Sot, në pak rreshta dëshiroj t’iu njohë me një figurë arbëreshe, i cili sipas meje njihet më tepër për rolin e tij në fushë të politikës se sa për kontributin e tij të vlefshëm në fushë të kulturës arbëreshe. Ky arbëresh quhet Damiano Gualiardi.
Z. Gualiardin e njoha nën shoqërimin e një mikut tim shumë të mirë prof Francesco Marchiano disa vite më parë në Spezzano\ Spixano, ngulim arbëresh. Mu prezantua si “Uomo della politica” por unë e perceptova më tepër si një arbëresh i cili donte botën arbëreshe, hulumtues i saj dhe kishte dhënë një kontributë gjigand në shpërndarjen e kulturës arbëreshe.
Atë mbrëmje ndodheshim në San Benedetto Ullano (qyteza arbërshe në Kalabri), ku do të mbahej pjesa e dytë e kuvendit “Arbëria dhe Fëmijët”, organizar nga Federata Uniarb, zhvilluar në datat 10, 11, 12 tetor, dhe argumenti në këtë pjesë ishin kostumet.
Në fakt kisha dëgjuar për kostumin e grave të Mongrassano, qytezë kjo për të cilën Z.Gualiardi, thelloi studimet dhe arriti që në 1988 të publikonte tekstin Mongrassano, “Viggio nei secoli di una comunità” dhe nisa ta pyesja për argumentin në fjalë. Si gjithmonë ndodh që argumenti sjellë argument, dhe si përfundim vijnë një seri informacione të cilat do t’i lexoni në vijim
Atë mbrëmje në qytezën e San Benedetto Ullano, frynte një erë e ftohtë, dhe si rrjedhojë gjetëm një vend ku ishim më pak të goditur nga era. Në një kënd të oborrit Agri- Art gjendej një stol Përballë ishte guzhina dhe na vinte aroma e gatimeve ku po gatuhej për mysafirët që të darkonin së bashku. Në ato momente i zoti i lokalit Oreste Blandi na sjellë një shishe birrë të shoqëruar me një piatë, ku mblidhej filozofia e shpirti arbëror. Dy qofte nga një për secilin, një fetë bukë, por mbi të gjitha ai ambjent i qeshur, i gëzuar. Një atkosferë që ia kalonte çdo atmosferë e një restoranti të c’do kalibri qoftë ai. U rezervova vetëm me fjalën “faleminderit” por me siguri që zemrat tona, (të të treve) kishin perceptuar më parë atë çka deshën të thonin shikimet tona.
Ndjeva një ndjesi të çuditshme, një ndjesi gjitonie” shqisat ishin të gjitha në ato vite fëmijërie, e më dha idenë e atyre festave, kur mblidheshim farë e fisë në shtëpinë e gjyshes, në atë obborin e saj. Për njëçast heshta, ndërsa shpirti im voziste si një e marrë në atë epokë të shkuar.
Bisda me Z Gualiardi nisi me kerkimet e tij në ngulimin arbëresh të Mongrassano-s, Cs, dhe vura re që ai më fliste me shumë dashuri për atë qytezë sikur të ishte lindur dhe rritur në atë ngulim arbëresh.
Mongrasano- më tha Ai- është një ngulim e formuar në dy pjesë. Njëra pjesë është më e lashtë se tjetra. Padyshim që ky ngulim ishte e populluar nga një grup i familjeve ardhur nga Shqipëria; rreth vitit 1478 ose në fillim të vitit 1500. Më 20 korrik 1459 Princi i Bisignano e dha në juridiksionin civil Peshkopit të S. Marco. Më 1642 familja Gaetani e bleu atë, e cila në 1688 ia shiti Marquises se Fuscaldos që e mbajtën atë deri në heqjen e feudalizmit (1806).. Në 1811 u bë një pjesë e Serra di Leo. Më 1816 u ngrit në një bashki, me Serra di Leo e fraksionin e saj.
