Nga Alfons Grishaj/
1- Alfa :
Historia është udhërrëfyesja jonë, memorja e datave dhe ngjarjeve, korrektorja e hamendjeve dhe orës së harresës. Çdo historian serioz sjell të kaluarën në fokusimin e tashmes , çfarë i jep atij një status të veçantë në shkencë, sepse neve nuk na mbetet asgjë tjetër, vetem të sjellim para lexuesit copëzat historike të daltuara nga ata.
Sot, historia na sjell fjalen demagogji dhe demagogun e parë. Etimologjia e fjalës demagog rrjell nga greqishtja ( lider popullor ), po ashtu dhe demagogu i parë na vjen nga Greqia e lashtë, Gjenerali athinas Cleon, pinjoll i një familje fisnike aristrokate, por që në thelb ishte këmbë e krye kundër aristrokracisë dhe intelektualëve. Oratoria e tij pluskonte neveri ndaj klasës që i përkiste. Cleon u shfaq i pashpirtë në masakrimin e qytetarëve të vet ku e vulosi demagogjinë si gënjeshtër dhe gjak.
Pothuajse kanë kaluar rreth dy mijë e pesqind vjet që kur i pushuan bëmat…ndërsa trashëgimia dhe emri keq vazhdon dhe sot. Për Cleon kanë shkrojtur autorë që nga antikiteti, Aristofani, Thoukudides, deri në ditët tona , Lane etj.
Siç dihet, demagogët kanë qenë dhe janë udhëheqës kundër elitave. Retorika demagogjike fillon si tupan populist dhe kulmon skeptër autoritarist. Mencken thoshte: Demagogu është njeriu që predikon doktrinën, që e di që nuk është e vërtetë tek njerëzit që i di që janë idiotë.
2 –Simptomat:
Në këndvështrimin informativ aktual: mbushja e faqeve të emajlave, mediave me gënjeshtra , protoganizëm parazitësh, kantalenë sorrash, nëntekste qukapikësh, thirrje hipokritësh, kataris vemjesh, lavdi fluskash, trashëgimi patriotike rrenash, fjalime bombastike etj janë prapavija dhe mendja e “ prostitutave digitale” (siç thotë një miku im), por dhe simptomat e para të shpirtligësisë demagoge.
A e dini si e padisin veten demagogët? Çdo të mirë dhe zgjuarsi të tjerëve e kundërshtojnë! Këmbëngulin kuturu, tjerrin gënjeshtra, akuzojnë të tjerët me një shpirtëligësi të pafundme. Fjalime të stisura me sentenca emocionale e të mbushura më hamendje e premtime boshe.
Dëgjojini më vëmendje fjalimet e tyre në parlamente… Analizoni shkrimet dhe prononcimet në media pastaj ndaluni për një moment dhe pyesni për kulturën , origjinën e familjeve e tradicionin: çfarë kanë bërë për shkencë, atdhe, fe e demokraci? Dhe atje do gjeni përgjigjen që ju mundon.
3- Ballafaqimi fatal:
Demagogët e mëdhenj që u zgjodhën në krye të shteteve, i kthyen vendet e tyre në diktatura, duke notuar kundër rrjellës së logjikës humane. Që pas Çleon, demagogët u shfaqën në Romë, Francë me Robespierin deri në rusinë e Vladimir Uljanov Lenin, mjeshtri i terrorit të kuq, i cili urdhëroi vrasjen e Car Nikolla II , dhe për shtatë vite me rrallë mbolli terror dhe vdekje. Sikur të jetonte më gjatë, një Zot e di çfarë do të kish bërë! Lenini u plagos nga Izraelito-Ukrainësja, Feiga Haimovna Roytbalt, ose Fanni Kaplan. Vetë Gorki që ishte miku tij më i ngushtë e kritikoi disa herë për kursin e gabuar, por ai jo vetëm nuk e dëgjoi, por e izoloi me preteksin se, Gorki ishte tuberkuloz dhe duhej lënë i qetë. Gorki (atodidakt), shkrimtar i madh, i njohur si babai i socializmit, e quajti Leninin: “Mashtrues gjakftohtë”. Ndërsa Lenini vdiq nga neurosifilizi dhe fama e tij mbretëroi si diktator, legjenda e Maxim Gorkit u lartësua si shkrimtari më i dekoruar në historinë e njerëzimit.
