Intervistë e gazetares Marjana Bulku me zonjën Hairie Lamani-/
Epidemia botërore ka marrë përmasa të frikshme.Pjesa më e madhe e globit është mbyllur dhe duket se njerëzimi është dorëzuar dhe pret mrekullinë pa ditur se si të mbrohet përveçse të kyçet në shtëpi.Rreziku është global, mbrojtja individuale. Ndiqeni bisedën që zhvilluam me Hairie Lamani:
Marjana Bulku: Bota si kurrë më parë ndodhet përballë një rreziku të përbashkët ku edhe format e përballimit janë thuajse të njëjta por me pasoja të ndryshme, si e shihni ju si staf mjeksor këtë pandemi?
Hajrie Lamani RN : – Jemi në kushtet e një lufte botërore me një armik të padukshëm, pa armë dhe pa mundësi për të bërë paqe. Është cilësuar si lufta e tretë botërore që nuk njeh pozicioni gjeografik, nuk njeh kompromis dhe në këndvështrimin tim është fushë e minuar ku e vërteta e saktë nuk dihet. Po ecet me eksperiencën e Kinës, Italisë dhe çfarë po del gjatë rrugës në shtetet e tjera. Kjo luftë i ka gjetur të papërgatitur të gjithë papërjashtim. Kur filloi të përhapej në Kinë njerëzit ishin skeptikë për lajmet, nuk e besuan, madje bënë ca krahasime krejt pavend, sic janë vdekjet nga aksidentet automobilistike, vdekjet nga kanceri apo HIV/AIDS. Shpejtësia e përhapjes së virusit, numri i madh i të vdekurve, natyra krejt e veçantë e këtij virusi të panjohur dhe shfaqja klinike e bën të pakrahasueshëm me asgjë tjetër.
Vërtet rreziku është i përbashkët, por luftën po e bën secili shtet në mënyrën e tij dhe asnjë nuk është në gjendje të ndihmojë të tjerët, sepse janë të pamjaftueshëm për veten e tyre, nuk është braktisje, nuk është mungesë dëshire, por është pamundësi për shkak të burimeve njerëzore dhe materiale në dispozicion. Kjo qe po ndodh ka nxjerr zbuluar edhe sistemet shendetesore me perfekte imagjinare qe kemi menduar deri tani. Kush me pak dhe kush me shume jane te gjithe perballe pamjaftueshmerise ne kapacitete spitalore, burime materiale dhe burime njerezore.
MB: Jetojme ne kohen e globalizmit qe sigurisht ka te mirat e veta dhe cdo gje arrihet ne kohe rekord, por ne kete rast ka efekt negativ sepse levizja e lire e njerezve beri qe te perhapet kudo pa dallim shteti, ngjyre, rrace, pozicioni gjeografic, statusi politik apo social, te gjithe te rrezikuar perballe virusit COVID-19..
Hajrije Lamani: Mendoj qe perballja e pare me virusin Covid -19 ka qene e njejte kudo, filloi me mosbesim, mos marrje seriozisht dhe nje ç’organizim derisa situata u be serioze dhe filluan pasojat, Menjehere pas shfaqjes se pasojave te para situata percipitoi shume shpejt, ne kohe rekord. Pra, dukej krejt e pabesueshme dhe imagjinare derisa erdhi dhe u ul kembekryq mes nesh. Periudha e inkubacionit mendohet 2-14 dite ne te shumten e rasteve por qe ka burime ku thuhet deri ne 28 dite gje qe e komplikon me shume gjendjen sepse te infektuarit asimptomatik behen perhapes te virusit pa qene ne dijeni. Pas pasojave te para drejtuesit e shteteve filluan te ndermarrin masat per te ndal vrullin e perhapjes se virusit. Cdo shtet ka ndermarre nje plan masash bazuar ne specifikat qe ka. Presioni eshte shume i madh, por kur mendon pasojat frika eshte akoma me e madhe. Covid -19 ka tjetersuar jeten e njerezve ne shkalle globale. Ky virus ka detyruar njerezit te mbyllen brenda, te braktisin punen, te qendrojne larg njerezve te dashur, te perballen me mungesat e nevojave baze jetike. Nga ana tjeter ka vene ne sprove te gjithe sistemet shendetesore boterore dhe ka nxjerr zbuluar me te dobetit ne shendetesi.
