TË PASUROSH PANORAMËN E POEZISË BASHKËKOHORE
– Nga Julia Pepa –
Në metropolin europian të Italisë së Veriut, në Milano u dha Çmimi Ndërkombëtar i Ekselencës, “Cittá del Galateo” – 2024, që mban emrin e humanistit të madh Antonio de Ferrariis (1444-1517) dhe i përkushtohet promovimit të veprave për paqen dhe drejtësinë shoqërore. Mirënjohja prestigjoze u jepet poetëve, shkrimtarëve, gazetarëve, eseistëve, studentëve, autorëve të huaj, grupeve dhe institucioneve që janë shquar në krijimtari dhe veprimtaritë e tyre në ndërtimin e një shoqërie paqësore, që përfshin respektin ndaj drejtësisë.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua në Sallën Girardi të Qendrës PIME, Via Moses Bianchi 94. Milano. Manifestacioni ishte organizuar dhe koordinuar nga nga znj. Regina Resta, presidente e Verbumlandiart dhe e Çmimit të Ekselencës.
Bëhet e njohur se në Komitetin shkencor të Ekselencës Kryetare e komisionit ishte Maria Pia Giulia Turiello, doktore në ligjshmëri dhe shkrimtare, Kryetar Nderi ishte Francesco Lenoci, profesor në Universitetin Katolik të Milanos, President i Komunikimit – Goffredo Palmerini, shkrimtar, gazetar, President i Marrëdhënieve Ndërkombëtare – Hafez Haider, poet, kandidat për Çmimin Nobel për Paqe dhe Letërsi.
Anëtarë të Komitetit Shkencor të Ekselencës po përmendim Annella Prisco, shkrimtare, kritike letrare, Claudia Piccinno – poete, përkthyese, doçente, etj, deri edhe Pierfranco Bruni – shkrimtar, poet dhe eseist, arkeolog, kandidat për Çmimin Nobel për Letërsinë, etj, siç dhe njoftohet.
NË KADEGORINË E LETËRSISË DHE STUDIMEVE TE HUAJA
U nderuan me këtë çmim:
1- Guaman Jara Allende Neumane – Poet, kritik letrar, shkrimtar, përkthyes, interpretues dhe emeritus akademik
2- Narcisa Soria Valencia – Konsulle Ekuadorit, mbrojtës i të drejtave të njeriut për gratë, fëmijët dhe njerëzit shumë të cenueshëm
3- José Pulido – gazetar, shkrimtar dhe poet venezuelian.
4- José Sarria – Poet, eseist dhe kritik letrar, anëtar i Akademisë Mbretërore të Kordobës.
5- Pedro Rodríguez Oliva – Profesor i Arkeologjisë në Universitetin e Malagës.
6 – Ramón Martínez López – Poet, anëtar i Shoqatës Kolegjiale të Shkrimtarëve.
7 – Visar Zhiti – shkrimtar dhe poet shqiptar.
Salla ishte plot me poetë, shkrimtarë, ekselenca nga mbarë Italia e të huaj, të fushave të ndryshme si në dretësi, mjekësi, për kontributet e ndryshme që i kanë dhanë shoqërise, patjet:er dhe në letërsi, në gjinitë e saj, poezi, prozë, eseistikë, studime letrare, etj.
Mes emrave që u thirrën, ishte she ai i shkrimtarit tonë, Visar Zhiti.
Motivacioni i çmimit të Ekselencës ishte ky:
“Ka arritur të zhvillojë një stil unik poetik, me zgjidhje novatore gjuhësore dhe forma që pasurojnë panoramën e poezisë bashkëkohore.”
Mes duartrokitjeve, çmimin e tërhoqa unë, Julia Pepa, jetoj në Milano si pedagoge e frengjishtes, mike familjare e fituesit tonë.
Shkrimtari Visar Zhiti dhe im atë, Pjetër Pepa, kanë qenë deputetë në Parlamentin shqiptar, kanë punuar të dy në diplomaci, edhe im atë ka qenë ambasador në Vatikan dhe kanë bashkëpunuar në botimin e librave përkujtimorëve të martirëve shqiptarë, im atë është autor i një botimi në shqip, italisht dhe anglisht i persekutimit të klerit katolik shqiptar, me parathënien e Visar Zhitit, “Dosja e diktaturës”.
Në Çmimet e Ekselencës unë përshëndeta në emër të Visar Zhitit, por m’u duk se përshendeta dhe në emër të të gjithë të përndjekurve politikë, të poezisë tonë, që po përhapet gjithandej, gëzohem dhe jam krenare që Visarin e cilësojnë si pasurues i panoramës së poezisë bashkëkohore.
Pra, ndjeva se përshendeta dhe në emër të vendit tim…
Pamje nga takimi…