Antipodi i filozofisë Leniniste, nacional-socialisti Adolf Hitler, dhe pse nuk e kishte arsimin e Leninit ( vetëm 12 klasë dhe mbeti piktor paakademi), nuk e pengoi atë të dilte në krye të Partisë Nacional-Sociale. Në burg shkrojti, “Mein Kamph”. Falë artit të demagogut helmoi një popull të tërë në luftë palavdi. Siç dihet historikisht , Hitleri përfundoi i djegur me Eva Braun.Pas vdekjes, u ngjall interesi për pikturat e tij të ndaluara ku u shitën në ankand nga $100.000 deri në $ 400.000.
Dikush mund të mendojë se fruti i ndaluar është më i ëmbli … Jo, njerëz! Fruti i ndaluar është tragjedia që ne vuajmë dhe do t’a paguajmë përditë deri në ditën e fundit .
Musolini (poet dhe gazetar), një ndër poetët e Italisë, babai i Fashizmit. Ashtu si të gjithë demagogët diktatorë, ai notonte midis sentimentalizmit, pamëshirshmërisë dhe narcisizmit.
U var nga populli Italian me kokë poshtë së bashku me Clara Petacci.
Senatori amerikan, Huey Long (demagog, majtist i tërbuar), u qëllua nga Karl Weis , ku pas dy ditësh vdiq.
Mjerisht dhe religjioni ra në prehërin e demagogjisë. Kisha amerikane nuk pati përjashtim. Në Detroit lulëzoi prifti demagog Father Charles Coughlin, i cili bëri një radio, duke arritur në një kohë rekord 30 milionë fansa nga 120 milonë qytetarë që kishte atëherë Amerika. Ai e mbrojti Kishën me stilin e vet. Denoncoi ashpër Ku Klux Klanin. Suportoi Franklin Dilano Rusvelt dhe e kritikoi atë më vonë për miqësinë e tij me çifutë, duke dalur haptas kundër tyre dhe përkrahur Nazi- Fashizmin. Thirrja e tij : “Të implementohet politika Nazi-Fashiste dhe në Amerikë”, la një shije shumë të keqe. Mbase Father Coughlin po hakmerrej ndaj çifutit demagog Lewis Levin ( siç shkrojtën disa), që pas Ku Klux Klanit, Levin pat qenë anti-katoliku më i egër në Amerikë. Megjithatë, këto thënie nuk u vërtetuan asnjëherë. Father Coughlin fliste në radio prej kullës së “The National Shrine of the Little Flower Catholic Church”. Ai fliste më tepër për politikë se sa për religjion, duke minimizuar misionin e tij pastoral , gjë që solli reagimin e Vatikanit. …
Kisha dhe kulla ku ka folur Coughlin vazhdon të ekzistojë në Twelve Mile Rd. Royal Oak.
Tani demokratët amerikanë kanë filluar t’a quajnë demagog dhe Donald Trump ! Fatmirësisht, ai nuk ka premisa të tilla për vetë faktin se është një biznesmen i suksesshëm dhe perandorinë e biznesit nuk e ka ndërtuar me fjalë boshe e plaçkë, por me djersë. Ai nuk është gënjeshtar si të tjerët. Shpesh herë, sinqeriteti i tij ia kalon dhe inoçencës fëminore. Dhe pse, Geert Wilders ( demagogu anti-islam) e përkrah parezerva, duke thënë: “ Neve na duhen udhëheqës trima si ai “, kjo nuk e bën Trump si Wilders, Udo Voigt, Karl Lueger etj. Nëse Amerika do ketë fat t’a rizgjedhë përsëri Donald Trump për President, kursi amerikan do ndryshojë përgjithmonë. Pas mandatit tij, Ron DeSantes, do e çimentonte prosperitetin e Perandorisë amerikane në vitet më pas.