Foto në vijim Mongrassano.
Në këtë rrugëtim Autori shtrihet në hapsirë dhe në kohë në kërkimet e bëra prej tij, duke na dhënë një vizion të Mongrassano-s në shekuj. Ndërsa më rrëfente, ai nënvizon faktin se arbëreshët e Mongrasano-s ardhur nga territoret e Shqipërisë vazhdojnë të ruajnë akoma mbi 750 fjalë arbëreshe. Mbiemrat e tyre janë edhe një tregues shumë i qartë, dhe se ruajnë ende sot idiomën e gjuhës nga kanë ardhur , si edhe disa vjersha që i quajnë Vajtime.
Për të arritur në këto konkluzione, Gualiardi kishte ndjekur një metodologji dhe kishte përdorur intrumenta: mapën demografike, Komparatën, fjalorin e Domenico Zangari, Çabej, Fan Noli fq 13.( Në 1978 ai kishte themeluar; Centro di Documentazione e Ricerca Arbëreshe në San Demetrio Corone\ Shën Mitër).
Autori në këtë “Udhëtim” kishte krijuar një album fotografik mbi kostumet dhe jetën e arbëreshëve të Mongrassano-s, duke krijuar atyre “Një park” me pemë gjenealogjike të familjeve, të cilat krijonin historikun e e atzre shekujve të qytezës së tyre. Këto metoda hapnin njëkohësisht kapilar për tu kryer studime antropologjike, etnolinguistike, Eco linguistike, etje . Munda të grumbulloja 2000 foto dhe 3000 persona dhe kjo u realizua në 1977.
Interesante është se si arbëreshët e Mongrassano-s mbajnë mbiemrat e tyre si Sarri( Sharri, Peta, Golemi, Losh). Fjalët më antike për organet gjenitale shprehur në zhargonin “ volgar” metaforik “ Rrush” ende dëgjohet sot në fjalorin e tyre të përditshëm. Në viti 2019 i publikon këto mbiemra në : L-origine albanese di alcuni cognomi della comunità di Mongrassano, Edizioni Vatra.
Foto e vitit 1912. Është bërë në ditën e Karnavaleve. Kjo e re është veshur me kostumin e nusërisë së arbëreshëve të Mongrassano-s
Kërkime mbi botën arbëreshe autori kishte filluar vite më përpara. Në vitin 1984 Gualiardi publikon librin : Gli arbëresh di Calabria- note sui origini, sviluppo, stato attuale e problemi. Ndërsa një Fjalor Italisht- shqip e kishte publikuar në 1985. Në foton Leo Serra, pamja na jep një vështrim të shkurtër të jetës së përditshme të arbëreshëve të dikurshëm bërë nga sakrifica të mëdha, por edhe njerëz të heshtur dhe këmbëngulës, të injoruar nga institucionet, të detyruar ta lidhin fatin e tyre me tokën dhe solidaritetin të lindur nga nevoja: furra e përbashkët bëhet jo vetëm një instrument i bërjes së bukës, por edhe i miqësisë mes tyre.
Në 1988, autori publikon; Orme di una rinascita.
Dëshira për ta parë këtë botë arbëreshe të ngjallet. Kontesti hisorik, politik e shoqëror i jepte atë ideal të një rilindje të kësaj bote arbëreshe e cila kishte dhënë shenja agonie.
Në 2001 jemi jo shumë larg pas miratimit të ligjit mbi pakicat kombëtare hisorike, dhe shohim dhe deklaron që ky ligji nuk është një ligj i denjë për krahinat ku shtrihen arbëreshët. Këtë pikë Gualiardi e shtron si “ Uomo di politico” por dhe një individ i kulturës, ku deklaron qartë se arbërishtja dueht të jetë pjesë e detyrueshme e kurrikulave shkollore. Vetëm kështu mund ta shpëtojmë Arbërinë e Arbëreshëve.
