuese.
Mirënjohje për dedikimin, bujarinë dhe vlerat Anton Raja.