Liga e Kombeve- Gjyqtari polak “dhuratë” Sllovenisë- Dardanët ndihen të vjedhur
Përgatiti:Alban KOLONJARI- Kosova humbi me rezultatin 2-1 përballë Sllovenisë. Takimi u luajt ditën e dielë në mbrëmje në stadiumin “Stozice” të Lubjanës. Pas një pjese të parë të barabartë 0-0, Kosova kalon e para në avantazh me anë të sulmuesit të saj kryesor Vedat Muriqi. Pesë minuta më vonë sllovenat barazojnë me anë të Jasim Kurtiq që përfiton nga një “përgjumje” e mbrotjes së Kosovës. Teksa mendohej që ky takim do të përfundonte në barazim, Sllovenia shënon golin e dytë nga pika e bardhë e 11 metrave. 120 sekonda nga përfundimi i kohës shtesë, gjyqtari polak Bartosz Frankoësk penalizon Fidan Alitin për prekje të topit me dorë branda zonës kosovare. Pamjet televizive tregojnë se dora është e ngjitur me trupin dhe dhënia e penalltisë në favor të Sllovenisë është e dyshimtë. Josip Iliçiq, tregohet i saktë, realizon dhe i jep Sllovinisë të drejtën për të qënë e para në grupin e 3-të të Ligës C. “Gjyqtari e dha këtë penallti vetëm për të qenë në qendër të vëmendjes. Të dënosh kështu një skuadër në minutën e 94-të, nuk e di se ç’të them. Unë e pashë se ishte dora e ngjitur, por edhe mos të ishte shumë e ngjitur unë isha mbrapa tij dhe njëkohësisht edhe Hadergjonaj dhe nuk kishte rrezik”, shprehet Rrahmani. Kosova regjistroi ndeshjen e 10-të pa fitore, duke u rënë kembanave të alarmit. Sulmuesi Bernard Berisha u shpreh: “Nuk duhet të humbim shpresat. Duhet të vazhdojmë me kokën lart, dhe ta duhet ta mbyllim këtë aktivitet me një fitore”. Ditën e mërkurë Kosova luan përballë Moldavisë në Kosovë në stadiumin “Fadil Vokrri”. Përsa i përket ndeshjes me Slloveninë, Bernard Berisha shprehet se:” zhvilluam një lojë shumë të mirë dhe nëse vazhdojmë kështu shumë shpejtë do të kthehemi tek fitoret dhe tek ato momente kur fitonim 10-15 heë radhazi”. Në këtë takim Kosova u drejtua nga ndihmëstrajneri, Muharrem Sahiti, pasi tranjeri i Kosovës Bernard Challandes është në quarantine sepse ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
“Nuk patëm fat ta mbanim rezultatin deri në fund, por ishin penalltia dhe ndërhyrja ndaj Kryeziut dy detajet që vendosën ndeshjen. Kemi punuar këto ditë për të ndryshuar mentalitet, pasi duhet të kthehemi tek ai mentaliteti i vitit të kaluar, mentaliteti fitues. Por futbolli është i tillë dhe mund të humbësh edhe në minutat e fundit”, u shpreh ndihmëstrajneri, Muharrem Sahiti,
Liga C.
Të mërkurën
Greqi-Slloveni
Kosovë-Moldavi
Sllovenia 13
Greqia 11
Kosova 2
Moldavia 1