Kujdes nga grekët edhe kur ju sjellin dhurata!-
Analizë nga Rafael Floqi-DIELLI-
Rama pasi vizitoi Ankaranë, shkoi në Athinë i mëshoi faktit që “çështja e detit” mund të zgjidhet në një gjykatë ndërkombëtare dhe këtë ide e kishte ndarë edhe me homologun grek. Por pse u hodh kjo ide , kur pak kokë më për ai fliste për bisedime, pastaj me bisedime të dështuara me qeverinë e Tsipras ?Nuk janë të qarta arsyet dhe rrethanat, që e detyruan kryeministrin shqiptar të dalë në 16 shtator 2020 me një ide të vjetër greke dhe t’ia servirte opinionit shqiptar si ide të tij diplomatike.
Deti Jon. Sipas shqipes pellazgjike, do të thotë “deti i jonë”. Kuptimi i qartë. Emri Jon vjen nga gjuha greke Ἰόνιον (πέλαγος) thotë Wikipedia. Etimologjia e saj është e panjohur. Për grekët e panjohur, për shqiptarët jo. Shkrimtarët e lashtë grekë, veçanërisht Eskili, e lidhën atë me mitin e Io-s. Në greqishten e lashtë mbiemri Ionios (Ἰόνιος) u përdor si epitet për detin sepse Io notoi përmes tij.E vështirë për t’u pranuar. Por sot na thonë se në këtë det Greqia ka të drejtë të marrë dhe ujërat dhe na shtyjnë në tokë. Ç’po ndodh kështu?
Kur shtetet legalizuan fushën detare në shekullin e 20-të, marrëdhënia midis shteteve dhe hapësira detare ndryshoi. Që nga kthesa e mijëvjeçarit, prirje të caktuara globale kanë amplifikuar më tej rolin e oqeaneve në çështjet ndërkombëtare. Kjo ka çuar në një përqendrim të ri në hapësirën detare, si dhe të drejtat dhe përgjegjësitë e shteteve brenda kësaj fushe, të përvijuara përmes konceptit të një ‘kufiri’ në det. Cili, në thelb, është një kufi detar? Pse shtetet përfundojnë duke i kundërshtuar ato? Ndoshta më e rëndësishme, si veprojnë shtetet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të tilla dhe si mund ta kuptojmë më mirë zhvillimin e parimeve ligjore dhe politike që mbështesin përpjekje të tilla?
Kjo shtron pyetjen: Cili, në thelb, është një kufi detar dhe pse shtetet përfundimisht i kundërshtojnë ato? Ndoshta më e rëndësishme, si veprojnë shtetet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të tilla dhe si mund ta kuptojmë më mirë zhvillimin e parimeve ligjore dhe politike që mbështesin përpjekje të tilla në dritën e delimitimit të Detit Jon?
Pse po mburret tani Greqia?
Greqia po mburret. Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka reaguar disa ditë më parë sërish përsa i përket dakordimit së arritur me Shqipërinë për ta çuar në Hagë çështjen e kufijve detarë. Gjatë një fjalimi nga foltorja e parlamentit, teksa fliste për arritjet e tij dhe kritikonte kreun e SYRIZA-s, Aleksis Cipras, Mitsotakis është ndalur për një moment tek çështja e detit. Sipas kreut të qeverisë greke, Greqia do të zgjerohet me 12 milje në Jon pasi kjo është një e drejtë e patjetërsueshme e saj, dhe as nuk diskutohet dhe as nuk kushtëzohet. Vendi aktualisht ka një marrëveshje të nënshkruar për demarkacionin gjeografik me Italinë. Është e vështirë të negociohet marrëveshja e pjesshme e demarkacionit me Egjiptin. Dhe ka një marrëveshje në parim me Shqipërinë për të referuar çështjen e EEZ në Hagë pasi Greqia ka zgjeruar ujërat e saj territoriale’’, tha Mitsotakis .
Këtë tezë e riktheksoi dhe Ministri Dendias në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme ku thuhej: ”Ne kemi demarkuar shelfin tonë kontinental dhe Zonat tona Ekskluzive Ekonomike, së pari me Italinë, me Egjiptin dhe më pas me Shqipërinë, ku së fundmi kemi rënë dakord për t’ia referuar çështjen Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë pas përfundimit të procesit të shtrirjes së ujërave territoriale të të dy vendeve në 12 milje detare sipas Ligjit Ndërkombëtar të Detit. Për sa kohë ka vullnet, besoj se procesi nuk do të jetë problem. Zgjidhja e kësaj çështjeje do të jetë e dobishme për të dy vendet. Janë pra, të gjitha arsyet për të ruajtur klimën e besimit dhe respektit të ndërsjellë, e cila u theksua nga të dy palët gjatë vizitës sime të fundit, dhe për të forcuar agjendën pozitive në marrëdhëniet tona dypalëshe. Greqia duhet të krijojë një marrëdhënie strategjike me Shqipërinë dhe mendoj se pala shqiptare është shumë pozitive në këtë drejtim”, është shprehur Dendias, sipas raportit të faqes zyrtare e Ministrisë së Jashtme greke, mfa.gr.
Pse dhe si lindi ideja e Gjykatës së Hagës ?
