NGA ASLLAN BUSHATI/
Në pasditen e 23 prilit 2016, së bashku me vajzën time Arela , me Dalip e Xhemile Greca dhe Adem e Mimoza Belliu po ecnim së bashku nëpër mjedisin e bukur të Fordham University për të arritur tek kisha e këtij institucioni (që mban emrin FORDHAM UNIVERSITY CHAPEL) ku do të mbahej mesha e martesës së Devid Balajt me Leze Ivezajn.Duke bërë shaka i them Dalipit:” More në se kemi ardhur për tu regjistruar në këtë Universitet, nuk është koha e duhur se regjistrimet bëhen në fund të verës . Natyrisht, gjithcka me Kohen. Eshte vone, me thote ai dhe shton: Ne perjetuam Kohen e ndalimeve….Tani duke patur parasysh moshën, të presim edhe ca kohë (qoftë larg) se do të regjistrohemi në universitetin e përjetësisë, dhe atje do tja bëjmë gjyqin Enverit dhe kohes se tij, se pse nuk na la të studionim këtu”. Qeshëm dhe u kënaqem sa u bashkuan me ne edhe Kryetari i Vatrës Dr. Gjon Bucaj me bashkshorten Nikoleta, djalin Aleksander dhe vajzën Teuta. Dhe fill pas tyre na u bashkuan edhe Serxhio Bitici me bashkshorten, ish Kongresmeni Joseph DioGuardi me bashkshorten Shirly , familjar e farefis i Zef Balës dhe Vasel Ivezajt dhe shumë e shumë bashkatdhetarë të tjerë nga shumë vise të Nju Jorkut, Kenerikës, Nju Xhersit e deri nga Belgjika e largët nga e cila vinte Gjelosh Kuraj vetë i gjashtë(vëllai i Lina Balajt).
Dyert e kishës u hapën në orën 4 pas dite, pas së cilës na u cfaq pamja madhështore e këtij institucion të mirënjohur në NY. Në hyrje të sallës kryesore, na shprehen mirseardhjen Zef e Lina Balaj dhe Vasel e Age Ivezaj. Nën tingujt e muzikës kishtare dhe të një shërbimi brilant kishtar, u mbajt ceremonia e kurorës së shenjtë të David Balaj e Leze Ivezaj.Mesha u celebru nga Rev.Donovan(President i Fordham Prepatory School) dhe i asistuar nga Mons.Franco Sekretar I pranë OKB-së për Shtetin e Vatikanit dhe mik personal i Familjes Balaj prej shumë vitesh. Të gjithë u lutëm që cifti të ketë jetë të lumtur dhe të trashëgohen duke menduar se edhe kjo meshë do të ju a mbushë zemrat atyre me gëzim e shpresë për të ardhmen bashkshortore.Vetëm një ndryshim ndodhi se Leze Ivezaj doli prej asaj ceremonie në Leze Balaj.
Pas meshës, në hollin e kishës u mblodhën shumë bashkatdhetar, për të uruar së pari Davidin e Lezen , por edhe për të bërë foto e për të uruar njeri tjetrin. Ndërkohë bashkadhetari i mirnjohur i komunitetit, Ded Dedvukaj (daja i nuses-Lezes), më njohu me nipin e tij (vllajin e Lezes), Nënkolonelin e Ushtrisë Amerikane Mark Ivezaj. U kënaqa dhe u emocionova shumë kur e pashë një mesoburrë shtatlatë e i pashëm ,afër dyzetave me një sasi të madhe medaljesh e dekoratash që shprehnin qartë rezultatet e punës së tij. Ai më foli me shumë simpati edhe për ushtarakë e Ushtrisë Shqiptare me të cilët kishte bashëpunuar në Irak, Afganistan e gjetkë. Në këtë rast kënaqësia mu dyfishu për djelmëninë ushtarake shqiptare si në vendlindje ashtu edhe në SHBA.
Pas pak karvani i gjatë i makinave u drejtu për tek “Mulino’s at Lake Isle Country Club, 660 White Plains Road Eastchester, NY.” Aty na u bashkuan Nënkryetari i Vatrës Agim Rexhaj me bashkshorten Laura, ish konsulli i Shqipërisë në NY dhe anëtari Kryesisë Vatrës Dritan Mishto me bashkshorten Agata, antarët e Këshillit të Urtëve të Vatrës Zef Përnocaj me bashkshorten Mire dhe djalin Albert, Tonin Mirakaj me bashkshorten Mirjana e shume e shumë të tjerë. Lokali ishte në mesin e një mrekullie të vërtetë natyrore rrethuar me pemë e barë jeshil e me një pamje arkitektonike të mrekullueshme.
Në hollin e pjesës aperitive na urdhëruan mirseardhjen Zef e Lina Balaj dhe Vasel e Age Ivezaj. Ushqimi ishte i freskët, i ngrohtë dhe i shijshëm, pije të cdo lloji e shërbim shumë të kulturuar në një ambient të mirëstolisur dhe me verandë. Patëm rastin të njihemi edhe me shume dasmor nga shume krahina shqiptare e me banim në shumë vise të Amerikës e Europës. Zefi dhe Lina na falenderojne duke na ofruar dashuri e respekt disa here dhe në cdo tavolinë. U ndiemë të respektuar e të kënaqur si në gëzimet tona familjare. Dasma e Davidit dhe e Lezes ishte në të njejtën kohë edhe një mundësi për të na miqësuar më shumë me njeri-tjetrin si komunitet.
Nipi I Zef Balës, Gjergj Balaj, me fjalë zemre na uron mirëseardhjen dhe uroi ciftin me trashëgime!
