*Jam krenar që jam vlleh shqiptar. Ndaj, dëshiroj që kënga vllehe të këndohet në skenat dhe koncertet shqiptare!
*(Intervistë me këngëtarin e talentuar të komunitetit vlleh dhe këngës popullore të jugut, Ilia BASHO)/
Nga Raimonda MOISIU/
Ilia Basho ka lindur në Gjirokastër, nga prindër vllehë. Që në fëmijërinë e tij është njohur me muzën muzikore vllehe nga babai i tij, i cili edhe tani që po iu afron të 80-ve, vesh kostumin tradicional vlleh dhe merr pjesë në Festivale Ballkanike e koncerte në Shqipëri, me fyell. Falë dhuntisë e talentit për të kënduar, Ilia do të fillonte të këndonte në dasma e gëzime familjare, që në rininë e tij të hershme. Edhe kur mërgoi nuk iu nda muzikës popullore qytetare të jugut, por vecmas asaj të origjinës vllehe. Gjatë kësaj bisede me këngëtarin e talentuar të komunitetit vlleh dhe muzikës popullore qytetare të jugut, Ilia Basho shprehet se ka dy pengje:” Unë jam krenar që jam vlleh shqiptar dhe më vjen keq që kënga vllehe nuk vlerësohet e të këndohet në skenat shqiptare, në koncertet apo edhe në emisione të vecanta në TV-et shqiptare. Atë që nuk na dha mundësi rregjimi i kaluar, për shkak se na persekutoi nëpër burgje e internime, ta kemi tani në demokraci, të shpalosim vlerat e kulturës e muzikës vllehe. Dhe pengu tjetër i këngëtarit vlleh është: ”Dëshiroj të këndoj një këngë vllehe me këngëtaret Parashqevi Simaku dhe Eli Fara i përkasim të njëjtës origjinë- jemi vllehë shqiptarë. .”
Për më tepër ndiqni bisedën
Bisedoi: Raimonda MOISIU
-Cila është kënga e parë që keni kënduar? Cfarë viti?
Kënga e parë që kam kënduar është në gjuhën vllahe”Jeta e vëllenjve”- jeta e vëllenjve që kur u morën bagëtitë u shkoi nëpër burgje e internime. Biles edhe kurbeti qe i ndarë nëpër botë. Gjithcka e tregon kjo këngë dhe pati një sukses të madh, sepse ishte hera e parë që vëllenjtë dëgjonin një këngë të re që nuk lejohej nga sistemi i atëhershëm. Por edhe tani 22 vjet demokraci s’dëgjohet këngë vllahe në radio apo telvizion, sikundër dëgjohen këtu në Greqi, këngët e mia në emisione posacërisht me këngë vllahe. Dëshiroj t’iu falenderoj thellësisht nga zemra znj. Raimonda, se jeni e para gazetare që bëni një intervistë të tillë.Dhe nuk jemi pak, por afro 1 milion vllenj që jetojmë në Shqipëri..
– Të kënduarit ka qënë një pasion i hershëm i juaji, apo talent i lindur?
Kam kënduar që në vogëli, disa syresh edhe më tallnin.Edhe babai im shkonte festivaleve e nëpër koncerte, duke i rënë fyellit në cdo qytet të Shqipërisë. Biles një fakt shumë domethënës dhe i ndjeshëm saqë edhe tani që po i afron të 80-t, vesh kostumin vllah dhe këndon skenave ballkanike dhe së bashkë me xhaxhallarët e mij janë grup polifonik i admirueshëm dhe i kërkuar shumë.
-Kush ka ndikuar më së shumti në zhvillimet tuaja muzikore?
Nuk kam patur ndihmën e askujt. Biles kam hedhur poshtë disa kërkesa që më shumë humbet, sesa fiton. Nuk më pëlqen shumë t’u lutem, por edhe pse kam paguar shumë të madhe financiare, për t’u transmetuar vidio-.klipet edhe kjo nuk ia ka arritur qëllimit.
– Ju jeni i njohur kryesisht për të kënduar muzikën e komunitetit vllah dhe këngës popullore qytetare të jugut? Na tregoni dicka për karrierën tuaj?
