

Liderët më të rëndësishëm të komunitetit shqiptar në New York, veprimtarë të çështjes kombëtare me dekada, nderuan, vlerësuan dhe shprehën mirënjohjen më të thellë e vlerësimin më të lartë për shërbimin dhe përkushtimin diplomatik të Ambasador Ferit Hoxhës në përmbyllje të mandatit të tij në Kombet e Bashkuara. Në darkën e nderimit të shtruar nga gazetari Halil Mula ishin prezent kryetari i Vatrës Elmi Berisha, Xhimi Xhema, Harry Bajraktari, Rrustem Gecaj, Dr.Sulejman Çelaj e personalitete të tjerë shqiptaro-amerikanë. Këtë darkë e nderoi me pjesëmarrjen e veçantë Ambasadori Frank Wisner. Përveç Ambasador Hoxhës, liderët e komunitetit shqiptar i shprehën nderim e falenderim edhe Ambasador Wisner për diplomacinë aktive në ndihmë të çështjes së Kosovës.