-PS: NUK ESHTE PARLAMENTARI YNE PRENGA/
– Prenga: Jam i pafajshëm, ja certifikata e sigurisë/
Partia Demokratike do të kërkojë në seancën e së enjtes në Kuvendin e Shqipërisë largimin e Armando Prengës, miratimin e vendimit që fut në fuqi të ligjit për dekriminalizimit dhe largimin e deputetëve Koço Kokdhimës, Valentina Leskajt. Në përfundim të mbledhjes së Grupit Parlamentar demokrat, Basha tha se zhvillimet thërrasin për një gjykim dhe aksion mbarë popullor që nuk mund të kufizohet tek PD. “Edhe socialistët e kuptojnë se punojnë për një kupolë njerëzish, Edi Ramën, Koço Kokëdhimën, Ilir Beqajn dhe Saimir Tahirin dhe jo për shqiptarët. Përballja me këtë regjim është e gjithanshme. Përballja në kuvend të enjten nis me një sërë kushtesh. Ndër to janë pjesë e marëveshjes së 24 dhjetorit që është largimi i Armando Prengës, miratimi i vendimit që fut në fuqi ligjin për dekriminalizimin. Miratimi të enjten i largimit të Koço Kokëdhimës, Valentina Leskajt. Mosplotësimi i këtyre kërkesave do të çojë në mosfunksionimin normal të Kuvendit”, theksoi Basha.Partia Demokratike ka dalë me disa kushte, plotësimi ose jo i të cilave mund të vendosin edhe për qëndrimin e opozitës me Parlamentin. Mes këtyre kushteve, kryesor është dekriminalizimi, për të cilin demokratët kanë dorëzuar tashmë në Kuvend kërkesën për kalimin e tij që këtë të enjte.
Por pse ky rikthim këmbëngulës dhe i ngutshëm i PD-së për dekriminalizimin? Lulzim Basha ka vetëm një shpjegim dhe ai lidhet me rikthimin në Kuvend të deputetit Armando Prenga.
“Përballja në Parlament me këtë regjim do të nisë të enjten me një sërë kushtesh, mosplotësimi i të cilave do të çojë në masat e grupit parlamentar për të pamundësuar funksionimin normal të Parlamentit, por thelbi është dekriminalizimi. Për sa kohë që simbolet e dekriminalizimit, si Armando Prenga, siç është ai sot simbol i kriminalizimit, i deputetit që qëllon dhe gjakos me armë pa leje në derën e komisariatit, e kanë rrugën e hapur në Kuvend , atëherë ky institucion dhe kjo foltore nuk do të funksionojnë normalisht”, tha Basha.
Sipas Bashës për dekriminalizimin nuk ka asnjë pengesë, përveç vullnetit politik dhe për mungesë të tij, kreu i demokratëve akuzoi drejtpërdrejtë Edi Ramën.
“PD ka këmbëngulur për miratimin sa më shpejt të akteve, ndërsa PS nuk ka lëvizur gishtin në këtë drejtim. Çdo vonesë në këtë drejtim ngarkon me përgjegjësi Edi Ramën dhe kupolën e tij. Pa zgjidhur çështjen e një njeriu që gjakos qytetarët e vet dhe më pas ulet në Parlament, nuk ka qetësi”, tha Basha.
Ndërkohë, deklaratën e Partisë Socialiste, ku njofton se Armando Prenga nuk është më pjesë e grupit të vet parlamentar, Lulzim Basha e quajti “truk të Edi Ramës për t’i hedhur hi syve ndërkombëtarëve dhe qytetarëve”.
Prenga: Jam i pafajshëm, ja certifikata e sigurisë/
Deputeti që po kthehet në betejën parlamentare të rradhës së Partisë Demokratike, Armand Prenga sqaroi për Top Channel pozicionin e tij.
“Është lajthitje e opozitës që kërkon që unë të mos bëj detyrën time si deputet. Në një kohë që Xhelal Mziu, kryetar Ii Bashkisë së Kamzës ushtron detyrën e tij, pavarësisht se ka një vendim gjykate që e ka dënuar atë. Për mua ende nuk ka një vendim gjykate. Çështja është në proces dhe duhet të presim vendimin e Gjykatës. Por kjo që po bën opozita, është njësoj sikur një kryetar partie të mazhorancës të kërkojë bllokimin e punës në të gjitha bashkitë e vendit se Xhelal Mziu është ende në detyrë edhe pse ka një vendim gjykate për të”, ka thënë Prenga.
Prenga shton se opozita po e identifikon atë më kot si deputet të Partisë Socialiste, në një kohë që ai është përjashtuar nga ky grupim dhe tashmë është një deputet i pavarur.
Deputeti që po gjykohet për ngjarjen e Laçit, shton se emri i tij nuk mund të lidhet nga opozita me procesin e dekriminalizimit. Armand Prenga thote së ai është prej dy mandatesh deputet dhe emri i tij nuk është përmendur asnjëherë po nga kjo opozitë, si deputet që ka probleme me drejtësinë. Ai shton se gjykata e la me detyrim paraqitje për ngjarjen për të cilën akuzohet, për shkak të mungesës së provave që e implikojnë atë.
Duke u shprehur i gatshëm të plotësojë formularin e vetëdeklarimit, deputeti i komisionit të sigurisë për Top Channel bën publike edhe certifikatën e sigurisë, që sipas tij është garancia se ai ka kaluar në disa filtra kontrolli nga institucione të ndryshme. Nëse opozita do ta ngrejë këtë çështje në Parlament, Prenga thote se do t’u përgjigjet nga foltorja e Kuvendit.
Partia Socialiste gjithashtu ka deklaruar se Armand Prenga nuk është më pjesë e grupit parlamentar të saj.
“Në janar të 2016, Prenga nuk figuron më si anëtar i grupit parlamentar socialist, në bazë të vetëdeklarimit të çdo deputeti për përkatësinë në grupimet parlamentare” – sqaron PS.(Top Channel
lekmirakaj says
Si duket jane marr vesht qe mos te bejne reformen e sistemit te drejtesise dhe byron e hetimit.Njera pale provokon me deputetin Prenga ,pala tjeter bene te revoltuarin.Qelimi mos te behet reforma e drejtesise dhe negociat me B.E te shtyhen ne pafundesi.Shkurt asnjera pale nuk don te loze me rregullat e demokracise dhe ligjit qe aplikojne vendet e Evropes