NGA Angjelina Xhara Papalilo*/
Le te citojme ne radhet e para te ketij shkrimi percaktimin qe i ka bere Ernest KOLIQI, Dhimiter BERATTIT:”Ai eshte dekani i Rilindjes…simbol i gjalle i idealeve qe frymezuan levizjen per Rilindjen Kombetare.”Kete vleresim te larte per atdhetarin e flakte Dhimiter Berati, Koliqi e ka bere pikerisht ne festimet e 60 vjetorit te gazetes se njohur “Dielli “organizuar nga “VATRA” e Amerikes.Dhe me poshte vazhdon:”Njeri me natyre te bute, Dhimiter Berati iu shmanget qendrimeve politike e shoqerore te preme.Perpiqet me u ba ndermjetes mes rrymave te ndryshme ne pershtatje me autoritetin qe i rridhte nga mosha e nga pervoja e gjate politike…”Dhimiter Berati eshte personalitet i spikatur ne politike ne publicistike e atdhetarizem.Ai gezonte me te drejte respektin e dashurine e shume personaliteteve te kohes kur po krijohej per here te pare shteti shqiptar.Ne leterkembimet e patrioteve te shquar te kohes si Fan Noli, Luigj Gurakuqi,Mihal Grameno,Mit’hat Frasheri,Lef Noci,Kristo Dako,Pandeli Evangjeli, Dhimiter Zografi,Pandeli Cale etj,emri i Dhimiter BERATIT permendet per misone te rendesishme politike qe ai merrte persiper, ne rrugetimin e gjate e te veshtire te mekembjes se shtetit shqiptar,duke bere pune te medha me nje perkushtim mahnites.Vete i madhi Ismail Qemali do ta kishte ne krah Dhimiter Beratin ne gjithe rrugen qe pershkoi per shpalljen e Pavarsise, nga Bukureshti,neper Durres e Myzeqe deri ne Vloren historike.
Firmetar i dokumentit te Shpalljes se Pavarsise,Dhimiter Berati vinte ne Vlore si delegat i Kolonise se Bukureshtit me nje veprimtari te gjere memedhetare.
Lindur ne Korce e rritur ne Bukuresht,ku kishte emigruar familja e tij ne fillim te shek 19-te,Dhimiter BERATI u shkollua ne Universitetin Rumun,per shkencat linguistike e juridike.Qe ne moshe te re, vec shqipes e rumanishtes,me nje pune skurpuloze autodidakte pervehteson gjuhet frengjishte, italishte,gjermanishte,qe do te jene nje arme e shkelqyer e tij ne betejat e ardheshme per mbrojtjen e ceshtjes shqiptare ne bote.Ai shquhet per fryme te thelle patriotike dhe zgjidhet nga Shoqata patriotike e Bukureshtit,ne vitin 1904, si sekretar i saj.Kur familja e tij kthehet ne Korce Dhimitri punon per nje kohe si mesues ne shkollen e pare shqipe. Merr pjese aktive ne Kongresin e Elbasanit dhe ne Kongresin e dyte te Manastirit,ku vendosej per gjuhen shqipe.Ishte nder organizatoret kryesore ne hotel “Kontinental” ne Bukuresht,prej nga niset ISMAIL Qemali me misionin e madh per shpalljen e Pavaresise se Shqiperise.
Me besnikeri e devotshmeri te madhe Dhimiter Berati punon e mbeshtet fuqimisht qeverine Vlores,duke qene vec antar i Pleqesise dhe Drejtor i Pergjithshem i gazetes se pare te shtetit shqiptar”Perlindja e Shqiperise”.
