Me dt 27 Nentor 2014 Dega Vatra Hartford CT organizoi me komunitetin shqiptar Festen e Flamurit, ne nje Mbremje festive Madheshtore nen tingujt e muzikes shqiptare te te gjitha trevave me kengetaret respektive Ylli Baka dhe Entela Ilirjani, ndezen Flakadanin e Shqiptarise, Shpalosen Krenarine Kombetare si pjese e Identitetit Shqiptar ne Token e Bekuar te Amerikes, dhe per disa ore me rradhe Hartfordi u shendrrua “Vlora” Shqiptare, “Vlora” e Pavaresise, Vlora e Ismail Qemalit, Vlora e Flamurit! Kete Mbremje Festive e nderoi me Prezencen dhe Fjalen e tij pershendetese Kryebashkiaku i Kryeqytetit te Shtetit te Connecticut-it -z. Pedro E. Segarra dhe pjesetare nga stafi i tij. Sikunder u shpreh z. Pedro E. Segarra-Sot u ndjeva Shqiptar edhe une, dhe jam shume i impresionuar nga Krenari Kombetare qe ju po tregoni sot! Ne kete Mbremje Festive nuk mungoi edhe Familja ime me niper e mbesat e mija, qe nga Joshua, Angelo, Marrisa, Lira dhe Emma 6 muajshe te veshur me ngjyrat kombetare te flamurit tone Shqiptar. Me kete rast ju Shpreh Bashkekombasve te mij kudo qe ndodhen ne trojet shqiptare e Bote :Gezuar Festen e Flamurit!
Nderime Respekte e Atdhedashuri
.
Raimonda MOISIU/
Hartford CT USA