Autori në tekstet që publikon nuk ndalon vetëm tek gjuha, tek historiku, por edhe tek ajo kulturë që është ende gjallë që është ende e vyer shumë e rëndësishme. Pikërisht për këtë autori grupon minorancën e re dhe të vjetër, krijon një atlante, ku prezantohet objektet kulturore si ato materiale jo materiale dhe shtron kërkesën e shpëtimit të saj. (Vecchie e nuove minoranze 1990)
Guagliardi është një djalosh, i cili rritet në një qytezë arbëreshe ku fryma e botës shqiptare nuk kishte munguar asnjëherë. Arsyeja ishte sepse jo largë prej asaj qyteze rreth 2 km larg ishte Istituti Shën Adriano ku ku kalitën profesorë e intelektualë shumë të zotë. Pasi mbaron studimet në liceun Klasik në Shën Mitër, vazhdon studimet për sociologji. Ishte dega që prferonte dhe që kishte bërë kërkime mi atë etni ku pjesë e së cilës ishte dhe vetë Ai. Kush më mirë se sa ai në atë grupë studentësh njihtë këtë pakicë minoritare pjesë e së cilës ishte edhe ai. Gualiardi rritet me ideale. Ideale të një komunizmi utopik, ku egziston barzia dhe lumturia është e të gjithëve. Karrjera e tij politike fillon më 1976, kur emërohet këshilltarë në Komunën e San Demetrio Corone. Ngjit shkallët në karrjerën e tij politike. Në 1981 formon Lega Italiana della Minoranza arbëreshe (Lidma).
Në vitin 2000 zgjidhet në Këshillin Rajonal në shtatë legjistratura, dhe më vonë Assessore rajonal te Turizmit dhe të Mirat kulturale, i deleguar për pakicat minoritare lingustike të Kalabrezve në botë. Projektues dhe Drejtor të Istitutit Internacional, Centro iconografik arbëresh di Mongrassano 1990-1997, dhe sot është Presidente i Federates dhe shoqatave arbëreshe.
Ndërsa bisedon me të nuk të jep idenë atyre individëve në fushë të politikës të cilët mbajë një guckë që të krijon distancë. Flet me pasion, dhe butësia nuk është indiferente. Nuk më flet shumë për karrjerën e tij poltike. Përqëndrohet tek ato vite kur Shqipëria edhe pse nën një rregjim të fortë nuk munguan asnjëherë librat mga Shqipëria drejt arbëreshëve. Po ashtu edhe grupet folklorike të asaj kohe.
Me shumë entuziazëm nis dhe rrëfen për grupin e tij “ Zjarri”. Vitet e rinisë. Bukuria e atyre viteve në një qytezë të thjeshtë. Faqet e atij libri të një stil të rrjedhshëm plot informcione, data, kostume, ngjarje, përshkrime por edhe kontest historik të atyre viteve ’70 vite revolucioni të një shoqëria sa transitore aq edhe industriale. Ishin vitet që u shtuan edhe aktivitete kulturore me Shqipërinë.
Në 1974 ishte 30 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë, dhe po fillonin përgatitjet. Unë isha në atë kohë një djalosh me ide të komunizmit dhe caktohem nga Haki Keta, përfaqësues i Ambasadës shqiptare në Romë. Në aktivitet ishte e ftuar edhe Poetesha, paritizania Joyce Lassu. Vjen Asnsambi i këngëve dhe i valleve, Hysni Zela, Vaçe Zela, e shumë artistë të tjerë të mëdhenjë. Kush kujton atë aktitet i vinë mornicat edhe sot. Kishim në shpirt idealet për një botë më të mirë. Në sytë tanë kishim dritën e vëllazërisë.