Rama pasi vizitoi Ankaranë, në Athinë i mëshoi faktit që çështja mund të zgjidhet në një gjykatë ndërkombëtare dhe këtë ide e kishte ndarë edhe me homologun grek. Por pse u hodh kjo ide, kur pak kokë më për ai fliste për bisedime, pastaj me bisedime të dështuara me qeverinë e Tsipras ?
A ka pasur një tekst marrëveshje që i është porositur, apo grekët i kanë paraqitur para një ridiskutim të marrëveshjes së vjetër, siç duket. Vetë fakti i pranisë së motrës të kryeministrit Micotaqis, Dora Bakojanis, tregonte se pala greke e kishte një plan gati. A ishte Rama i papërgatitur për këtë? Vetë fakti se Rama para kësaj bisede takoi presidentin Turk Erdogan, në kokën që Turqia e Greqia po vringëllojnë flotat në Egje. A ka marrë ai këshillën turke? Apo kjo kërkesë për Gjykatën Ndërkombëtare është një shtyrje në kohë e zgjidhjes dhe e hedhjes së patates të nxehtë në dyert e Gjykatës para zgjedhjeve, ndërkohë në Shqipëri, nuk ka ende Gjykatë Kushtetuese dhe grupi negociator që zhvilloi bisedime me palën greke për rreth dy vjet, tani nuk funksionon më. “Grupi ynë negociator për çështjen e detit ka nevojë për ndryshime, pasi disa anëtarë të tij janë larguar nga pozicionet që mbulonin që kur ishin zgjedhur në grupin negociator, ” bëri me dije kohët e fundit Rama para takimit.
Mos marrëveshjet për delimitimin e kufirit zgjidhen nga Gjykata Ndërkombëtare e Detit me Qendër në Hamburg, Gjykata e Hagës ose nga një pale e tretë. ndërmjetësuese.
Kundërshtitë mes palëve duket se janë shfaqur kur nisën negociatat për një marrëveshje lidhur me ndarjen e hapësirave detare në Detin Jon, në vitin 2018, që u pezulluan në verën e 2019-ës. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Greqi, të humbura nga ish-kryeministri Cipras dhe të fituara nga kryeministri aktual Mitsotaqis, në korrik 2019, duket se e zhvendosën Marrëveshjen e Detit me Shqipërinë në një nga prioritetet e Greqisë, që në vitin e parë të mandatit qeverisës Mitsotakis.
Për çfarë delitimimi te kufijve detarë bëhet fjalë ?
Te dyja palët ranë dakord në Tiranë se do të jetë Gjykata Ndërkombëtare, për të cilën Rama pret të jetë “e drejtë dhe objektive.” Por problemi që nuk thuhet haptas është se për çfarë delitimimi të kufijve detarë bëhet fjalë. Konventa e Montego Bay-t dhe Ligji Ndërkombëtar i Detit i njeh të drejtën çdo vendi për të shtrirë ujërat e tij territoriale në 12 milje detare. Por cilat janë këtu implikimet e kësaj kërkese të re greke për t’u zgjeruar në 12 milje nga 6 milje detare të mëparshmet qoftë edhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.
Mekanizmi i vendosur nga Konventa e Montegos Bay-t parashikon katër mënyra alternative për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve: Gjykata Ndërkombëtare për Ligjin e Detit, ( me qendër në Hamburg ) Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, një gjykatë arbitrazhi e konstituuar në përputhje me Aneksin VII të Konventës dhe një arbitrazh të veçantë gjykata e konstituuar në përputhje me Aneksin VIII të Konventës.
“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me siguri nuk e ka lexuar librin tim, reagonte pak kohë më parë gazetari dhe diplomati Shaban Murati “Çështja e paqenë e detit: Një intrigë greke apo shqiptare?”, i vetmi libër që trajton bisedimet diplomatike detare 2008-2018 midis dy vendeve, ndaj nuk do të dilte në 16 shtator 2020, pas darkës së ngushtë me kryeministrin grek, me pretendimin e madh se “Unë kam një ide shumë të thjeshtë, ne mund ta zgjidhim çështjen më mirë nëpërmjet gjykatave ndërkombëtare”. Nuk do të dilte me apoteozën tipike ballkaniko-bizantine “unë kam idenë”; në librin për çështjen e detit botuar në mars 2018 trajtohet alternativa e gjykatës ndërkombëtare, e propozuar diplomacisë shqiptare nga diplomacia greke si zgjidhje.”
Mirë librin dhe dosjen zyrtare të bisedimeve nuk i ka lexuar Rama, as e ka lexuar dhe as dëgjuar se në 16 shtator përpara kryeministrit shqiptar në tryezën e rrumbullakët të organizuar në Athinë nga revista britanike “The Economist” ish-ministrja e jashtme greke Dora Bakojanis duke folur për marrëveshjen e detit deklaroi “t’i drejtohemi gjykatës ndërkombëtare për këtë çështje”. Bakojanis, që ishte firmëtarja e marrëveshjes së zezë të detit të vitit 2009 midis dy vendeve, nuk tha që është “idea ime”, sepse ajo e din që, është ide e vjetër diplomatike greke.