Eshte pandemi dhe duke qene se nuk eshte ndeshur per kohe shume te gjate eshte supozuar qe nuk do ndodh dhe askush nuk duket se ka pas nje plan B apo nje plan rezerve per kete situate. Nga raportimet e deritanishme duke qe Italia eshte ne situate me te veshtire, ndoshta sepse ka qene transparente ne informacion?? Nuk mendoj se kemi informacion plotesisht te sakte per Kinen, Iranin dhe kjo na ben te mendojme qe Italia eshte me keq. Sa i perket Shqiperise ne pak informacion sa kam duket sikur e ka situaten nen kontroll dhe shpresoj te jete ashtu, por ne kete lufte po deshtojne shtetet e medhaja qe duhet pranuar jane shume here me mire se sa Shqiperia dhe ndaj jam pak skeptike ne optimizmin e tepruar. Me shpirt dua qe asnje te mos preket ose te preken sa me pak te jete e mundur dhe mundesisht te shpallet vendi qe e ka perballuar me mire kete lufte. Ketu ne Amerike sapo ka filluar dhe nuk e dime si do shkoje. Dua te jem optimiste dhe te mendoj me te miren.
Marjana Bulku: Pandemia pushton globin çdo minut, atë e kemi nëpër këmbët tona, si po e përjetoni?
Hajrie Lamani : Pandemia eshte kryefjala e dites dhe kuptohet ndjekja e lajmeve dhe perditesimeve eshte e pashmangshme. Une jam perpjekur te ndaj ne rrjetet sociale vetem informacione nga burime te besuara si WHO, CDC apo statuse te njerezve qe kam dijeni per aftesite e tyre dhe te jem e limituar ne sugjerimet personale. Une jam pjese e stafit te nje spitali qe po perballet me kete pandemi, po bej pjesen time ne menyren me te mire te mundshme duke reflektuar siguri ne profesion dhe ne punen e perditshme. Profesioni im e perban edhe kete qe po kalojme dhe si e tille e kam pranuar dhe do sherbej me te gjitha mundesite qe kam. Kuptohet bej cdo gje me mjetet dhe mundesite ne dispozicion per te mbrojtur veten ne rradhe te pare ne menyre qe te jem ne gjendje t’ju sherbej te tjereve. Ka momente qe frika dhe stresi jane dominante, sidomos kur lexoj disa informacione te frikshme apo statuse reale per gjendjen, por une jam edhe besimtare ne Zot qe mendoj se nese eshte e shkruar te ndodh e keqja asgje nuk e ndalon, ndaj dhe lutem ne menyren time duke mos lejuar qe frika te me mund ne perditshmerine time. Gjej menyra per t’ju shmang dhe per te bere dicka qe me fut ne boten optimiste qofte edhe duke degjuar muzike apo nje xhiro me makine pa destinacion. besoj fort qe gjerat ndodhin per nje aresye dhe aresyet e kesaj qe po ndodh tani do t’i marrim vesht me vone pasi stuhia te kete kaluar.
Marjana Bulku: Ju e keni prekur nga afër rrezikun , a na e përshkruani pak si vjen kjo e padukshme që pushton ngadalë gjithkënd dhe gjithçka.