Janë shumë kujtime. Në këto momente më bie ndërmend viti 1976, z.Haki Keta që ishte përfaqësues i amasadës shqiptare në Romë më bënë një telefonatë dhe më thotë se Anasambli i shtetit të Shqipërisë do të vinte në Itali. Problemi ishte që të organizoheshin e të gjendeshin fondet për të realizuar këtë aktivitet. Cesaro Marino në ato vite ishte Kryetar Bashkie në Sezzano Albnanese\ Spixano i cili organizoi këtë takim ku ansambli nuk nxorri asnjë kokërr leku.
Raportet i mbanim me përfaqësuesin Misto Treska. Edhe këtu aktiviteti pati një jehonë dhe çdo gjë shkoi më së miri.
Në 1978 vjen nga Shqipëria Ansambli shtetëeror në Shën Mitër. Kishte ardhur vetëm Kori.. Duhet të dini se në ato vite ne kishim një rringjallje me botën shqiptare. Në këtë periudhë nga 17 buste të Gjergj Katriotit të cilët u vendosën në territorin Italian, 9 prej tyre janë vendosur me mbështetjen time në periudhën e Legës\ Lidhjes ku kisha themeluar dhe bëja pjesë.
Arbëreshët gjatë kohës së rregjimit nuk mbajtën vetëm raport në fushën e kulturës, mbanim edhe raport në fushë të kërkimeve shkencore. Në vitin 1977 vijnë në Kalabri profesor si Aleks Buda, Jurgo Bula, Eqerm Çabej. Më vonë vijnë edhe profesor Jup Kastrati, Dhimitër Shuteriqi, Ali Xhiku.. Pata fatin që ti njohë këta studiues, koka të mëdha të shkencës shqiptare që më bënë akoma më shumë të njohë, të dua tokën nga erdhën të parët e mi, por edhe të ruaj kete gjuhë të stërgjyshëve të mi.
Në vitin 1978 kur ishte java e dytë e karnavalit u mbajtë ekspozita e fotografive. Depozituam 100 fjalor të gjuhës shqipe 1, 2, 3, por edhe volumet të profesor Kastallarit, Shuteriqi etje.
Në mujain e nëtorit 1979, do të organizohej një tjetër aktivitet i madh. I dërgoj z. Taqo Zota, si dhe z. Minella Totona katër kuponat e pagimit për koncertin në Frasnitë, Civita, Cerzeto, Spixano. Brënda 10 ditëve do të jepnim listën e pjesëmarrësve. Ishim të ftuar nga z. Pirro Lako.
Nisemi në 26 dhjetor dhe mbrrijmë në 27 Dhjetor në 1979 në Han të Hotit. Ishim gjithsej 7 persona dhe ishim të shoqëruar nga Zoti Taqo Zota. Në Pgradecë bie një borë e madhe dhe bllokohemi. Nuk mund të niseshim me autobus. Funksiononte vetëm treni që nisej nga Gur i kuq dhe mbrrinte në Tiranë. Dëshira e tyre ishin të na përcillnin me makina, por për një moment iu them. Për ne nuk ka problem ngjietemi edhe në tren.
Mbrrijë në stacion të trenit dhe atje gjejmë ushtarë që kryenin ushtrinë në rrethin e Korëçs. Rrobat e tyre si mos më keq. Këpëucë të grisura, ndonjë pallto edhe të arnuar. Kishte plot fshatare të varfër të atyre zonave. I kam ndër mend edhe sot. Për një moment organizatorët na thenë se trenin duhet të shfrytëzohej vetëm për personat e grupit. Unë në ato momete nuk duroj dotë atë gjendje dhe iu them: Ne do të ngjitemi të gjithë në tren dhe do të udhëtojmë së bashku. O të gjithë ose asnjë. Kështu u bë, u ngjitëm të gjithë në atë trenë duke udhëtuar Guri Kuq- Pogradecë- Han I hotit. Kemi kënduar dhe qeshur, rrëfyer, dhe kemi ndjerë një entuziazëm sikur të ishim vëllezër motra, miq e shokë të një familje të madhe. Gjaku nuk mashtron kurrë! Ishte 2 Dhjetor të vitit 1980
Në vitin 1980 futen në botën arbëreshe disa fjalor. Unë kisha si qëllim të shpërndaja shumë libra të cilat ishin pjesë e gjuhës, dhe e kulturës sonë. Kujtoj Fjalorin e Z Emil Lafe shqip italisht Shtëpia botuese Vatra. Sollëm maune( Tir) plot me libra të cilat ua shpërndamë bibliotekave të komunave po ashtu edhe atyre privateve.