Emocionet e casteve te medha te shpalljes se Shqiperise me vete,Ai do t’i shprehte keshtu 10 vjet me vone ne nje gazete te botuar ne Elbasan”Sa e shohim ma se largu, ne pasqyren e mendjes sone ,aq ma e bukur na ngjan kjo dite e kurerezimit te shpresave tona…”
Duke qene nje nga pjestaret e delegacionit qe udhetoi per ne Europe,kryesuar nga Ismail Qemali,Dhimiter Berati ishte deshmitar dhe emer kryesor, ne perpjekjet per mbrojtjen e pavaresise se brishte shqiptare.Paralelisht ai punon intensivisht me artikuj te botuar ne shtypin e huaj ne mbrojtje te ceshtjes shqiptare.Eshte pjekuria e tij e larte e vetedijes patriotike e politike qe do ta coje ate te botoje librin aq me vlere “Shqiperia e Shqiptaret”botuar ne frengjisht ,ne 1920.
Duke qene edhe antar i delegacionit shqiptar te kryesuar nga kryetari i Regjences,z.Luigj Bumci, Dhimiter Berati lufton per ceshjen shqiptare me kopetence e profesionalizem, qe ia jepte kultura e tij e gjere dhe pervoja e gjate politike ne dobi te atdheut.
Firmen e tij e gjejme ne keto kohe ne shume telegrame e protesta drejtuar Konferences se Paqes ne PARIS.Ne njeren prej tyre drejtuar presidentit amerikan Willson ,lexojme”Ne duam nje Shqiperi te pandare e te pavarur,e cila te pranohet edhe nga vendet e tjera….Te gjithe ne shqiptaret desherojme te jemi te bashkuar dhe pa nderhyrjen e fqinjeve, qe na ndjekin kemba kembes…”
Vec z.Berati ky dokument eshte firmosur nga Viktor Eftimiu,Stavri Kuneshka,Dhimiter Ilo,etj patriote nga krahina e Korces,e kercenuar aq shume nga pushtimet e huaja.,ne kohen e luftes ballkanike e asaj te pare Boterore.
Ne nje leterkembim mes Luigj Gurakuqit e Lef Nosit lexojme:”Dhimiter Berati ka shkuar ne Bukuresht,te organizoje nje miting per ceshtjen e Korces”
Ndersa Mihal Grameno shkruan se Dhimiter Berati eshte delegat i shqiptareve te Rumanise ne Konferencen Paqes Paris.Ne protesten e shqiptareve te Rumanise Dh. Berati shkruan;”Ne emer te drejtesise e te gjithe principeve,qe duhet te sherbeje si baze e paqes dhe te garantoje jetegjatesine,ne i kerkojme Konferences, te pranoje disa diskutime mbi rajonin e Gjirokastres dhe te Korces,djep te Rilindjes politike te Shqiperise.Jeta e shtetit shqiptar pa distriktin e Jugut,eshte me te vertete e pamundur…”
Ne vitin1921 eshte antar i delegacionit ,ne Konferencen e ambasadoreve ne Gjeneve.Ne nje leter te derguar nga Dh. Berati Pandeli Evangjelit lexojme nje pohim shume te rendesishem “Konferenca e ambasadoreve e konsideron pavaresine dhe integritetin e Shqiperise,si ceshtje nderkombetare”…. Fakti me interesant i kerkimeve ne jeten e patrioteve te shquar eshte se si ata nga drejtime te ndryshme,nga pika te ndryshme te botes,u mblodhen dhe u bene mur i pakaperxyeshem per fitoren me domosdo te te drejtave shqiptare.Me 9 tetor 1921 Fan Noli permes nje telegrami drejtuar Pandeli Evangjelit shkruan :”Dhimiter Berati i ka derguar nje njoftim Konferences ku i shkruan se Qeveria e populli shqiptar,duke i konsideruar kufijte e 1913-tes,si minimizim i drejtesise ngs Fuqite e Medha,nuk pranon asnje coptim apo rishikim ,ne dem te atdheut”
Vec aftesive juridike e patriotike per te vulosur mendimet me nje elegance diplomatike kuptimmplote,Dh.Berati,ka bere nje pune te cmuar patriotike ne caktimin e kufijve jugore,duke qene Antar ekzekutiv i Komisionit te Fuqive te Medha.
