


Kadire Tahiraj, drejtuese e Qendrës për Promovimin e Drejtave të Grave në Kosovë, në një rrëfim ekskluziv për gazetën Dielli të Federatës Vatra në New York, dhënë Editorit Sokol Paja, ekspozon me detaje për publikun, punën e jashtëzakonshme të organizatës në mbështetje dhe ngritje të mirëqenies për gratë e mbijetuara të luftës në Kosovë. Qendra për Promovimin e Drejtave të Grave vepron në fushen e të drejtave të gruas dhe identifikimi i rasteve të keqtrajtuara në luftë dhe mundëson rehabilitimin, trajtimin, mundësimin e procesit të aplikimit për njohjen e statusit të të mbijetuarëve dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
QENDRA PËR PROMOVIMIN E DREJTAVE TË GRAVE
Qendra për Promovimin e Drejtave të Grave është themeluar si organizatë joqeveritare më 14.02.2013 dhe që nga themelimi i saj misionin kryesor të saj e ka përqendruar në mbështetje dhe ngritje të mirëqenies për gratë e mbijetuara të luftës së fundit në Kosovë. Përvoja jonë në fushen e të drejtave të gruas është e mëhershme dhe identifikimi i rasteve të keqtrajtuara në luftë është një prej veprimtarive. Përgjatë shumë viteve punë të realizuara në qendrën tonë kemi arritur që të mundësojmë rehabilitimin, trajtimin, mundësimin e procesit të aplikimit për njohjen e statusit të të mbijetuarëve dhunës seksuale gjatë luftës, por gjithashtu kemi arritur që nëpërmjet trajnimeve, kurseve dhe aktivitetee të ndryshme të kontribuojmë gjithashtu edhe në fuqizimin ekonomik të këtyre grave. Ne si QPDG që nga vitet e para të fillimit të punës e deri më sot kemi realizuar një besueshmëri të plotë të grave të anëtarësuara në qendrën tonë duke mundësuar jo vetëm procesin e aplikimit por edhe një hapësirë të lirë për ta vizituar dhe gjithashtu duke shfrytëzuar hapësirat e lira të qendrës tonë për të realizuar aktivitete dhe punime të shumta, gjë që ka ndikuar tejet pozitivisht në mirëqenien e tyre dhe fuqizimin e tyre njëkohësisht.
IDENTIFIKIMI I RASTEVE TË REJA TË FEMRAVE QË KANË PËRJETUAR TRAUMA GJATË LUFTËS
Momentalisht punën tonë realizative jemi duke e përkushtuar si edhe më parë në mbështetje të grave të mbijetuara të luftës së fundit në Kosovë, në këtë mënyrë duke mundësuar të gjitha procedurat rreth procesit të aplikimit, paraqitjen, mbajtjen e seancave psikosociale, mundësimin e procesit të aplikimit, paraqitjen fizike në panelin intervistues në Komisionin Qeveritar, dhe të gjitha sqarimet e nevojshme për të gjitha anëtaret e paraqitura në këtë cilësi në qendrën tonë. Gjithashtu në këtë periudhë jemi të përfshirë në projekte të tjera afatshkurtra, gjithashtu duke pasur synimin kryesor mbështetjen psikosociale për këto gra, në këtë formë duke mbajtur takime gjithëpërfshirëse në shumë komuna, për të mundësuar zgjerimin e informacioneve lidhur me procesin e njohjes së statusit dhe identifikimin e rasteve të reja që kanë përjetuar trauma gjatë luftës.
SUKSESI I VIZITËS NË NEW YORK DHE WASHINGTON
Unë si drejtoreshë e Qendrës për Promovimin e Drejtave të Grave isha nderuar të jem e ftuar në vizitë në New York nga qendra e të drejtave të njeriut Simon Wiesenthal dhe Rally for Her Justice në një event ndërgjegjësimi për krimet e luftës në Kosovëe dhe dhunën si mjet lufte. Pjesë e kësaj ngjarje ishte nje ekspozite e fotografes Marissa Roth me imazhe të grave ne konflikt ne bote dhe ne Kosove, nje panel prestigjioz si dhe nje ekspozite e punimeve të të mbijetuarave te Qendres tone. Mirënjohje per mikun e madh te shqiptareve Eliot Engel, Mark Gjonaj, Harry Bajraktari, Ambasador Ferit Hoxha, Tanya Domi, Konsullin Lulzim Krasniqi e shume personalitete shqiptare qe na mbeshteten fuqishem ne New York. Kerkoj ndjese nese kam harruar ndonje emer, por mirenjohjen dhe falenderimin tone do ta kene perhere. Gjithashtu isha e privilegjuar të ftohem ne nje vizite ne Washington të takohem me Kongresmenin Collin Allred dhe shume të tjere për të ndare historine e dhimbshme të të mbijetuarave dhe luftes për drejtesi. U paraqitëm në mënyrë dinjitoze së bashku me Besarta Jasharin, Vera Mjekun, Vasfije Krasniqi Goodman dhe ekipi qe na shoqeronte ku na u dha një mbështetje e fortë në kauzen tonë. U jam mirenjohes dhe mediave shqiptare ne New York qe na pasqyruan e na dhane nje mbeshtetje shume te madhe.