Autogoli i Ramës
Shihni djallëzinë greke: I thotë Shqipërisë për ta çuar në gjykatë ndërkombëtare, por vetë Bakojanis si ministre e jashtme dhe gjithë qeveritë greke që nga 2009 e deri tani nuk e kanë dërguar në gjykatë ndërkombëtare marrëveshjen e detit të anuluar me të drejtë nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë. Nuk e dërgon Athina, sepse nuk ka çështje për t’u dërguar. Greqia nuk ka dërguar në gjykatë ndërkombëtare çështjen e caktimit të zonave ekonomike detare me Italinë, ku bisedimet zgjatën 43 vjet. Nuk ka dërguar çështjen e kufijve detarë dhe të zonave ekonomike ekskluzive me Turqinë, që ka nisur bisedimet që në 1973, pra 47 vjet më parë.
Dhe me dinakërinë diplomatike greke ia hodhën kurthin e gjykatës ndërkombëtare qeverisë shqiptare. Athina e nxiti diplomacinë dhe qeverinë shqiptare dhe Rama bëri autogolin e madh të gjykatës ndërkombëtare, autogol që tani e shpall me krenari se ta gjuajë personalisht vetë kryeministri i Shqipërisë.
Berisha : “Unë shtroj pyetjen se përse Rama e refuzoi gjykatën, që sot e ka pranuar?
Nga ana tjetër, për të mbrojtur marrëveshjen e bllokuara nga Gjykata Kushtetuese ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në emisionin Rubikon se pas tetë vitesh, Edi Rama është shprehur se për ndarjen e detit me Greqinë mund të shkohet në gjykatë ndërkombëtare, ashtu siç ishte lënë parimisht nga qeveria e Berishës përpara se të largohej nga pushteti. Berisha tha se Rama nuk shkoi gjatë këtyre tetë viteve pasi gjykata do të provonte se marrëveshja e vitit 2009 ishte optimale. “Unë shtroj pyetjen se përse Rama e refuzoi gjykatën, se sot e ka pranuar? Por pavarësisht insinuatave dhe motivit të Berishës pyetja qëndron.
“Kishte vetëm një arsye: se gjykata do pranojë që marrëveshja është optimale. Ai kishte frikë se marrëveshja ishte optimale. Ai kishte një mundësi të artë që të faktonte se Sali Berisha shkeli interesat kombëtare, prandaj kishte frikë të shkonte në gjykatë”, shtoi Berisha.
Tani Shqipëria shkon në gjykatë në Hagë, dhe në zonën ku distanca mes brigjeve është 18 km, Shqipëria merrte 12, Greqia merrte 6. Tani në gjykatë, Greqia do marrë 9 dhe Shqipëria 9,” tha Berisha.
Greqia nuk ka shpallur ndonjë konflikt për kufijtë detarë me Shqipërinë
Nuk janë të qarta arsyet dhe rrethanat, që e detyruan kryeministrin shqiptar të dalë në 16 shtator 2020 me një ide të vjetër greke dhe t’ia servirte opinionit shqiptar si ide të tij diplomatike. Përse nuk duhet Shqipëria t’i drejtohet një gjykate ndërkombëtare për të ashtuquajturën çështje e detit me Greqinë, se është një çështje e paqenë. Nga ana tjetër, Shqipëria nuk ka konflikt me Greqinë për detin, sepse t’i drejtohesh Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë do të thotë që ekziston një konflikt aktual për kufijtë territorialë detarë. Kufijtë detarë të Shqipërisë janë të përcaktuar dhe të njohur ndërkombëtarisht dhe nuk japin asnjë shkas për rihapjen e çështjes në një gjykatë ndërkombëtare.
Greqia nuk ka shpallur ndonjë konflikt për kufijtë detarë me Shqipërinë. Nëse Athina do të kishte pasur baza juridike për pretendimet e saj ndaj kufijve detarë nuk do të kishte pritur 80 vjet, por do t’u ishte drejtuar me kohë gjykatave ndërkombëtare. Greqia i ka duart e lidhura nga aktet ndërkombëtare për kufijtë e Shqipërisë me të. Këtë e pranoi edhe ministri i jashtëm grek Kocias në vitin 2018, kur u kujtoi kolegëve të tij të qeverisë se ka një akt ndërkombëtar të delimitimit përfundimtar të kufijve grekë me Shqipërinë të fuqive të mëdha në Paris në vitit 1926.
Pse ngutet Rama për ta çuar çështjen në Hagë?
Çfarë mendon qeveria e sotme shqiptare se duhet të çojë në gjykatën ndërkombëtare, që ta ndërmarrë këtë hap juridik: Marrëveshjen e anuluar të detit, çështjen e kufijve detarë kufijve, që janë të padiskutueshëm dhe nuk mund të bëhen objekt tratativash, apo çështjen e zonave ekonomike ekskluzive për të cilat nuk ka konflikt? Nuk dihet pse ka një ngutje nga qeveria shqiptare për ta dërguar çështjen e detit në një gjykatë ndërkombëtare. Është një ngutje që të kujton nxitimin me të cilin qeveritë shqiptare në 2008 dhe në 2018 negociuan marrëveshjen e detit me Greqinë, shkruan Shaban Murati. Kufijtë detarë dhe tokësorë të Shqipërisë me Greqinë janë përcaktuar me kohë me një Traktat Ndërkombëtar me emrin Protokolli i Firences në 1925 dhe vulosur nga fuqitë e mëdha me “Aktin përfundimtar të delimitimit të kufijve të Shqipërisë” të 30 korrikut 1926 në Paris, të pranuar dhe të firmosur edhe nga qeveritë e Greqisë, Jugosllavisë dhe Shqipërisë.”.
