Nga Rafael Floqi
Ditën e shtunë ne sallën kryesore të Kishës së Shën Palit u mbajt aktiviteti përvjetor fondmbledhës i Fondit Humanitar Rrapsha dhe te shoqatës kulturore artistike “Rrapsha në mërgim” në të cilin u hap edhe viti i ri fondmbledhes dhe u fol për donacionet e dhëna në Malësi respektivist në Rrapshë nga ky Fond destinacionin e tyre.
Qysh nga viti 2010, Fondi ka organizuar darka vjetore ribashkimi, duke bashkuar anëtarët e komunitetit Rapsha në SHBA. Këto tubime shërbejnë si një platformë për t’u rilidhur me njëri-tjetrin, për të mbledhur fonde, për të ndarë histori dhe për të forcuar lidhjet brenda komunitetit.
Aktiviteti filloi me intonimet e dy hymneve kombetare, atij të SHBA dhe hymbin kombëtar. Ai u drejtua lirshëm dhe me profesionalizëm nga e reja Klaudia Smakaj. Ndërsa atmosfera ndizej nga kërcimet e grupit të fëmijëve Rrapsha, drejtuar nga i palodhuri, koreografi Anton Juncaj. Ky grup vitin e kaluar mori pjesë në festivalin ndërkombëtar të komuniteteve në Ëashington.
A ka diçka ma domethënese se si të ruhet tradita kombtare kur sheh në sytë e gëzimin e fëmijëve, e të rinjve e të rejave që interpretojnë dhe sheh në kostumet e tyre kombëtare e gëzimin e vajzave të reja që imitojnë fluturimin e shqiponjave aq dhe atmosferën familiare që përcjell mbrëmja
Më tej fjala iu dha kryetarit të Fondit Vasel Marku Juncaj i cili përshëndeti shkurt takimin.
Në një intervistë pas programit zyrtar ai i tha ALBTVUSA se “Fondi Humanitar Rapsha është themeluar në vitin 2008 me synimin për të ndihmuar familjet në nevojë në Rapsha e Hotit, Malësi e Madhe. Gjatë viteve, ata kanë mbledhur me sukses fonde për të mbështetur kauza të ndryshme dhe për të bërë një ndikim pozitiv në komunitetin shqiptar. Një nga fokuset kryesore ka qenë mbështetja e individëve me aftësi të kufizuara, jetimët, vështirësitë ekonomike, asistenca arsimore dhe promovimi i kulturës shqiptare. Ne e kuptojmë rëndësinë e arsimit dhe kemi ofruar ndihmë arsimore për t’i ndihmuar studentët të arrijnë qëllimet e tyre akademike. Për më tepër, ne kemi shtrirë dorën e ndihmës për ata që përballen me vështirësi ekonomike, duke u siguruar që ata të marrin mbështetjen e nevojshme për të kapërcyer sfidat e tyre. “
Më tej në emër të shoqatës foli arkëtari Nik Juncaj i cili theksoi se vitin e kaluar, fondi kishte mbledhur 16730 dollarë shumica kanë shkuar gjatë Pashkëve të kaluara për familjet në nevojë dhe një pjesë rreth 5000 dollarë kishin shkuar për rinovimin e kullës së Cun Mulajt dhe një sasi për rinovimin e Kishës në Brigje, Rraxë.
Te pranishmit ndoqen e pjesen e dyte të koncertit të Grupit të Valleve, ndërsa pas saj për shendeti në anglisht studentja, Samanta Junçaj.
Jemi krenarë na thanë drejtuesit e Fondit, që kemi kontribuar në restaurimin e Kishës Katolike Shqiptare në Malësi – Rraxë. Duke ofruar mbështetje financiare, ne kemi ndihmuar që kisha të mbetet një vend adhurimi dhe rëndësie kulturore për komunitetin.
Më tej u kalua në një program të bukur artistik të këngëtarëve lokalë, Albina Ndreaj, Albert Abedini dhe Fran Lucaj, me këngë të krahinës dhe patriotike, por numur i bukur për t’u vecuar ishte kënga e këngetare Albina Ndreaj në duet tok me vajzën e saj 7-vjecare.
Gjatë mbrëmjes prof. Anton Lajcaj përshëndeti dhe shoqatat e pranishme dhe mediat dhe veçoi dhe bashkëvendasit e ardhur nga Neë Yorku, Lulash Juncaj dhe bashkatdhetarë të tjerë nga Kanaja. Në fund të aktivitetit u zhvillua edhe një llotari ku fituesve iu shpërndanë bileta për një udhëtim udhëtim në vendlinje, një cifteli kapica dhe bluza me simbole kombëtare.
Dua të veçoj se shoqata dhe fondi Rrapsha janë mjaft aktiv në jetën kulturore dhe patriotike në Michigan Një tjetër projekt i rëndësishëm është Pikniku vjetor i rrapshianëve dhe Festivali Mbarëkombëtar Rapsha në Vitojë, Malësi e Madhe, një festival folklorik që është bërë traditë dhe feston trashëgiminë shqiptare.
Fondi Humanitar Rapsha njeh rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore. Ai është i përkushtuar për të mbështetur dhe festuar kulturën dhe festivalet shqiptare si në Malësi të Madhe, Shqipëri dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke besouar se traditat kulturore luajnë një rol jetik në nxitjen e kohezionit të komunitetit, ruajtjen e identitetit dhe përcjelljen e vlerave nga një brez në tjetrin.