Në 1981, vjen këtu Profesor Jup Kastarti, Shuterqi, Ali xhiku, etje dhe i shoqërojmë në qytezat arbershe. Shikonim tek këta profesorë atë lidhjen e fortë që na lidhte me tokën mëmë dhe që prindërti gjithmonë na i kishin futur në deje, që ne ishim një popull që kishim ardhur nga Shqipëria dhe që do të mbanim gjallë amanetin e të parëve duke ruajtur gjuhën traditat.
Në 1984, në fushën kulturore të botës arbëreshe ndodhi dicka madhështore. Atë vit do vinte ansambli i këngës dhe i valleve nga Shqipëria. Kishim organizuar dicka dhe me fondet që kishim arrinim të mbulonim vetëm disa prej qytezave si Spixanë, Shën Mitër, Fermë, Firmozë, Civita, Frasnitë, etje në Kalabri. Ky aktivitet po kalonte kufijët rajonal dhe po i jepte mundësi që të njiheshim arbëresh me arbëresh té cilat gjendeshin në krahinat e tjera.
Sido tia bënim? Marrë në telefonin, sepse qëllimi im ishte që ky koncert të shtrihej në të gjithë arbërinë. Në faktë Ajo i kaloi tejet e saj, sepse ky aktivitet shkon në Casalvecchio, Chieuti, Ururi.
Në atë zonë aty, në Molize, kemi mikun tonë arbëresh prof Mario Massari i cili ishte edhe Kryetar Bashkie. Marrë në Telefon prof Mario, i cili më thotë që nuk kishte më detyrën e Sindakos por do mundohemi ti sistemojmë nëpër shtëpira. Arrijmë dhe jepet koncerti i parë në sukses i jashtëyakonshëm me mijëra arbëresh degjonin tingujt e ardhur nga toka mëmë. Këndonim së bashku, një sienergji gjaku të shprishur ishte krijuar që bënte më të fuqishme atë vazhdimësi shekullore. Më takonte që ti shoqëroja deri në Bari. Ishte shumë emocionuese sei arbëreshët e Portokanonit ishin vendosur gjerdan, përpara autobizit dhe nuk lejonin aspak që të nisej autobuzi. Nuk harroj kurrë ato emocione, ato sy të përlotur, si dhe tek taku i zemrave mes këtyre vëllezërve që krijonte atë magji shekullore rrahjesh zemre e shpirti nga koha që kur të parët e tyre ishin ndarë.
I shoqëroj deri në Bari dhe kthehem në qytezën time. Ata do të merrnin tragetin dhe do të niseshin për në Shqipërinë Mëmë.
Vitet e vështira ishin gjatë periudhës së Revltës. Ishte Mars i Viti 1991. Dëgjoja se ç’po ndothe në Shqipëri. Ato momente delikate që po kalonte Shqipëria, kur vëmëndja e të gjithëve ishte tek ndërrimi i sistemit, di dhe ndaj atyre që po vinin drejt bregut të Italisë, si dhe preokupimi se ku do të sistemoheshin, mëndja ime shkoi edhe tek ata shqiptare të papaunë, që iu ishin djegur fabrikat, uzinat, tek ata fshatarë që bujqësia iu ishte shkatërrua dhe ishin në një mjerim të pa parë. Nuk ndenja, por menjëherë kërkova të bëja diçka për të. Mobilizohem dhe iu them miqëve të mi: Djema ndihmojmë ata vëllezër e motra në Shqipëri që po vdesin nga Uria dhe skamja. Në këtë grupë bënte pjesë edhe Prof Cettina Mazzei
Spedicioni i parë drejt Shqipërisë ishte ai imi, Mars 199, ku së bashkë me shumë qytetarë të ndershëm nisim drejt Shqipërisë 3(tre) Maune ( Tir) drejtë Durrësit. I Kujtoj edhe sot ato momente kur në horizont pash të mbrrinte drejt bregut trageti. Gjithmonë kisha patur mëndjen që t’iu bëja mirë vëllezërve të mi.
