Bora Balaj – nga Kosova sjell në Amerikë, një copë Shqipëri – Ekspozitë dhe paradë me veshjet tradicionale shqiptare/
Hartford – Connecticut : Nën organizimimin e Agjencisë së Modës ”Bora fashion” nga Gjakovarja, Bora Balaj, dhe asistentes së saj Hana Mirdita, në SHBA, u mbajt dje një sfilatë mode me veshje kombëtare nga të gjitha trevat shqiptare, dhe u hapë me këtë rast edhe një ekspozitë në mjediset e sallës, kështu të paktën njoftohet në rrjetin shqoqëror të medias sociale Facebook – nga Bora Balaj.
Aty shifet se stilistja e njohur Bora Balaj – ka paraqitur, dje mbas Nju Jorkut, javën e kaluar koleksionin e saj të famshëm me veshjet tradicionale shqiptare nga të gjitha trevat në “Fashion Show By Bora Balaj”, e cila u mbajt në qytetin Hartford të Connecticut, të dielën, 3 prill 2016.
Kjo sfilatë emocionuese dhe me vlera artistike e kombëtare, ka paraqitur përsëri, disa nga veshjet më të bukura tradicionale, nga disa trevat shqiptare prej nga jugu në veri të Shqiptarisë, duke përfshirë veshjet më joshëse, veshjet e dasmës dhe stolit (aksesorët) që mbajnë në veshjet e kostumeve popullore, ngjyra të pasura e të shëndritshme, qëndisje të zanave shqiptare.
Bora Balaj – fituese e disa çmimeve , autore e organizmit të disa sfilatave në Kosovë, Shqipëri, dhe SHBA, autore e disa disa librave me veshjet folklorike shqiptare, artistia kosovare, është nga Gjakova – Kosovë, por tani ajo po jeton këtu në Connecticut – USA.
“Është një nder dhe krenari për mua për të organizuar edhe në diasporën shqiptare në Amerikë, siflita të tilla me veshjet popullore shqiptare “, thotë, Bora Balaj, në një faleminderim për të gjithë pjesë marrësit dhe ata që kontribuan në këtë sfiliatë, e cila, po përfaqëson një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë historike dhe kulturore shqiptare, me këto shfaqje të modës, duke na ekspozuar veshjet tradicionale nga rajone të ndryshme të Shqipërisë, për burrat dhe gratë shqiptare nga të gjitha trevat .
“Çfarë, i bën shqiptarët duke preformuar me kostumet tona të bukura tradicionale shqiptare unike, që këto kostume popullore janë marrë dhe janë ruajtur me kujdes, ashtu origjinale nga zonat e tjera shqiptare në Ballkan, të punuara dhe me qëndisje ashtu si quhen ato punë me dorë të bukur, nga gratë shqiptare. Veshjet tradicionale popullore që janë shumë të rralla, të gjalla dhe të pasura në ngjyra dhe në larmi e në detaje “, thotë stilistja e suksesshëme, artistja nga Kosova, Bora Balaj.
Rock stari strugan Haxhi Dauti – Kryetari i organizatës Këshilli Kombëtar Shqiptar KSHA, na tha në telefonë se kjo shfaqje e bukur kombëtar që organizohet nga “Fashion Show By Bora Balajt”, ka për të mbetur gjatë në mendjen tonë, ajo ka për të dhenë efektin e vet tek ne shqiptarët e Amerikës, fëmijët tanë të cilët e pritën me shumë gëzim “Fashion Show By Bora Balaj”,- Ishte me të vërtet fabulouse ” na tha Haxhi Dauti, që ishte dhe një nga pjesëmarrësit dhe e ka përshëndetur këtë event.
Ky manifestim i defilimit të bukurisë shqiptare, u mbajt në mjediset e sallave lukosze në qytetin e Hartfordit në Kenketiket qytet ku jetojnë më shumë se 25 mijë shqiptarë, nga Shqipëria, Kosova dhe viset shqiptare .
Në këtë sfilatë të organizuar Agjencia e Modës ”Bora fashion” morën pjesë përveç stilistë nga diaspora në zonën e Tri-Shteshit, edhe asamblesiti i parë shqiptarë në Asamblenë e Nju Jorkut, Mark Gjonaj, i cili me prezencën e tij ia shtojë edhe më shumë vlerësimin e këtij manifestimi.
Në mesin e të pranishmëve në këtë Sfilatë, ishte edhe Presidenti për SHBA- dhe Kanada, i degës së Rrjetit të Biznesve Shqiptare në Botë , zoti Elmi Berisha, aktori dhe producenti i njohur Xhevat Limani, me pathosin e tij ka recituar dhe ka përshëndetur eventin. Veprimtari Simon Qafa, fotografja Mimoza Rexhepi, edhe aktorë, artistë, veprimtarë të dalluar të komunitetit, pastaj të rinjë dhe të reja shqptare nga qyteti Hartford e rrethina e tij, si dhe nxënës dhe të rinj e të reja nga qytetet e tjera nga zona e Tri Shteshit ishin pjesëmarës.
Të pranishmit argëtuan me këngë e valle, dhe shijuan ushqimet tradicionale shqiptare nga restorantet e shqiptareve në këtë zonë, pastaj nga mysafirët të Sfilatës të cilët ishin edhe anëtarët të shoqatës së gruas shqiptare në Amerikë “Marigona” në Nju Xhersi ,me kryetare Sabie Veseli, të cilat u paraqitën me veshjet popullore te nuses nga treva e Strugës, edhe ata para këtij publiku kan përshëndetur këtë eveniment të madh kulturor.
Në këtë sifilatë, që do të mbetet gjatë në mendjen e pjesëmarrësve, u paraqitë edhe ekspozita me fotografi me veshje kombëtare nga të gjitha trevat shqiptare punuar nga Bora Balaj, dhe u këndua e vallëzua shqip.
Së fundi shkruajn pjesëmarresit, se ishte kënaqësi të shihje bashkëkombësit të mbledhur rreth sfilatës së veshjeve të traditës sonë shekullore, por, edhe më kenaqësi ishte të shifje në sallë ishte edhe prezencën e shumë të rinjëve e të rejave shqiptare në Amerikë, e miqve tanë amerikanë, e të huaj, që jep me kuptuar se ne shqiptarë edhe në disaporë dimë të ruajmë dhe të mabjmë veshjet tona popullore, të i vlerësojmë dhe t’a dimë rendësinë e këtyre veshjeve popullore, për trashëguar ndër breza edhe vlerat e kulturës tonë kombëtare, kësaj kulture të lashtë Ilire, me visare të paçmuara të traditës dhe kulturës Shqiptare.
Përgatiti – Beqir SINA – New York