MË SHUMË MBËSHTETJE E VËMENDJE NGA INSTITUCIONET NË KOSOVË E DERI TE DIASPORA
Ne si qendër synojmë që çdo herë e më shumë këto gra të mbështeten më fuqishëm nga ana institucionale por edhe më gjerë, me njohjen dhe respektimin e kësaj kategorie do të ishte një favor më i fuqishëm drejt zbehjes së stigmatizimit në komunitetin ku këto gra jetojnë dhe veprojnë, do mundësohej lëvizje më e lirë, opinion më i lirë, dhe si shoqëri do të vepronim më me kujdes me këtë kategori e cila çdo ditë frymon e mbyllur në ambientet që gjithashtu veprojmë edhe ne pa e kuptuar që ne si rreth familjar, shoqëror apo edhe më tej, nuk jemi duke i trajtuar me dinjitet e krenari mjaftueshëm këto gra te jashtëzakonshme.
GRA DINJITOZE QË NË ÇDO PUNIM THURIN VUAJTJEN E DHIMBJEN E TYRE KRENARE
Në qendrën tonë janë të anëtarësuara një numër mjaftë i madh i grave të cilat përveq që janë paraqitur në cilësinë e të mbijetuarëve të luftës dhe që janë trajtuar deri në procesin e aplikimit, gjithashtu një numër i madh i grave kanë gjetur mënyrën më të lehtë të trajtimit psikosocial duke punuar punime dore artizanale, varëse dhe brosha. Punime me filigram këto gra në punimet e tyre të realizuara kanë shpalosur vet jetën e tyre, sakrificën e vuajtjet, ballafaqimet me sfidat me të rënda që jeta I ka përballur. Secili punim është unik, ashtu siç është edhe jeta e secilës prej tyre. Në çdo thurje te gjilperes kanë renkim lot vuajte por edhe forcë për të mbijetuar. Vullnetin që këto gra e kanë gjetur që me punimet e realizuara të vetëkontribuojnë në fuqizimin e tyre, socializimin por edhe rolin e tyre në shoqëri është për t’u respektuar dhe vlerësuar dhe forca që këto gra paraqesin nëpërmjet punës së tyre është një shëmbull i fuqishëm për ne si shoqëri se sa e rëndësishme është kthimi i vëmëndjes nga kjo kategori dhe se sa me vlerë është punë e tyre krahas gjithë ballafaqimeve me të shkuarën.
SFIDAT DHE FORCAT E GRAVE NË PUNIMET E TYRE ARTIZANALE
Në qendrën tonë për vite me radhë janë realizuar shumë trajnime dhe aktivitete, trajnimi, kurse për artizanale dhe punim dore të ndryshme. Nga këto kurse dhe trajnime gratë kanë realizuar punime të ndryshme, varëse, brosha, kosnakë, punime në filigram, piktura në pëlhurë, por edhe punime të ndryshme sipas ideve dhe krativitetit të tyre. Këto punime pasqyrojmë sfidat dhe forcën që këto gra kanë gjetur nëpërmjet punimeve të dorës. Varëset dhe broshat janë të punuara të mbështjellura në pëlhurë të zezë duke pasqyruar vuajtjet dhe traumat që i kanë përjetuar në një periudhë të trishtë të jetës së tyre, ndërsa ngjyrat dhe punimet e ideuara shënojnë shpresën dhe vullnetin që këto gra kanë gjetur në jetën e tyre krahas gjithë vuajtjeve dhe ballafaqimeve të rënda në periudhën e luftës kur kanë përjetuar dhunë seksuale nga forcat serbe por edhe ballafaqimet me jetën e pasluftës që nuk kanë qenë aspak të lehta.
TË DËNOHEN KRIMET E SERBËVE NË KOSOVË
Dënimi dhe ndëshkimi i krimeve të luftës është synim kryesor i organizatës tonë por edhe i gjithë përsonave të cilët punojnë në rehabilitimin e këtyre rasteve dhe zbardhjen e tyre. Dëmet dhe pasojat që ky krim lë pas vetes janë të pa krahasueshme, dhuna seksuale është ndër krimet më të rënda dhe pesha e këtij krimi që është lënë pas tash e 23 vite është vazhdon e jeton akoma brenda secilës grua që ka përjetuar këtë dhunë dhe këtë trauma.