Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, mund të transferohet në kampionatin Brazilian te Korianthians. Një lajm seensacional që vjen nga mediat italiane, sipas të cilave investitorë të fuqishëm të skuadrës latino-amerikane i kanë drejtuar sytë nga 22-vjecari, i cili aktualisht është pjesë e Luganos në kategorinë e dytë të Zvicrës.
Në fakt, për sulmuesin shqiptar ka interesim nga skuadra të ndryshme të Serisë A, si Siena dhe Fiorentina, që po e monitorojnë prej shumë kohësh në distancë, pasi Sadiku prej dy vjetësh po shkëlqen në futbollin helvet. Futbollistit elbasanas I mjaftoi një kohë e shkurtër për t’u konfirmuar protagonist te Lokarno, ndërsa që nga vera e 2012 është pjesë e Luganos, ku ka arritur të shënojë 14 gola në 19 ndeshje. Armando Sadiku është grumbulluar rregullisht nga Xhani De Biazi vitin e fundit, ndërsa në takimin e parë eliminator për Kupën e Botës Brazil 2014 ndaj Qipros shënoi golin e parë me fanellën kuqezi.