Gjeniu që djersit, në një ditë mund të arrijë një shekull, kurse demagogu mund të llomotisë një shekull pa mundur të arrijë dot një natë finale të fildishtë. Kalbëzimi i demagogut fillon që në leksionet e para pa arritur të shijojë të fundit…
Demagogë ka pasur dhe ka edhe Shqipëria jonë e varfër : Enver Hoxha dhe tani Edi Rama (ka dhë të tjerë demagogë bubajka ). I pari pati një vdekje nga komplikacionet (haluçinacionet e vrasjeve të shokëve) e diabetit që ia shkatërroi zemrën. Ndërsa i dyti, njihet si demagog teatral që jeton në botën e dollarit dhe në ekstazë të pushtetit absolut që ia ka errësuar kufirin e ndërgjegjes “pazio” e bën atë shpesh tragji-komik dhe arson si Nero. Vërtetë një Nero dhe në shkatërrimet e ndërtesave, “për të ndërtuar qytetete magjike” pas Romës së djegur !
Paplikola thoshte për Nero: “ I do not believe that there is a man on earth to whom it would be safe for the people to entrust the power of despot…Nero was said to be blest with a kind and affectionate heart ; but the powers of the despot intoxicated his mind.” Nero përdori aftësitë e demagogut duke u kthyer një person i pashpirtë kundër popullit të vet. Fjalët e fundit të Neros ishin : “Qualis artifex pereo” që do të thotë , “ Çfarë artisti vdes me mua ? ” – dhe ai vazhdoi – “ Shumë vonë , por ah , çfarë besnikërie!” Fjalët ishin për kalorësin që u mundua t’i shpëtonte jetën.
Aktualisht, klani i Edi Ramës , me shëmtinë që bëri kundër simbolit të demokracisë Sali Berisha i afroi vetes një fund neronian, ndërsa demokracisë shqiptare : udhëkryqin më të rrezikshëm në historinë e pluralizmit shqiptar. Mendohet se kjo ngjarje është dhe fillimi i fundit i tragjedisë së Edi Ramës. Këto ditë, anë e kënd globit ( ku ka shqiptarë) nuk flitet gjë tjetër, vetëm akti i turpshëm që bëri një mercenar i PS-së , duke goditur simbolin dhe liderin historik të PD-së dhe mbi të gjitha, një 78 vjeçar , akt anti-human në botën e lirë!! Ka zëra se, pas këtij akti të dënueshëm , Edi Rama nuk do jetë kurrë më i sigurtë biles , as në Fort Knox!
Për mua këto zëra nuk janë “Ankthi i Abrahamit”, siç thoshte, Kirkeergard. Thjeshtë, nuk kam dëshirë të ndodhin gjëra të shëmtuara kundër asnjë krahu, veçanërisht për shqipfolësit , por dhe për shpirtrat e gjuhëve të tjera. Po ! Ndërsa shikon si boshatiset Shqipëria dhe përditë e më tepër merr tatëpjetën, humbja e një demagogu do çlironte dhe ndryshonte balancën pozitive humane në raport me negativen.
Papagali me përsëritjen e fjalëve fiton trofenë në tokë, por falkoni perigrin ia merr atë nga qielli.…
4- Exit:
Demagogët, asnjëherë nuk e njohin limitin e vet deri në vetëshkatërrim. Sikur t’a dinin limitin e tyre dhe të bënin një dalje të zgjuar nga kurthi i vetvetes … mund të lëvdoheshin dhe si vizionarë. Garibaldi qe një i tillë. Ai unifikoi Italinë. Njëmijë këmishë kuqtë e tij kanë hyrë në histori si immortal , sepse dhe kur plagoseshin nuk u shihej gjaku, gjë që u kallte datën kundërshtarëve !