Vendimin e Shqipërisë dhe Greqisë që çështja e diskutueshme e përcaktimit të kufijve detarë t’i besohet një mekanizmi ndërkombëtar si Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, është për Profesorin shqiptar të së Drejtës ndërkombëtare Xhezair Zaganjori, i cili ka qenë dhe relatori i çështjes së marrëveshjes së detit më Greqinë në vitin 2009, në Gjykatën Kushtetuese, e sheh si të nxituar se “është shumë shpejt për të nisur një procedurë të tillë”.
Nuk shkohet në Hagë pa pasur pikat e mosmarrëveshjes
Mirëpo shkohet në Hagë, por pse gjithë ky sekret ku janëçështjet ku s’bihet dakord? “Këtë kërkon në fakt edhe vetë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, pra Gjykata e Hagës. Ajo duhet të ketë marrëveshjen mes palëve për gjykimin e konfliktit, ku të përcaktohen qartësisht pozicionet e palëve si dhe pyetjet konkrete të cilave ajo duhet t’i kthejë përgjigje. Përndryshe – nënvizon Profesor Zaganjori –ndaj Gjykata nuk ka se si ta pranojë kërkesën e tyre. Ajo nuk është dhe nuk mund të jetë një instrument për të shkarkuar ngarkesat politike e “patriotike” apo konfliktet e brendshme ose të jashtme të palëve”.
P.sh. mosmarrëveshja mes Kroacisë dhe Sllovenisë për ndarjen e hapësirave detare në Gjirin e Piranit, ku dërgimi çështjes në një gjykatë arbitrazhi “është dashur të kalojë fillimisht përmes miratimit respektivisht me referendum në Slloveni dhe në Parlament, në rastin e Kroacisë, sepse sovrani duhet ta dijë se përse bëhet fjalë. Cilat janë pretendimet konkrete të palëve dhe ku e përse lind mosmarrëveshja apo konflikti mes tyre që shtron nevojën për të shkuar në një mekanizëm ndërkombëtar”
Përse në Gjykatën e Hagës dhe jo në Tribunalin Ndërkombëtar për Ligjin e Detit?
Këtu lind një pyetje tjetër përse në Gjykatën e Hagës dhe jo në Tribunalin Ndërkombëtar për Ligjin e Detit i krijuar në 1994 është një organ i pavarur gjyqësor i themeluar nga Konventa e Kombeve të Bashkuara për të Drejtën e Detit për të gjykuar mosmarrëveshjet që dalin nga interpretimi dhe zbatimi i Konventës. Konventa krijon një kornizë ligjore gjithëpërfshirëse për të rregulluar të gjithë hapësirën oqeanike, përdorimet dhe burimet e tij. Ai përmban, ndër të tjera, dispozita në lidhje me detin territorial, zonën fqinje, shelfin kontinental, zonën ekskluzive ekonomike dhe detin e hapur.
Marrëdhënia midis Gjykatës Ndërkombëtare të Gjyqit dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Krijuar Rishtas për Ligjin e Detit në Hamburg, sipas Carl-August Fleischhauer, është plotësimi i fundit në grupin e institucioneve gjyqësore ndërkombëtare. Krijimi i tij pasoi hyrjen në fuqi të Konventës së Kombeve të Bashkuara për Ligjin e Detit (UNCLOS) në nëntor 1994 dhe u zhvillua në përputhje me Aneksin V1 të Konventës. Roli dhe funksionet e tij janë të përshkruara në Pjesën XV të Konventës me titull “Zgjidhja e Mosmarrëveshjeve” dhe në Pjesën XI me titull “Zona” që term, në përputhje me Nenin 1 të Konventës, do të thotë shtrati i detit dhe fundi i oqeanit dhe nëntoka. e tij, përtej kufijve të juridiksionit kombëtar ,pasi regjimi legal i caktimit të Zonës Ekskluzive Ekonomike, përcaktohet në pjesën e V të UNCLOS.
Tribunali, por tashmë në Ligjin e Konferencës së Detit kur u hartua Konventa -, nëse krijimi i një organi të posaçëm juridiksioni ishte i garantuar për ligjin e mosmarrëveshjeve në det. Në pjesën e XV- të e Konventës përcakton një sistem gjithëpërfshirës për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që mund të lindin në lidhje me interpretimin dhe zbatimin e Konventës. Sidoqoftë, nëse palët në një mosmarrëveshje nuk arrijnë një zgjidhje me mjete paqësore të zgjedhjes së tyre, ata janë të detyruar të përdorin procedurat e detyrueshme të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve që përfshijnë vendime të detyrueshme, subjekt i kufizimeve dhe përjashtimeve të përfshira në Konventë.