Më kujtohet që kur vinte ansambli i shtetit, apo kur vinin grupe artistike, në fushën e shkëmbimeve kulturale , jo vetëm që jam munduar të jap më të mirën time të mundëshme por edhe i kam ftuar në shtëpi kam kërkuar që ti redne pjesë të familjes, aq sa i kam hapur deri dyert e dollapit, ku kanë qenë rrobat e mia dhe u kam thënë: Merrni çfarë të doni. Vonë shumë vonë mora vesh që këta këngetare ishin pjesë të një “ Mercato nero” ku shisnin me çmime shumë të larta çfarë iu dhuronim, por kjo është tjetër histori.
Gjatë gjithë karrjerës sime politike, kujtoj të gjitha ato hapa që bëja me idealin tim në shpirt për të mbajtur lidhje me këta vëllezër, që ata kishin nevojë për ne dhe ne kishim nevojë për ata.
Ka shumë për të rrëfyer, por doja të shtoja periudhën e kur ishim grup i Zjarrit. Ishim të rinjë. Janë ato hapa ku ideali, pasioni dashuria forca patriotike nuk njohin kufij. Nuk do të harrojë kurrë Papas Xhuzepe Faraka, që na mblodhi dhe na na shtoi atë dashuri, për tu ndjerë pjesë e asaj bote arbërore që na përkiste. Ishte viti 1973 kur u krijua grupi Zjarri. Foto në vijim Frasnitë 1973.
Jeta jonë ishte e rrethuar mes kostumeve arbërore, mes fjalëve arbërisht, mes festave të traditave si dhe mes atyre katundeve ku ne dëgjonim gjuhën tonë atë arbërore. Një rini e shëndetshme.
Gualiardi është president i FAA, dhe një lidhje të ngushtë e kishte edhe me qëndrën që themeloi At Bellusci në 1980. Më gëzoi pa masë kur më tha se At Bellisci ishte i vetmi nga Priftërinjtë që nuk ndalej në atë fjalë “ Komunist” dhe nuk u sollë si shumë priftërinjë të tjerë që mbyllnin derën por ai ishte me mentalitet të hapur. Sa herë që silleshin libra nga Shqipëria dhe shpërndaheshin në biblioteka ai kurrë nuk tha Jo, por i merrte sado të karakterit “Enverist” që ishin. Ai kurrë nuk i dogji ato libra dhe revista me përmbajtje të një rregjimi, sepse librat nuk digjen kurrë, janë pjesë e historisë sado të hidhura qofshin ato.
Vitet e fundti Zoti ishte lidhur shumë me FAA dhe Gualiardin në veçanti, i interesonte një Arbëri e bashkuar, një Arbëri e fortë.
Në vitin 2003 del një punë kolosale e Gualiardit “ La diversità Arbereshe. Testo antologico in quattro volumi. Nje tekst qe meriton njò vòmòndje dhe njò kritikò leterare.