Hajrie Lamani ;E permenda pak me lart qe eshte kombinim i frikes per jeten dhe njerezit tane te zemres, eshte ankth per te panjohuren qe na pret, eshte pasiguri per pasojat afatgjate te kesaj situate. Une punoj ne urgjence (Coney Island Hospital , Emergency Department )dhe jam pika e pare e kontaktit me pacientin qe hyn ne spital dhe qe mbart me vete 1000 mije enigma. Jam pjese e triazhit dhe nese pacienti referon kolle, dhimbje fyti, temperature, njeren simptome apo kombinim te tyre atehere pacienti pajiset me maske kirurgjikale dhe trajtohet si i dyshuar per Covid-19 duke ndjekur protokollin perkates. Nese deri dje ky grup trajtoheshin thjesht per influenza apo sic njihet grip i zakonshem dhe klasifikoheshin si niveli 4 apo 5 i akutshmerise se urgjences , tashme te dyshuarit per Covid-19 shkojne niveli 3 ose 2 per nga akutshmeria e shfaqjes klinike, koha e trajtimit, burimet qe duhen per trajtim dhe rreziku i percepitimit te gjendjes qe paraqesin.
Marjana Bulku :Edukimi me të keqen dhe mbrojtja ndaj saj janë misioni përtej detyrës, cila do ishte këshilla juaj për kolegët, miqtë, familjarët
Hajrie Lamani: Menyra e perhapjes se ketij virusi nuk eshte plotesisht e qarte here thuhet airborne dhe here droplet plus kontakt dhe si e tille distanca dhe izolimi per te parandaluar perhapjen jane pare si domosdoshmeri dhe menyra e vetme qe kemi ne dore. Virusi pozicionohet ne mukozat e syve, hundes dhe fytit dhe nese gjen terren te pershtatshem deperton ne mushkeri duke shkaktuar insuficience repsiratore. Pacientet qe shtrohen vijne me veshtiresi ne frymemarrje dhe saturim oksigjeni te ulet, poshte 95%. Situata e tyre perkeqesohet dhe shkojne deri ne intubim dhe ventilim mekanik. Kuptohet vetem ne nje pjese te tyre ndodh keshtu dhe keto jane grupi qe rrezikojne me shume. Ne vende te ndryshme ka shfaqur forma te ndryshme dhe sic thuhet virusi ka bere mutacion. Te rrezikuar jane pacientet me semundje te tjera shoqeruese, qe kane sistem imunitar te dobet apo te kompromentuar. Nese ne Itali shtrimet ne spital dominohen nga mosha e trete, sot po lexoja qe ne Amerike 19% e te shtruarve me Covid-19 jane mosha te reja 18-40 vjec dhe cilesohej qe ky grupmoshe nuk eshte imun. Pra nga njeri shtet ne tjetrin ka ndryshime ne natyren e shfaqjes por jo ne natyren e perhapjes dhe kontaminimit. Si e tille higjena eshte primare, larja e duarve pas cdo lloj kontakti me siperfaqe qe mendohen si te kontaminuara, dezinfektimi i siperfaqeve te kontaminuara dhe teshtitje apo kollitje ne brryl ose parakrah dhe jo ne ajer. Perdorimi i maskes keshillohet nga personat e konfirmuar me covid 19 per parandalimin e perhapjes tek te tjeret. Ne kushtet aktuale cdokush duhet te jete koshient per rrezikun qe ekziston, te beje ate qe ka ne dore dhe qe mundet duke qendruar ne shtepi, duke respektuar distancen dhe duke i kushtuar vemendje higjenes. Keshilla ime per koleget eshte perkushtim ndaj misionit qe kemi, njerezit kane nevoje per punen dhe kujdesin tone dhe duhet t’ju pergjigjemi. Ankesa dhe pakenaqesi ka kudo, edhe ketu ku jam por te bejme me te miren qe kemi ne dore ne vendin ku jemi dhe me mundesite qe kemi. Ankesat duhet lene per nje kohe te dyte. Ne keto momente jemi ne lufte dhe askush nuk mund te desertoje ne lufte, te gjithe duhet te mendojne ne kete menyre.
këshilla juaj për kolegët, miqtë, familjarët
Marjana Bulku :A mund të na e përshkruani pak ndryshimin midis një dite të zakonshme në ED dhe një dite pandemie aty?