Më pas hymë në restorant i cili ishte stolisur në mënyrën më të mirë të mundëshme. Ushqimi ishte i mrekullueshëm në kuptimin e vërtetë të fjalës, shërbimi shumë i kulturuar gjithashtu dhe një lojë e bukur me dritat e sallës. Një gjë krejt e vecantë ishte prania në cdo tavoline e një shisheje të posacme me emrin David dhe Leze me raki rrushi të shijëshme të bërë posacërisht për këtë darkë nga Zef Balaj. Hijeshinë e darkës e kulmoi hyrja ne sallë dhe ngjitja ne podium e ciftit të ri i cili u prezantu nga kengetari madh popullor Gëzim Nika. Ne vazhdim vallja e ciftit, dy valle popullore shqiptare te ansamblit “Rozafati” të përgatitura nga mjeshtërja koreografe e valles popullore Angjelina Nika dhe argëtim po aq I mrekullueshem nga Gëzim Nika dhe orkestra e tij.Nga mezi i darkës na kënaqi me interpretimin e disa kangëve edhe kushriri i Zef Balës , pukjani Lush Binaku (Marku).
Pranë tavolinës sime qëndronte në një karrge me rrota Pjetër Balaj (vëllai i Zefit), të cilin shkuam ta uronim për nipin David së bashku me Agim Rexhën,por në të njejtën kohë e uruam që të shërohet sa më shpejt që të jetë e mundur edhe Valentin Balaj. U gëzu shumë dhe me pamje stoike e burrërore prej malësori na përcolli me fjalë e me shikim falenderim dhe mirnjohje.
Në krah të podiumit ,në tavolinën e parë qëndronte daja i Davidit, i nderuari Gjelosh Kuraj i cili kishte ardhur nga Belgjika për dasmën e nipit.Gjeloshi njihet mirë nga demokratët dhe anti komunistët në Shqipëri se ka qenë në burgjet e diktaturës për gati 15 vite. Por ai na tregoi se bashkvuajtës të tij në burg kanë qenë edhe Dodë e Luigj Miri nga Gurëza e Milotit, të cilët janë djemt e vëllait të gjyshit të nuses së Davidit. Por nga familja Miri janë pushkatuar 18 vetë nga regjimi totalitar dhe per këtë arsye Ambasadori parë Amerikan në Shqipëri( pas demokracisë) Zoti Rajërson ka bërë vizitë të posacme në Gurrëz për të nderuar viktimat e familjes Miri.
Cfarë koencidence, njerëz të Familjes Miri në Shqipëri dhe të familjes Ivezaj në Malësi( Mali i Zi), pjesë e një origjine familjare, bëjnë lidhje martesore me Balajt e Pukës të njohur si anti komunist dhe atdhetar të spikatur. Shtoj këtu dhe kontributin e madh që ka dhënë Familja Balaj për komunitetin shqiptaro-amerikan, Vatrën, Ligën Qytetare Sqiptaro amerikane, kisha ,katedrale, buste e munomente ne trojet shqiptare,etj, kemi të bëjmë me një miqësi me themele të forta kombëtare shqiptare.
Ishte një dasëm e mrekullueshme, ku të u këndua, u gëzua dhe u festua shqip.
David, rrofsh që na ftove në dasëm. U trashëgofsh e kalofsh jetë të lumtur me Lezen.Dasma jote na dha edhe gëzim edhe respekt e dashuri për njeri tjetrin, por dhe atdhetarizëm. Tu rritë ndera per mot e jete Zef Balaj.
Jakov from Israel says
Ajo qe me trehoqi vemendjen e ketij shkrimi ,perpos dasmes se bukur ne N.Y –ishte se ju ne cdo shkrim (me plot te drejte )Shpreheni ,sa hee ju vjen rasti kunder diktatures se Hoxhes e Shehut qe pushtuan Shqiperine dhe e mbajten ne erresire per nje gjysem shekulli .Bashkohem me kete kor impulsiv e patriotik qe nuk resht se permenduri zezonat e asaj qeverie (Qeveri e shtet i thencin )Sipas meje ne se deri me sot nuk eshte bere nje gjyq pas ngordhjes se E.H.duke denuar vepren e tij monstruoze e tradhetare te kombit –atij albanaktoni tiran qe jetoi po ne Tirane ,ai shtet ka dal nga shinat e nje demokracie te vertete -ku kriminaliteti gjithmone ne rritje -ku vjedhjet haptasne mes te dites jane ne mode ,ku mashtrohet e genjehet per cdo mossukses -eshte tipar i nje shteti qe ka shkuar ne gremine te pashmagehme sepse pas 1990 erdhen ne Shqiperi PD e PS ,apandesitet e PPSH qe po miljonerizohen ne kurriz te te mashtruarve qe akoma nuk duan ta kuptojne kete tragjedi politike qe thellon perdite varferine .Jane ata qeveritare kusare qe bejne vila 50 metroshe –qe blejne syze per femijte me 60000$ ,qe ndertojne fusha basketbolli e pishina nga me lluksozet per vehte ,p[a e vrare mendjen fare se ka te tille atje me shumice qe paret nuk ju dalin as per te paguar medikamentet e skaduara italiane te nxjerra nga depot e qelbura te tyre te pleksura me mafie –camorra e cosa nostra .Ata gjeten ne Shqiperi truallin e pershtateshem per te helmuar vendin duke sjelle aty gjithe “Progresin e tyre zullumqar “E meta me e madhe sot ne Shqiperi -eshte zgjedhesi lehtesisht i manipulueshem , i cili ben “dasmat festive per politikanet qe pas dasmes as qe duam me tja dijne per ta -KU te kam pare or zotni ?