Vëllimi i parë është i ndarë në katër pjesë. Pjesa e parë fillon me rrëfimin historik të formimit të bashkësive shqiptare të Kalabrisë dhe më pas, duke kapërcyer afirmimin e letërsisë dhe intelektualitetit arbias, duke arritur në veprimtarinë bashkëkohore, pa harruar gjendjen aktuale të të folurit dhe diglosisë shqipe në shqipfolës. kontekst. Në pjesën e dytë donim të jepnim një paraqitje gjithëpërfshirëse të shprehjeve të diversitetit në kulturën popullore: festat fetare dhe popullore, kultura materiale, zakonet femërore, momentet e jetës së përditshme dhe cikli i vitit…. historia e ritit grek , dallimet liturgjike, kishat mijëravjeçare, kishat me strukturë arkitekturore greke dhe ato të ritit latin përbëjnë temën e pjesës së tretë. Së fundi, në pjesën e katërt theksohen elementët themelorë të organizimit urban të fshatit arbëresh. Për më tepër, është përfshirë informacion i detajuar për asetet e tjera kulturore të komuniteteve; bibliotekat dhe koleksionet e librave, muzetë dhe strukturat kulturore, ekspozitat, arkeologjia.
Teksti është vepër e plotë e Damiano Guagliardit, i cili përdori kontributet e Pier Luigi Ferraro, Rosanna Guagliardi dhe Giuseppe Carlo Siciliano në disa kapituj.
Vëllimi i dytë, me karakteristika mbizotëruese të informacionit historik, është i ndarë në dy pjesë. Pjesa e parë i kushtohet komuniteteve individuale të provincës së Kozencës, formimit të tyre dhe ngjarjeve historike më të spikatura; pjesa e dytë përmban biografitë e rreth pesëqind personaliteteve më të rëndësishme të historisë së Arberisé me përfshirje të pjesshme të bashkëkohësve. Vëllimi është krijuar tërësisht nga Giuseppe Carlo Siciliano.
Vëllimi i tretë është rezultat i një përpjekjeje me tre duar. Pjesa e parë, kushtuar letërsisë arbëreshe dhe redaktuar nga Giuseppe Carlo Siciliano, përmban një antologji poetike nga Variboba deri në ditët e sotme, duke përfshirë disa tekste anonime nga tradita gojore. Antologjia prezantohet nga një ese e redaktorit mbi intelektualët shqiptarë në Risorgimento Calabria. Pjesa e dytë që lidhet me këngën është kuruar nga muzikanti Pirro Pano, ish-drejtor artistik i grupit të këngës dhe valleve popullore “Na bashkoi kenka popullore” të Teatrit të Operës së Tiranës dhe profesor i kontrabasit në Konservatorin Kombëtar të Shqipërisë. Ky kapitull përfshin tekste këngësh popullore me tematika që variojnë nga ato fetare, lirike dhe epike; Këngës i paraprin një studim krahasues i elementeve të përbashkëta midis këngës popullore arbëreshe dhe asaj të Shqipërisë së Pirro Panos. Së fundi, pjesa e tretë paraqet një koleksion bibliografik mbi arbereshet dhe është redaktuar nga Damiano Guagliardi. Koleksioni përfshin afërsisht treqind tituj duke përfshirë tekste, artikuj shkencorë dhe dokumente historike.
Puna e Gualiardit nuk ka të sosur edhe pse ndonjëherë gjëndja shëndetësore nuk është nga më të mirat, ai vazhdon të mbështesë me mish e shpirt botën arbëreshe, promovon dhe publikon, dhe si një individ i politikës vazhdon të cojë përpara ligjin 482\ 99 që gjuha të jetë pjesë e kurrikulave shkollore. Ai pret e përcjellë cilin do që vjen nga Shqipëria dhe dhe i ka hapur dyert për këdo që do dhe mbështet botën arbërore. .
Eshtë vonë. Ora ka kaluar 21, as vetë nuk di se si fluturuan orët, por kur flitet për Arbërinë, për plagët e saj agoninë e saj, je e përqëndruar vetëm në atë qark, por mbi të gjitha mësova shumë për rolin konkret të këtij arbëreshi që prapa atyre epiteteve “ enverist” gjendet një shpirt i gjerë, i butë, ndaj popullit arbëror, që ka vënë në shërbim të saj mundin, sakrificat dhe dashurinë për Arbërinë dhe Shqipërinë.