
Valdete Cenalia Dida/
Ky artikull ju dedikohet të gjithave atyre femrave që përveçse janë të përqendruara tek karrieria duke korrur sukses në profesionet e tyre, janë të sukseshme edhe në rolin e tyre si grua dhe si nënë, dijnë t’i kushtojnë vëmendje familjes rritjes, edukimit dhe shkollimit të fëmijëve të tyre.
Të gjitha këto femra të sukseshme kanë vullnet dhe përkushtim për të ecur përpara në karrierën e tyre që e bëjnë kohën për veten e tyre një përparësi duke thyer barrierat për të ndjekur ëndërrat e tyre. Femra shqiptare ka pasqyruar mençuri , sakrifikicë për familjen duke luftuar për të drejtat si pjesë e shoqërisë dhe kombit. Të gjitha këto sakrifikica të grave shqiptare kanë hyrë në histori si model i gruas në të gjitha fushat e veprimit politik, shoqëror dhe ekonomik.
Disa femra shqiptaro – amerikane janë një faktor i rëndësishëm duke marrë pjesë dhe duke bërë politika kombëtare, duke promovuar vlerat e tyre shkencore, kulturore, kou janë duke promovuar vlerat e lashta të kombit shqiptar duke na bërë krenar. Këto janë pasuria e vet shqiptarëve.
Sot këto talente femra shqiptare secila në fushën e saj, në mbarë botën me vlerat e tyre që mbartin kanë ngritur lart ermin nga e kanë origjinën e tyre, duke e bërë të njohur kombin e vjetër shqiptar. Prandaj, Kombi i mban si kurorë mbi kokë!
Fjalët e mira mund të jenë të shkurtëra dhe të lehta për t’u thënë, por jehona e tyre është vërtetë e pafund (Nënë Tereza)
Me të vërtetë jehona ishte e madhe në zgjedhjet e kaluara të vitit 2023, ku fituan katër shqiptarë ku ishin tre femra shqiptaro- amerikane. Violetta Berisha nga Puka, Edit Shkreli nga Shkodra, Emiljana Ulaj nga Tirana.
Violetta Berisha
Thjeshtësia e një gruaja është më e vlefshme se të gjitha diamantet e botës (Sami Frasheri).
Violetta Berisha është një grua e thjeshtë, por një diamant i çmuar për komunitetin shqiptaro-amerikan. Ish antarja e Këshillit të Bashkisë Fervju (Fairview) në Nju Xhersi, shqiptaro – amerikania për herë të parë është zgjedhur e para grua kryetare që 129 vjet në krye te Bashkisë së Fervju ( Fairview) ne shtetin e Nju Xhersit. Ajo me shume krenari e thote origjinen e saj shqiptare kjo eshte nje histori suksesi i gruas shqiptare këtu në Amerikë dhe në mbarë diasporën shqiptare. Violeta edhe pse ishte e angazhuar në punë dhe në politikë njëkohësisht ia doli me sukses të edukonte dhe shkollonte të dy fëmijët e saj Valentinon dhe Sophia duke u bërë një shembull i mrekullueshëm për shoqërinë, ku shpesh thotë – jam krenare për arritjet e fëmijëve të mi.
Gratë e sukseshme si Violetta janë gjithmonë të sukseshme për të ndihmuar të tjerët, janë mirënjohëse për njerëzit që kanë afër vetes.
– Unë do të bëj gjithëçka me fuqinë time për t’ju bërë krenar, për të punuar me integritet dhe përkushtim sidomos për komunitetin shqiptar, për të siguruar që ne të vazhdojmë përparimin e bërë ndër vite. Mbrëmë ajo u përzgjodh gruaja e vitit!
Edit Shkreli
Gjyqtarja e parë shqiptare në Gjykatën Civile në Nju Jork të Qarkut Bronx.
Edit përfundoi studimet e avokaturës në Nju Jork “ Doktor i Ligjit” (Jurist Doctor) me rezultate të shkëlqyera. Punon pranë Gjykatës së Bronxit dhe White Plains. Gjithashtu është pedagoge e përkushtuar në mësimdhënie të cilën e ushtron në Nju Jork “Shkollën e drejtësisë”( Low School).
