Zef Preçi/
Fjalet: masterplan, strategji e zhvillimit, zhvillim i integruar, perparesi ne zhvillim, mbrojtje e interesave strategjike, mbrojtje e interesave kombetare, mbrojtje e interesave te komunitetit, zhvillim ekonomik rajonal, Koridor i VIII-te, bashkrendim i planeve te zhvillimit afat gjate me Kosoven, ridimensionim pozitiv i rolit ekonomik te Shqiperise ne Ballkanin Perendimor, etj., ngjajne si fjale te huaja për ekzekutivin shqiptar…
Per me teper qe marreveshjet koncesionare ndershteterore për sektoret strategjike te ekonomise ku bejne pjese edhe portet, aeroportet, etj., i takojne nje kohe te shkuar, te pakten te para njezet viteve. Aq me teper qe pretendojme se kemi edhe Kushtetute e ligje, Parlament dhe degjojne te flitet vend e pavend për shtet ligjor, shtet te se drejtes, integrim ne Bashkimin Europian, etj. Te jemi te qarte, bartes te pergjegjesive institucionale për zhvillimin e ekonomise kombetare eshte qeveria shqiptare, cilado qofte ajo, e majte apo e djathte. Por kjo lidhet vetem me periudhen qe qeveris, pra me mandatin dhe asnje qeveri nuk zoteron atributet e pronarit. Kjo do te thote se vendim-marrja për zhdukjen nga harta te Portit dymijevjecar te Durresit ne mos nje vendim marrje korruptive dhe ne permasat e nje skandali nderkombetar, eshte nje nxitim i dyshimte i z. Rama dhe qeverise se tij, eshte largim nga Kushtetuta sa i takon menyren se si procedohet ne privatizimin e aseteve publike, eshte injorim total i procedura e te njohura ligjore dhe kushtetuese për marrjen e nje borxhi publik te ri, eshte vazhdim me kryenecesi i formes se investimeve te llojit partneritet-publik-privat, eshte sjellje klienteliste ne nivel shteteror qe nuk mund te mos ngjalle shqetesim ne Bruksel, eshte largim nga perparesite zhvillimore te shpallura edhe/ose te identifikuara për sektorin e transportit detar te vendit dhe pergjithesisht për marredheniet ekonomike e tregtare te Shqiperise me boten e jashtme, eshte nje hap financiarisht I gabuar sepse qeveria po nxiton te marre te pakten edhe 200 milione Euro borxh te ri për ndertimin e nje porti tjeter ne te njejtin rajon teresisht te panevojshem, etj.
Duke lexuar keto radhe ndokush mund te mendoje se une dhe shume te tjere qe mendojne njelloj si une jane kunder zhvillimit te rajonit te Durresit. Absolutisht jo. Porti i Durresit dhe bashke me te i gjithe rajoni i Shqiperise se mesme nuk mund te zhvillohen me nje nga bizneset e njohura boterisht per shkallen e ulet te shfrytezimit te kapaciteve, për ndervartesite ndaj infrastruktures se mirembajtjes, turizmit, ekonomise se gjelber, etj. Aq me pak te mund te jete ne gjendje te konkurroje ne kete fushe (jahtet) ne Mesdhe…
Ne radhet e elites politike shqiptare mund te kete edhe ndonje segment qe mendon se ne kete proces jotransparent e klientelist te z. Rama krijohet mundesia për te ushtruar presion mbi BE, ashtu sikurse ndonje segment tjeter mendon se permes ketyre vendimeve te llojit te faktit te kryer qeveria shqiptare do te shnderrohet ne objekt te kritikave te BE. Te dyja mendoj se jane qendrime naive dhe jo racionale. BE nuk e njeh presionin edhe sikur ky hap i qeverise shqiptare te perceptohet si i tille, ashtu sikurse eshte pergjegjesi e plote e kesaj te fundit perballja me pasojat e vendimeve te veta ne periudhen e para antaresimit. Per kete mjafton te kujtojme historine e frikshme te borxhit te fqinjit verior (Malit te Zi) ndaj Kines për ndertimin e nje autostrade qe lidh bregun e Adriatikut me kufirin Serb, për te cilin Brukseli u pozicionua qartesisht ne favor te pergjegjesise se qeverise malazeze.
Se fundi, qeveria shqiptare dhe zerat racionale ne Kuvendin e Shqiperise mendoj se duhet te marrin pergjegjesite e veta për disiplinimin e sjellje se qeverise ne raport me nivelin shqetesues te borxhit Publik dhe domosdoshmerine qe cdo rritje e metejshme e detyruar e ketij borxhi te shihet e lidhur me rritjen e prodhimit vendas, me zbutjen e varferise permes zgjerimit te punesimit, me integrimin shqiptaro-shqiptar te ekonomise, me frenimin e rritjes se varferise se 3-4 viteve te fundit dhe permiresimin keshtu te mireqenies se qytetareve shqiptare.
Ekziston edhe nje aspekt tjeter qe lidhet me analogjine midis Durresit dhe Dubait, për mendimin tim jo shume e gjetur. Kjo per faktin e thjeshte te qellimit te ngritjes ne shkretetire dhe mbi uje te nje gjigandi si Dubai nga regjime diktatoriale qe zoterojne pasuri te pafundme dhe rastit te Durresit qe eshte nje pasuri e vyer e keq menaxhuar kombetare dhe Europiane, qe duke u shnderruar ne nje port jahtesh rrezikon te shnderrohet ne nje shkretetire për ekonomine e brishte shqiptare dhe nje gur ne qafen e financave te vendit. Nuk po flas per ceshtjet qe lidhen me mentalitetin e qytetareve, shkallen e zhvillimit te klases se mesme, moralin publik dhe besimet fetare, etj.
457
People reached
25
Engagements
-2.0x lower
Distribution score
33
1 share
Like
Comment
Share