Garibaldi ishte Gjeneral revolucionar republikan, megjithëse i përkëdhelur deri në Amerikë (Abraham Linkoln e kërkoi për Gjeneral) , gjithmonë i njohu meritat dhe limitet e veta. Sikur Hitleri (të bënte atë gjë që bëri Garibaldi kur bashkoi Italinë), t’i largohej verbërisë së “Perandorisë së Rracës Ariane”, ai do të mbetej një hero i popujve gjermanfolës. Gjithashtu dhe Enver Hoxha , pas çlirimit të kishte një exit me qasje humane do të mbetej një legjendë për shumë shqipfolës në planet. Po , a ka demagogu ndërgjegje dhe besë?
Fare thjeshtë, demagogut mund t’i veshësh dhe mantelin e renegatit dhe për renegatët, Niçe tek libri “Kështu foli Zarathustra” shkrojti: “Ne përsëri u bëmë fetarë – kështu llomotisin disa renegatë, por mjaft nga ta janë kaq burracakë sa nuk rrëfejnë asgjë”.
Objektivisht, nuk duhet vënë i gjithë faji tek Demagogët që bëhen tiranë, por duhet vënë faji tek inteligjenca, bashkëpunëtorët dhe populli që i përkrah për t’i glorifikuar deri në mit. Kujtoni për një moment sheshet që mbusheshin me popull ku në ekstazë brohorisnin udhëheqësit e tyre, Hiltler e Musolin. Dhe më vonë , bash populli që i lartësoi i dënoi me ashpërsinë më të madhe !
Çuditërisht, që të zgjosh një popull nga agonia… u dashka t’a keqpërdorësh për t’a ringritur atë drejt marshit të lirisë.
Mendoj se, kur Çita (Cheetah) lodhet dhe bie, breshka (Testudinata) është kafsha më e shpejtë në planet…
Që nga koha e Babelit, Zoti e dënoi njerëzimin për të folur disa gjuhë, sikurse shqiptarëve u dha gjuhën e vet. Dhe pse në Planet janë evidente 3000 gjuhë që fliten, vetëm 100 prej tyre shkruhen. Gjuha jonë hyn ndër tri gjuhët më të vjetra të patjetërsueshme dhe është një nga 100 gjuhët që shkruhen, por përsëri ka mbetur e pafiltruar nga ngjalat renegate që nuk ditën dhe nuk deshën kurrë t’a lartësonin shkencërisht si një ndër gjuhët më të vjetra të qytetërimit. Në të shumtën e rasteve dhe pse flasim shqip nuk mund të merremi vesh me njëri-tjetrin, ngaqë PLAÇKA luftoi gjithnjë kundër nacionalizmit , idealizmit dhe inteiigjencës reale nacionale.
“Mandala” dhe “Jantras”, fjalë nga Sanskrinishtja, që përkthehen: “rreth” dhe “instrument”. Respektivisht këto dy fjalë reprezentojnë skemën e experiencës spirituale, pneuma ! Ndërsa tek ne këto dy fjalë përkthehen : “Klan” dhe “Vegël”. Klan-i që përdor popullin e vet si vegël për tu majmur dhe pasuruar në mënyrë ilegjitime. Ndërsa populli shqipfolës lufton për të mbijetuar, demagogët dhe renegatët luftojnë për luks dhe zona influence.
Demagogjia është webi që lind diktatura, kaos e varfëri. Nëse, sita e fatosave të lirisë sit bubajkat demagogjike dhe renegate, kufiri i shqipfolësve do lulëzojë parajsen në tokë pa e kërkuar atë nëpër botë dhe qiell.
Zero demagogë e renegatë. Kombi jonë do ketë zhvillim, bekime e uratë !