Edit gjen kohë të jap kontributin e saj në Bordin e Komunitetit të Bronksit (Bronx Community Board) #11 si dhe anëtare të organizatave jo fitim prurëse # Neigborhood Initiatives Development Inc # Albanian – American Educators Association. Gjithë angazhimi i saj në komunitetin shqiptarë atë e qujanë si “Lidere e Komunitetit shqiptaro-amerikan”.
Emiljana Ulaj
Mos lejoni asnjë ndjenjë dekurajimi t’ju godasë dhe në fund do të jeni i sigutë për sukses(Abraham Lincoln)
Këtë sukses e korri shqiptaro-amerikania Emiljana Ulaj me origjinë nga Tirana. Gruaja e parë shqiptaro-amerikane e zgjedhur si anëtare e Bashkisë së Uestçesterit në Nju Jork. Ajo do të jetë një mbështetje e të rinjëve të komunitetit shqiptaro-amerikan këtu në Amerikë, do të jetë zëri i tyre për të gjithë problematikat e tyre dhe në veçanti të atyre që duan të angazhohen në politikë.
Rezarta Mataj
Zgjuarsia këmbëngulja dhe dëshira për të vazhduar më tej studimet janë faktorë kyç dhe për t’a bërë atë të sukseshme në karrierën e saj këtu në Amerikë është Rezarta Mataj nga Kukësi. Ajo mbante titullin “Doktor i Shkencave Juridike” nga Shqipëria.
Ajo ishte shumë e sukseshme si gjyqtare në Shqipëri, pedagoge në Fakultet dhe autore e shumë shkrimeve shkencore. Ardhja e saj në Amerikë ia shtoi akoma me shumë “urinë” për dije dhe për të realizuar ëdërrat e saj. Ajo studoi në Universitetin e shtetit të Arizonës ku merr titullin ” Doktor i Shkencave” ( Jurist Doctor). Arrin të liçensohet si avokate në tre shtete të Amerikës Arizona, Nju Jork dhe Kaliforni. Punon si avokate e markave tregtare (trademark attorney) dhe prej disa vitesh në Legal Zoom Inc. Në Maj të këtu viti Rezarta pret të diplomohet edhe nga Universiteti i Nju Hampshire, Master në fushën e Pronësisë Intelektuale (IP Law LLM).
Është e aktivizuar në Dhomën e Avokatëve të Arizonës (Arizona Bar Institute Leadership). Po ashtu , perfaqeson avokatet e rinj në Dhomën Amerikane të Avokatëve (American Bar Assocation) distrikti i Arizonës dhe Nju Meksiko.
Pavarësisht angazhimit të saj , Rezarta gjen kohë të kontribuoj për komunitetin Shqiptarë në Arizona në Bordin e Shoqatës Shqiptaro – Amerikane të Grave të Arizonës, ku organizon takime me të rinj shqiptarë që duan të ndjekin rrugën e avokatisë në SHBA.
Familja është çerdhja e një njeriu sidomos e femrës. Rezarta krahas angazhimeve të saj është një grua dhe një nënë shembullore e dy vajzave të saj Ana 12 vjeçe dhe Viktorias 9 vjeçe. Ana, Viktoria dhe mbarë diaspora shqiptare ndjehet krenare për Ty Rezarta sepse nga një qytet i vogel, siç është Kukësi, arriti të bëhej gjyqtare në Shqipëri që në moshën 24 vjeçare dhe më rëndësishmja brenda 4 viteve linçensohet si avokate e tre shteteve në Amerikë Rezarta inkurajon çdo të ri të mos dorëzohet dhe nëse vullneti ekziston nuk ka pengesë që e ndalon ëndrrën.
Sekreti i suksesit ishte këmbëngulja e Rezartës që ia arriti qëllimit.
Rezarta Mataj
PhD, Esq.-LZ Legal Services,LLC
Phoenix, Arizona
Blerta Saipi
Për njerëzit e zgjuar e pamundura nuk ekziston sidomos për Blerta Saipin.
Shqiptaro – amerikania Blerta Saipi femër e suksesshme në fushën e mjeksisë, si mjeke infermiere e kardiologjisë e Çertifikuar nga Shoqata Amerikane e mjekëve dhe Infermiereve liçensuar nga shteti i Nju Jorkut.
Duke punuar si mjeke infermiere në fushën e kardiologjisë në spitalin e NORTHWELL, State Island, ajo është e përfshirë dhe në Departamentin e Emergjencave duke kontribuar, sidomos për komunitetin shqiptar në komplikacionet kardiake të pacientëve dhe është aktive në kërkimet shkencore TVT.