Marrëveshjetmëtëçlirëta dhe mëtë lira se gjykatat
Parimet që udhëheqin vizatimin e kufijve detarë janë një gjë, mënyra sesi shtetet zgjidhin mosmarrëveshjet për kufijtë detarë është diçka më ndryshe. Duke iu kthyer mënyrës sesi – praktikisht – shtetet arrijnë të bien dakord mbi mosmarrëveshjet kufitare, shtetet mund të bien dakord për një zgjidhje të ndërsjellë pas negociatave bilaterale; ose pasi të jenë përpjekur të negociojnë me mirëbesim, ata mund të paraqesin çështjen për gjykim në GJND ose një gjykatë tjetër ndërkombëtare si ITLOS (Tribunali Ndërkombëtar për Ligjin e Detit); ose ata mund të përdorin arbitrim të palëve të treta si Gjykata e Përhershme e Arbitrazhit (PCA).
Sidoqoftë, për shkak të nevojës për kompromis, mosmarrëveshjet zakonisht zgjidhen përmes negociatave dypalëshe pa përdorimin e gjykatave ndërkombëtare. Pasiguria për sa i përket rezultatit të gjykimit ndërkombëtar dhe arbitrazhit nuk i frymëzon shtetet të sjellin çështje para gjykatave dhe gjykatave. Zgjidhja e një mosmarrëveshje dypalëshe i lë shtetet me mundësinë e një zgjidhjeje krijuese që nuk kufizohet nga rregullat ndërkombëtare të zbatuara nga gjykatat dhe tribunalet. Për më tepër, çështjet gjyqësore janë të kushtueshme dhe në fushën detare, procesi shpesh kërkon shumë të dhëna shkencore, duke e bërë të shtrenjtë për shtetet të ndjekin aktivisht caktimin e kufijve.
Si pasojë, më shumë se 90% e kufijve detarë janë vendosur përmes negociatave bilaterale [72], f. 131], ku shtetet janë të lira të zgjedhin cilado qasje që preferojnë kur përcaktojnë hapësirën detare. Sidoqoftë, studimet tregojnë se megjithëse shtetet zgjedhin negociatat bilaterale për të shmangur prangat e gjykimit / arbitrazhit ndërkombëtar, ata prapë mbështeten dhe kryesisht u përmbahen parimeve ligjore siç përcaktohen në vendimet e gjykatave ndërkombëtare.
Shqipëria s’ka arsye dhe bazë juridike, diplomatike, politike dhe historike t’i drejtohet vetë Gjykatës
Shqipëria nuk ka asnjë arsye dhe bazë juridike, diplomatike, politike dhe historike t’i drejtohet vetë Gjykatës ndërkombëtare të Hagës. Për Shqipërinë kufijtë kanë ekzistuar dhe ekzistojnë dhe do të përbënte një akt të rëndë të shkeljes së sovranitetit dhe të integritetit territorial çdo kërkesë e qeverisë shqiptare për arbitrazh ndërkombëtar të kufijve tanë.
Nëse bëhet fjalë këtu për kufijtë detarë, “Dërgimi nga Shqipëria në gjykatën ndërkombëtare të marrëveshjes së vdekur të detit do të krijonte precedentin e rrezikshëm të përpjekjeve të Greqisë për revalorizimin e marrëveshjes së rrezikshme antikombëtare, të zhvleftësuar në historinë e marrëdhënieve dypalëshe, si i ashtuquajturi “Protokoll i Korfuzit” i vitit 1914, i cili nuk ratifikua kurrë as nga parlamenti i Shqipërisë dhe as nga qeveria e kryeministrit Turhan Pasha, por nuk u ratifikua kurrë as nga parlamenti i Greqisë. Një nga fatkeqësitë më të mëdha kombëtare është sëmundja e diplomacisë shqiptare të tranzicionit që gjithmonë ka paraqitur si të sajat tezat dhe qëndrimet e interesave greke.” shkruan Shaban Murati.
Duke parë më tej pyetjen se kush mund të paraqitet si palë para GJND-së dhe para Tribunalit për Ligjin e Detit – kompetenca e tyre ratione personae – situata është e drejtpërdrejtë për sa i përket GJND-së: Neni 34 i Statutit thotë “Vetëm Shtetet mund të jenë palë … para Gjykatës “, ndërsa nenet 96 të Kartës dhe 65 të Statutit bëjnë të qartë se Opinionet Këshillëdhënëse mund të kërkohen nga Asambleja e Përgjithshme dhe Këshilli i Sigurimit, si dhe nga” Organet e tjera të OKB-së dhe agjencitë e specializuara, të cilat në çdo kohë mund të autorizohen nga Asambleja e Përgjithshme, … “(neni 96 paragrafi 2 i Kartës). Pra aktorët që marrin pjesë në Gjykatën e Hagës janë më të gjerë nuk bëhet fjalë vetëm për shtetet por edhe është lidhur me Opinionet Këshillëdhënëse për organe të caktuara të Kombeve të Bashkuara dhe agjencive të specializuara, ndërsa Tribunali i Detit është më specifik ka dhoma që shqyrton dispozita në lidhje me detin territorial, zonën fqinje, shelfin kontinental, zonën ekskluzive ekonomike dhe detin e hapur.