Karrieren e lashë për disa vite, por këngën edhe në skelat e ndërtimit në ishull ku punoja, këndoja dhe nuk e harroja. Biles shkruaja edhe tekste. Kam nxjerrë 4 albume me këngë vllahe, nga ato të tabanit vlleh, këngë që këndonin gjyshërit e baballarët tanë me iso, por edhe këngë të reja. Të jem i sinqertë nuk kisha ndërmend të bëja këngë shqipe duke mos patur besim tek vetja. I thosha vetes:-Më mirë i pari i fshatit sesa i fundit i qytetit, por kur erdha në Athinë në vitin 2000 gjithcka ndryshoi. Më ftuan në disa koncerte dhe shikoja publikun të befasuar., që më dukej sikur pyesnin; “Nga doli ky!!? Shikoja kolegët e mij, disave prej tyre u u prishej CD-ia, disave ua kishte fajin orkestra, derisa të futeshin në ritëm etj etj. Kjo më dha kurajë, guxim dhe vullnet për më shumë punë. Kështu me mëndje të fortë e krahë pune të shëndoshë nxorra 5 albume, njëra pas tjetrës që janë pëlqyer nga i gjithë jugu..
– A keni shkruar ndonjë tekst këngësh?
Kam shkruajtur shume tekste sikundër “Bekoje këtë vend o Zot!’, “’Emigrant në Athinë” ”Këndoj në rrugë, ”’Bukuri e rrallë”etj etj.
Bëni një jetë midis Greqisë e Shqipërisë. Cfarë iu lidh me Gjirokastrën dhe këngën popullore qytetare të kësaj treve?
Jetoj në Athinë bashkë me familjen. Vij shpesh në Shqipëri, për dasma, gëzime e hidherime. Kam edhe prindërit dhe të afërmit, në një fshat të Gjirokastrës ku edhe i vij e i vizitoj gjithahstu. Këngën popullore e kam në zemër. Edhe atë polifonike labe e kam kënduar që në fëmini. Këndoj gjithashtu edhe serenatat korcare. Ndërsa këngët e lehta i dëgjoj, si cdo lloj muzike, por nuk i këndoj.
– Me cilin këngëtar të shquar shqiptar dhe të huaj, do dëshiroje të këndoje? Preferencat tuaja për ta?
Kam qënë në koncerte e dasma me lloj -lloj këngëtarësh. Por kam një peng, se me atë që unë e kam patur dëshirë të amdhe, nuk më është dhënë rasti të këndoj; me Parashqevi Simakun dhe Eli Fara , të cilat janë njësoj si unë në origjinë; I përkasim komunitetit vlleh. Pëlqej shumë Brajan Adams , një nga këngëtarët më të e preferuar të huaj.
– Kë dëshiron të falenderosh për realizimin e ëndrrës tuaj si këngëtare?
Falenderoj prindërit e mij që kur nuk më pranuan në shkollën e muzikës, në kohë shumë të vështira me blenë fizarmonikë, që të mos merzitesha dhe e ruaj akoma edhe sot e kësaj dite si një relike të cmuar. Falenderoj, zemren time , Klorin, bashkëshorten e cila, kur iu largova për ca kohë muzikës, më inkurajoi për ta vazhduar rrugën e bukur të muzikës. Më thoshte gjithmonë :”Pse torturohesh, fillo një album apo edhe në rast se i duhet një vidio.klip kësaj këngë, c’janë 4 mijë euro, do i nxjerrësh nga dasmat. E falenderoj me gjithë zemër për mbështetjen e saj hspiertërisht e financiarisht.
-Cili është instrumenti muzikor i preferuar i juaji? A mund të luani me të?