Ajo ka krijuar disa programe edukimi në terren në ndihmë të komunitetit, në veçanti të komunitetit shqiptar të State Island për ndërgjegjësimin e valvulave të shëndetshme të zemrës dhe shyrtimin e kancerit të mushkërive.
Punon si pedagoge në Universitetin HOFSTA. Krahas shumë studentëve të tjerë Blerta është një mbështetje dhe orientuese kryesore për studentët shqiptarë duke i ndihmuar dhe ndjekur deri në fund me temat e tyre kërkimore – studimore. Ajo ka marrë disa çmime falë punës së saj të pandashme dhe zgjuarsisë.
Për një grua e cila ka angazhime profesionale, familja është kolona kryesore. Medaljet e arta të Blertës nuk janë vetëm në fushën e kardiologjisë në liçensat dhe çertifikimet por dhe në rolin e gruas dhe nënës. Krahas përkushtimit të saj të shkollimit ajo është përkushtuar edukimit dhe shkollimit të fëmijëve të saj, Suatit 14 vjeçar dhe Ardit 10 vjeçar. Blerta ka sakrifikuar të barazohen kërkesat e familjes me punën shkencore, por shihet qartë se është një kompletim i personalitetit dhe karrierës së saj.
Blerta Saipi
RN, MSN,AGACNP,FNP-BC
Supervisor, Advance Clinical Providers Cardiothoracic
Surgery Structural Heart Coordinator
Adjunct Instructor for Hofrstra Northwell Schoolof Nursing
Staten Island, New York
Lindita Vinca
Dituria është procesi i grumbullimit të fakteve, zgjursia konsiston në thjeshtëzimin e tyre sidomos për shqiptaro – amerikanen Lindita Vinca.
Lindita Vinca është mjeke infermiere e çertifikuar nga Bordi dhe Shoqata Amerikane e Mjekëve dhe Infermiereve e liçensuar nga shteti i Konektikës( Connecticut). Ajo është diplomuar në Universitetin Quinnipiac Master të Shkencave në Infermieri. Ajo fitoi doktoraturën e saj në fushën e infermierisë nga Universiteti Quinnipiac në vitin 2017. Përkushtimi dhe pasioni i saj i vazhdueshëm për profesionin e saj i ka dhënë mundësi të mahnitshme lidershipi. Lindita ka themeluar një organizatë dermatologjike për praktikuesit e Infermiereve dhe asistentët e mjekëve në shtetin e Konektikës në vitin 2022, që shënon arritje në karrierën e saj. Lindita vepron si themeluese dhe Presidente e Organizatës duke u afruar klientëve edukim të vazhdueshëm mjeksor, mentorim dhe trajnim. Lindita Vica praktikon në Hamden, Konektika në dermatologjinë mjeksore duke trajtuar një sërë sëmundjesh të lëkurës. Është autore e disa teksteve të botuara dhe ka dhënë leksione në disa simpoziume akademike të dermatologjisë. Ajo u nderua me çmimin Shtetëror në vitin 2021 për Ekselencë në praktikën klinike nga Shoqata Amerikane e Mjekëve dhe Infermiereve. Revista Quinnipiac Alumni ne vitin 2019 “Saving Our Skins” për njohjen për përsosmëri nën udhëheqjen e infermierisë.
Lindita gjatë rrugëtimit të saj akademik përkushtimin të veçantë ka ndaj familjes si grua dhe nënë e dy fëmijëve të saj Dionit dhe Siannës. Pavarësisht sfidave të shumta që mund të përballet një grua si një nënë që punon, Lindita është e motivuar të vazhdoj me përsosmëri në modelimin e ambicieve të karrierës për fëmijët e saj. Ajo është fituese e disa çmimeve falë përkushtimit dhe pasionit ndaj punës.
Ajo shërben si një model me shpresën se femrat shqiptare do të vazhdojnë të udhëhiqen në të gjitha aspektet e rritjes personale dhe profesionale. Ajo shprehet – Për të arritur gjithçka që është e mundur, ne duhet të përpiqemi të bëjmë të pamundërën dhe duhet të ëndërrojmë të jemi shumë me tepër”
Dr. Lindita Vinca
APRN,DNP
Nurse Practitioner ( Dermatology
Hamden, Connecticut