Në raport me Shqipërinë Greqia nga ana e saj ka më shumë përvojë në këtë çështje pasi ka bërë të gjitha këto marrëveshje detare si me Italinë, Egjiptin. Një shembull nga historia mungesa e përvojës e çoi Shqipërinë që nuk ishte anëtare e OKB-së të penalizohej pa të drejtë për Incidentin e Korfuzit.
Rama në siklet. Haga si Eureka
Por pse Kryeministri shqiptar njoftoi se palët kanë rënë dakord që çështja e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë të zgjidhet nga një tribunal ndërkombëtar dhe bashkëbiseduesi i tij grek e mbështeti këtë duke përmendur gjykatën e Hagës?
“Në stilin e tij të njohur, sidomos në rastet kur nuk është i sigurt se si do të pritet në publik vendimi që ka marrë, Edi Rama përdori ironinë, duke paralajmëruar fundin e patriotëve folklorikë që nuk mund ti fryjnë më propagandës se Greqia po na rrëmben tokën ose detin.Dhe në fakt, në pamje të parë duket se është kështu.”, shkruante Andi Bushati tek Lapsi.com
Vendimi që kufirin tonë detar, Zonat Ekonomike Ekskluzive dhe shelfin kontinental ti vendosë një arbitër ndërkombëtar, i drejtë dhe i paanshëm, parimisht nuk e kundërshton dot askush. Teorikisht kjo i jep fund sharjeve primitive me tradhtarë që shesin kufij për interesat e tyre personale.Përpara se të gëzohemi që gjetëm zgjidhjen më të mirë, ne kemi nevojë për transparencë dhe për të kuptuar atë që ka ndodhur.Ne duhet të dimë se cilat janë pikat e kontestit. Të gjithë e dinë se qeveria e rilindjes u angazhua në një proces të gjatë, të udhëhequr nga ish shefat e diplomacisë Bushati dhe Kocias, për të gjetur një zgjidhje. Por sot askush nuk është i qartë se përse këto bisedime, që u paralajmëruan se qenë para fundit, u braktisën papritmas. Ku qëndrojnë mosmarrëveshjet? A janë ato vetëm për rolin dhe peshën e ishujve në delitimimin e kufijve.
Përse ndryshoi mendjen Rama ?
A mos vallë se kështu i interesonte Athinës, apo një mbrojtje për Ramën për të mos u etiketuar ‘tradhtar’. Po përse Athina do të ishte më e interesuar për këtë version?
Arsyet mund të jenë disa. Së pari, kur filluan bisedimet mes qeverisë së rilindjes dhe asaj të Sirizës, qasjet e dy vendeve ishin të ndryshme. Greqia donte një zgjidhje të shpejtë vetëm për përcaktimin e kufirit detar. Kjo qasje e saj pati dalë në dritën e diellit edhe nga dokumentet e Wikileaks-it që dëshmonin se që në marrëveshjen Berisha-Karamanlis, pala shqiptare ishte udhëhequr vetëm prej synimeve të Athinës.Nga ana e saj Tirana zyrtare qe më e interesuar për një paketë, në grup pra që bashkë me detin ti jepej drejtim edhe çështjes çame, gjendjes së emigrantëve shqiptarë në Greqi dhe asaj që u përmend disi pa angazhim konkret abrogimit të ligjit të luftës.Athina ka avantazhin se ajo zgjidh vetëm atë për të cilën është më e interesuar, dhe shtyn në kalendat greke shqetësimet tona si Ligji i Luftës , Çështja Çame dhe problemet e emigrantëve.
Vija e mesit apo barazvleshmëria dhe ishujt ?
Duke e çuar konfliktin, një çështje teknike që vërtitet rreth shkëmbit Barketa dhe ishujve të pabanuar grekë në gjykatën e Hagës, Por në thelb sipas së drejtës të detit kemi injorim të parimit të equity (barazvleshmërisë) , por nëpërmjet parimit të ekuidistancës (vijës së mesit). Por efektin më të madh, që e bën të domosdoshëm parimin e eqyity, e kanë ishujt, prandaj kanë shumë rëndësi përmasat e ishujve, është i banueshëm apo jo. Prandaj ndahen në ishuj të banuar, në të pabanuar dhe në masa shkëmbore , të cilave nuk mund t’i japësh efekt, si kontinentit, siç ka ndodhur në rastin tepër flagrant me Barketën në rastin tonë me Greqinë.Ku elementi historiko gjeografik dhe tradicional kanë më shumë peshë se barazdistanca.
Ekuidistanca përfshin një kufi që korrespondon me vijën mesatare në një distancë të barabartë (baraspeshë) në çdo pikë nga vija bregdetare e secilit shtet. Disa studiues kanë marrë qëndrimin se kjo ishte kodifikuar sipas Nenit 6 të Konventës së Gjenevës të vitit 1958 mbi Shelfin Kontinental (Konventa e Gjenevës), e cila i drejton shtetet të zgjidhin pretendimet e mbivendosura duke iu referuar parimit të barazisë thekson, me Konventën e Gjenevës, shtetet ‘synonin të kishin baraspeshë të zbatuar si parim themelor, për tu devijuar vetëm në rastin e rrethanave të veçanta’.