Hajrie Lamani :Ne keto kohe pandemie dita vazhdon ne fillim me raportimit te situates, diskutimet e stafit, udhezimet e drejtuesve te urgjences per manaxhimin e situates rast pas rasti dhe ne teresi dhe shperndarja neper pozicionet e punes. Po mundohemi te ekspozojme sa me pak staff deri ne keto momente duke qarkulluar stafin, te ekspozohemi sa me pak ne kohe duke bashkepunuar ngushte me mjeket qe gjithcka te behet mundesisht ne nje kohe sic eshte vizita dhe vleresimi i pacientit, marrja e gjakut, dhenia e medikamenteve, matja e te dhenave vitale dhe lidhja me monitoret cardiac sipas rastit. Kuptohet gjithmone ka specifika sipas rasteve. Rastet po shtohen dhe deri tani jemi ne faze te perballueshme por nuk dime cfare sjell dita, ora apo minuti.
Marjana Bulku:Çfarë do sygjeronit për qytarët pacientë dhe jo pacientë në këto ditë të vêshtira.
Hajrie Lamani . Sugjerimi im per qytetaret jo paciente eshte te qendrojne ne shtepi dhe te expozohen sa me pak te jete e mundur me rrezikun, mundesisht te mos drejtohen ne urgjenca apo marrin ne telefon urgjencen per shqetesime që nuk jane akute dhe qe presin ne kohe, te perdoret llogjika dhe t’i jepet mundesi stafit te perballoje pacientet qe jane paresor ne keto vite te veshtira. Për pacientet e dyshuar dhe të konfirmuar me symptoma si temperature, dhimbje fyti, kolle që jane te perballueshme në kushte shtepie te qendrohet ne shtepi duke konsumuar ushqim te shendetshem brenda mundesive, perdorimin e paracetamolit dhe brenda mundesive izolimi edhe nga anetaret e tjere të familjes. Kuptohet qe ne te shumten e rasteve eshte e pamundur ndaj dhe duhet të bejne akoma me shume kujdes me higjenen. Nese keto paciente konstatojne veshtiresi në frymemarrje dhe pamundesi per t’u mbushur me ajer atehere duhet urgjent te drejtohen në urgjence ose te marrin në telefon urgjencen. Keshilla tjeter e imja per kete grup eshte qe te informojne stafin mjekesor qe eshte i dyshuar apo i konfirmuar ne menyre qe stafi te mbrohet dhe te parandalohet kontaminimi. Eshte nje proces qe duhet te merret ne konsiderate ndryshe ne kushte normale dhe ndryshe ne kushte te dyshuara per kontaminim. Ka specifika por qe nuk dua te hyj ne detaje te tilla. Ajo qe dua te ritheksoj kur njerezit dyshojne ose e dine qe jane te infektuar te njoftojne.
Nuk eshte turp dhe nuk ka vend per mentalitet te tille. Kjo eshte e keqe boterore dhe askush nuk e do, por gjithkush eshte i rrezikuar prandaj nuk ka vend per paragjykime por te luftojme te gjithe bashke me armikun e perbashket.
Lehtesimi i punes se stafit mjekesor ne kete lufte eshte mbeshtetja me e madhe ne menyre qe te jene ne gjendje te rezistojne sa me gjate per te luftuar. Mbeshtetje per ta mund te ofrohet ne menyra nga me te ndryshmet. Duhet fryme pozitive dhe optimizem, besim tek vetja dhe koleget si dhe pune ne ekip.Beni secili ate qe keni ne dore per te mbrojtur veten, te afermit dhe gjithe shoqerine. Me shume se kurre nevojitet kontributi i gjithesecilit.Uroj per te gjithe me te miren dhe Zoti na ruajt nga kjo e keqe!
Marjana Bulku & Hajrie Lamani 20 Mars 2020 Nju York