Instrumenti muzikor që më pë lqen, është fizarmonika,të cilës akm filluar t’i bie që në moshën 16 vjec, nëpër mbrëmjet rinore dhe në dasma. Më pas fillova si këngëtar. I bie nganjëherë kur jam vetëm. Nuk luaj para fëmijëve se vajza luan violinë dhe djali piano muzike klasike..ahahahah s’mund të luaj para tyre, se m’i kapin i njohin gabimetJ)))
-Kush është Ilia Basho……
Ilia Basho….se kam mohuar asnjëherë që jam vllah. Përkundrazi e kam për nder që jam “vllah shqiptar”. Jam njeri i thjeshte, si gjithë të tjerët, më pëlqen shumë humori, apo si I thonë ”shakaxhi”J).Kam shumë miq e shoke. Jam mësuar të flas mendimin tim hapur, kjo edhe më vështirëson, por edhe më ndihmon në të shumtat e rasteve. Kam bërë edhe debate se mohoj, por jam edhe shumë i durusheëm, por kur nevrikosem jam tjetër Ilia…:)).Mbase s’kam shkollë sa duhet, por më ka “rrahur” jeta e mërgimit që kam ardhur që në fëmijëri. Jam i lidhur shumë me familjen dhe kjo më ka bërë,që e kam lënë pas karrierën dhe si rjedhojë nuk njihem aq shumë në publik. Ju falenderoj me gjithë zemër edhe njëherë znj. Raimonda , për këtë intervistë. Je e para gazetare nga Shqipëria se këtu në Greqi kam qënë i ftuar në shumë kanale televizive dhe intervista. Falenderoj gjithë shqiptarët që jetojnë në Athinë, më kanë mbështetur e respektuar, gjithë këto vite në dasma e gëzime.Ju uroj gjithë shqiptarëve shëndet, lumturi dhe dashuri .Të respektojmë këtë dhuratë që na dhuroi Zoti, krishterë e myslimanë bashkë .Në fund do të dëshiroja t’iu përshendes me këngën ””CDO SHEKULL VELLEZER”’dhe nga ILIA BASHO keni këngë dhe vetëm këng.Gëzuar Pashkët!
Ju faleminderit!
Bisedoi:Raimonda MOISIU
Beqir Gashi says
Njw milione vlleh ne Shqiperi? Nga c’regjistrim eshte marre kjo shifer?
Duket sikur edhe intervistuesja i kundervihet te dhenave te regjistrimeve shqiptare te popullsise.
Beqir Gashi
Raimonda Moisiu says
Z.Gashi ju lutem lexoni me kujdes,-ku kengetari shprehet, “afro”-dhe e thote kengetari jo INTERVISTUESJA!
Sa per mau iNTERVISTUESEN-rendesi ka krenaria e tij qe eshte shqiptar-pra vlleh shqiptae-sikunder jane edhe femijet e mij nga i ati i tyre -SHQIPTARE VLLEH-nga vendi dhe origjina, bilies niper e sterniper te Shqiptarit te madh qe jetoi mes Runanise e Shqiperise-Boboshtarit te famshem-esistit, dramaturgut, poetit, publicistit e shkrimtarit Viktor EFTIMIU! Ju FLM per Mirekuptimin, Gezuar Festat e Fundvitit z.Gashi! respekte
kadi says
Sa per numrin e vllehev nuk dihet me saktesi.Por eshte me se e sigurt qe vllehet jane me shumice ne shqiperi,Problemi qendron se ata jane asimiluar me shumice.
mund te them se ne jug dhe shqiperi te mesme jetojne me shumice, nje numur reth 800000 vlleh do te jete e mundur
pjesa me e madhe e ortodokseve jane vllehe ,kjo duket fare mire dhe nga fiset e tyre.Dikujt mund ti duket qesharake por eshte e vertet, problemi qendron se shteti shqiptar e ka mosperfillur kete komunitet.
Informacionet per vllehet ne shqiperi kane qene shume te pakta, ne diktature dhe dikujt i duket cudi kjo shifer.Vlen te theksohet dhe probaganda e madhe e historianeve shqiptare qe nxjerin shqiptaret te paret ne bote persa i perket origjines se popullsise.ku dhe sot e kesaj dite sajojne historira dhe nuk perballen me te verteta, semundje e diktatures!
kristo goci says
..pse vrisni mendjen per numrin e vlleheve? Pse dikush shqetesohet? Rrini te qete. Vllehet jane liftetarete mendjes penes dhe pushkes per Shqiperine…! pra nuk ka rendesi sasia por cilesia. Dhe cilesia e tyre dihet qe eshte ne high klas te Shqiperise, ballkanit dhe Europes gjithmone ne dobi te ketij vendi te bekuar..!