Sidoqoftë, e drejta ndërkombëtare nuk është një grup rregullash statike, por më tepër një proces që evoluon me kohën Vëmendja e dhënë ndaj rrethanave ‘përkatëse’ ose ‘speciale’ çoi në interpretime të ndryshme midis shteteve. Përveç gjatësisë së bregdetit dhe variablave të tjerë gjeografikë, interesave të sigurisë dhe vendndodhjes së burimeve natyrore, ndonjëherë iu është dhënë peshë në disa vendime të gjykatave ndërkombëtare. Ky është quajtur equity ‘barazi’, si një parim i ndryshëm nga ‘ekuidistanca’.
Kështu, barazia fitoi rëndësi në caktimin e mosmarrëveshjeve në fushën detare [57]. Në veçanti, Rastet e Shelfit Kontinental të Detit të Veriut midis Danimarkës, Gjermanisë Perëndimore dhe Hollandës nga 1969 ngritën parimin e barazisë dhe barazisë së rezistencës kundër njëri-tjetrit [58]. Danimarka dhe Hollanda argumentuan për përdorimin e ekuidistancës, ndërsa Gjermania Perëndimore argumentoi për një share pjesë të drejtë dhe të barabartë ’të zonës së diskutuar. Duke përshkruar qasjen e saj për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve për kufijtë detarë në përgjithësi, Gjykata vendosi që caktimi i kufijve duhet të ‘kryhet në përputhje me parimet e barabarta… duke marrë parasysh të gjitha rrethanat përkatëse’
Në varësi me distancat zgjidhet se cili parim përzgjidhet, i vijës së mesme apo equity apo (Ibarazsvleshmërisë) P.sh. Greqia me Italinë kanë dhe një marrëveshje tjetër për ndarjen e Shelfit kontinental. Bile e kanë këtë marrëveshje para së të hynte në fuqi Konventa e Tretë mbi të Drejtën e Detit, dhe në këtë marrëveshja të dy vendet kanë zbatuar parimin e equity, sepse ishujve Othonoi dhe Ericusa, në funksion të parimit të equity i kanë dhënë efekt pjesor. Megjithatë është një marrëveshje model, e cila në radhë të parë shpreh dhe vullnetin politik për të bashkëpunuar dhe shfrytëzuar bashkërisht Zonën Ekonomike Ekskluzive, aq më tepër që në këtë zonë kanë dhe një projekt shumë të madh të furnizimit me gaz në Mesdheun Lindor.
Haga shmang impasin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese Shqiptare
Një nga arsyet e nxori prestigjiozja “Kathimerini” e cilëson sukses kur shkruan se dërgimi në Hagë i kësaj çështje është diçka që pala greke e dëshironte “në mënyrë që të anashkalonte humnerën e kushtetutshmërisë që është ngritur në Shqipëri dhe që prej vitit 2009, që ishte justifikimi i vendosur i Tiranës për të shmangur debatin”.
Zoti Zaganjori , relatori i çështjes në Gjykatën Kushtetuese në një intervistënëZërin e Amerikësështë i mendimit se “duhet bërë e qartë ku qëndron problemi dhe ku dallojnë palët në qëndrimet e tyre, dhe vetëmnëse nuk ka rrugë tjetër, ky interpretim i ndryshëm i Konventës, me marrëveshje mes palëve i paraqitet Gjykatës. Nga ana tjetër – nënvizon Profesor Zaganjori – duhet ditur se për cilën hapësirë detare bëhet fjalë”, pasi sipas tij “është e diskutueshme çështja e Shelfit Kontinental dhe Zonës Ekonomike Ekskluzive, por jo edhe ajo e ujërave territoriale në zonën e Kanalit të Korfuzit. Për këtë çështje – thekson ai – besoj se flitet qartësisht edhe në vendimin 60 faqesh tëGjykatës Kushtetuese”
Marrëveshja me Tiranën si presion për bisedime me Ankaranë
Sidoqoftë, qëllimi i aktual i qeverisë Greke nuk është të vonojë dialogun me Shqipërinë për çështjen e Zonës Ekonomike Ekskluzive. ( Shih Greqia gjithnjë i referohet, Zonës ekonomike ekskluzive, duke synuar dy drejtime: Nga njëra anë, të përfundojë së shpejti konsultimet me Tiranën dhe të nënshkruajë marrëveshjen përkatëse, në konteksti i zgjidhjes më të shquar ka të bëjë me të drejtat sovrane të Greqisë. Dhe nga ana tjetër, sepse në një kohë kur Turqia po provokon me ligjin ndërkombëtar, Athina dëshiron të dërgojë mesazhin në Ankara se ajo po diskuton dhe po arrin në marrëveshje me vendet fqinje, bazuar në Ligjin e Kartës së Kombeve të Bashkuara të Detit.
Greqia nga ana e saj thotë se në vitet e fundit, Turqia është përpjekur të ushtrojë ndikim në Ballkan – dhe në Shqipëri – dhe si pasojë, ndryshimet kronike të Greqisë dhe problemet me vendet fqinje i shërbyen politikës turke.
Gjithashtu nuk duhet harruar që në fillim të verës, Admirali Turk i pensionuar Cihat Yaycı, i ashtuquajturi organizatori i “Atdheut Blu”, kishte pohuar në një intervistë se Turqia ishte ajo që kishte “torpeduar” Marrëveshjen e Athinës me Tiranën më 2009 për shënjimin e zonave detare. Me fjalë të tjera, Yaycı zbuloi në thelb se Turqia ndërhyri, duke paralajmëruar shqiptarët se Greqia po i mashtronte, çka çoi në rezultatin që marrëveshja të anulohej.
Bazuar në marrëveshjen e vitit 2009. Greqia dhe Shqipëria kishin nënshkruar një marrëveshje mbi caktimin e zonave detare në Prill 2009, me Ministren e Jashtme Dora Bakojanis dhe Kryeministrin Kostas Karamanlis. Nënshkrimet u vunë, por në verën e të njëjtit vit marrëveshja u anulua. Opozita e atëhershme shqiptare, për ironi të partisë së Edi Ramës, e kishte dërguar marrëveshjen në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë, ku përfundimisht u anulua.
Greqia, baza për bisedimet e reja ishte marrëveshja e vitit 2009
Një nga arsyet Pse Rama zgjodhi Gjykatën e Hagës është se , grekët i kishin kërkuar si bazë diskutimi marrëveshjen e 2009 të anatemuar nga Rama. Shtypi grek klima tani është krejtësisht e ndryshme.Vlerësohet se bisedimet midis të dy palëve mund të zgjasin pak kohë, por tani ato nuk do të fillojnë nga e para pasi baza për bisedimet e reja është Marrëveshja e vitit 2009.
Greqia siç duket kohët e fundit edhe për te fituar kapital politik mbi Ankaranë, po përpiqet të zgjidhe çështjet me fqinjët.
“Tani, pas Maqedonisë së Veriut, Italisë dhe Egjiptit, kemi Shqipërinë. Vetëm disa ditë më parë, gjatë vizitës së Ministrit të Jashtëm Grek në Tiranë, patëm një mundësi tjetër për të konfirmuar politikën tonë të zgjidhjes paqësore, e cila po merr karakteristikat e një strategjie kombëtare. Greqia dhe Shqipëria kanë njoftuar në këtë moment jashtëzakonisht kritik, se ata do të apelojnë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë për caktimin e kufijve të Zonës Ekonomike Ekskluzive së tyre. Shkruante pardje në gazetën Ekathimerini, një komentator, Tom Eliot, që citonte edhe një thënie të Hoolbrukut,aso kohe zëvendës sekretar shteti për Evropën,në komentin e tij me titull “Hollbruku dhe Greqia sot”.
Hollbruku- Grekëve : “ Ju keni probleme me të gjithë fqinjët”
“Unë nuk i kujtoj fjalët e tij saktë, por ai më tha diçka përgjatë këtyre vijave të: “Unë ju dëgjoj të flisni për rolin e Greqisë, por shoh se ajo ka probleme me çdo vend rreth kufijve të saj. Dhe mos më fol për Turqinë, gjë që unë e kuptoj, sepse nuk është vetëm Turqia. Ju gjithashtu keni mosmarrëveshjen për emrin me Shkupin, ku unë duhej të ndërhyja. Ju keni probleme me Shqipërinë ku më kërkuat të ndërhyja edhe për lirimin e pesë drejtuesve të organizatës Omonia. Dhe unë e bëra. Puna është që ju keni probleme me të gjithë. ”Pra, a mund të ndodhte që të tjerët të mos ishin problemi? Edhe sikur të besonim se kishim të drejtë, në sytë e një diplomati të lartë amerikan i cili ishte përgjegjës për rajonin tonë, ne ishim pjesë e problemit.”
Dhe Hollbruku edhe sot që s’është gjallë ka pasur të drejtë. Por sido që të jetë shqiptarët nuk kanë si duartrokasin Ramën për këtë zgjidhje ndërkombëtare, as për ironitë me kundërshtarët e tij “patriotë folklorikë” për bisedimet për ndarjen e Detit pasi historia na ka mësuar fatin tragjik të ‘Shqipërisë Londineze” kur bëhet fjala për zgjidhje nga ndërkombëtarët.
“Timeo Danaos et dona ferentes ” shkruante tek Eneida (II, 49), Virgjili qysh në vitin 29 para Krishtit që në shqip, do të thotë “Kujdes nga grekët edhe kur ju sjellin dhurata “.Ndaj edhe e pse e ka shfaqur si një ide të tij, ka një veprim të ngjashëm me të atyre trojaneve që jo vetëm i hapen portat, por i hoqën fare, sipas zbulimeve te fundit arkeologjike, për të futur brenda “Kaline Trojës “ dhe thënia e kryeministrit Rama se” Unë kam një ide shumë të thjeshtë, ne mund ta zgjidhim çështjen më mirë nëpërmjet gjykatave ndërkombëtare”, ka po atë mendjelehtësi për të cilën i paralajmëroi trojanët, Kasandra. Dhe ne që paralajmërojmë të keqen, natyrisht s’jemi “patriotë folklorikë’ , sidoqoftë mund të paralajmërojmë të keqen që të mos ndodhë.