Dhe per te portretizuar me shume akoma kete personalitet te shquar te ceshtjes kombetare,le te ndalemi ne menyre te vecante tek librat qe na ka lene trashegim . Ne biblioteken e Fan NOLIT ne Boston ,gjate xhirimit te dokumentarit per Vatren,gjejme nder librat kryesore ,te ruajtur me kujdes librin e Dh.Beratit”Ceshtja shqiptare”,shkruar ne frengjisht.Krahas Fan Nolit,Faik Konices,Mit’hat Frasherit,Dhimiter Berati eshte nga penat e forte qe influencon direkt ne mendjet e personaliteteve evropiane. Vete autori ka botuar ne kete liber nje studim te thelle per ekonomine shqiptare,per risurset e vyera kombetare .Gjithashtu ai sjell aty dhe artikuj te tjere te rendesishem te autoreve me peshe,miq te Shqiperise,qe shkruanin ne ato vite per integritetin e trojeve te lashta shqiptare.Ne kete liber botohen artikujt e kolonelit francez,Lambouch, Betran Bareilles, Edith Durhan, Elise Aubert,J.N.Papiniu, D.Kolovani.Me stil teper konciz dhe teper emocionues Dhimiter Berati ka pergatitur edhe 16 faqe speciale,te shoqeruar edhe me fotografi,ku pershkruan castet kulminante historike te viseve kryesore te Shqiperise etnike.Hyrja e ketij libri permban keto fjale te Tij,te thena me dhimbje ,diplomaci e elegance shprehjeje: “Te shkretet shqiptare….Kush popull ka vuajtur aq shume ,sa ata ne gadishullin ballkanik?!Te persekutuar nga osmanet,te keqtrajtuar nga kleri grek,te perndjekur nga sllavet,ata jane viktime e te gjithe ambicjeve.Lufta ballkanike ka vene nje nyje te pafund fatkeqesish ne Shqiperi.Per te arritur ne fundin e tyre ,eshte e nevojshme qe ata t’ua lene vendin zoterve te vertete,shqiptareve.”(libri u botua ne Paris ,imremieri Henri Dieval)
Nje veper tjeter e rendesishme qe mban emrin e tij eshte”Shqiperia me1937”,ne dy vellime,ku permblidhet nje informacion i plote per hapat e shtetit shqiptar,megjithe veshtirsite e sfidat e shumta qe duhej te perballonte.Ky liber doli ne Tirane ,me rastin e 25 vjetorit te vetqeverisjes se Shqiperise.Ne kohen e Zogut z. Berati,ka mbajtur poste te larta ne administraten shterore shqiptare.Ne nje leter, qe i dergonte gruas se tij Marjetes,qe jetonte ne Rome ,bashke me dy femijet e tij, Pietron e Kolecin, ai i tregon per besimin e math qe kishte monarku per te.Me aftesite e tij te vecanta Dhimiter Berati mban postin e ministrit te ekonomise ne fillim e me pas, ate te ministrit te aresimit.Ne fund caktohet Ambasador i Shqiperise ne Rome dhe lufton deri ne fund per nje perparim perendimor te vendit te tij.
Si erudit i shkalles se pare Dhimiter Berati, gjithe jeten e tij e kaloi nga Shqiperia ,ne Rome ,ne Paris ,ne Gjeneve…e kudo ku vajti punonte me perkushtim per ecjen perpara te atdheut te tij.
Profesori italian Giuzepe Valentini do ta percaktonte me keto fjale Dhimiter Beratin”Mbante me vete gjithmone nje bastun udhetimi qe dukej sikur thoshte…jam nje ballkanas,por i perkas civilizimit perendimor”ose…”nuk jam as nje ushtarak apo komit,por sherbimin tim e rendit me ate te nje borgjezi te mire…”
Ne sesionin shkencor qe mbahet ne NY Jork,me 1969,ai mban nje kumtese te rendesishme me titull”Shenime mbi Shqiperine etnike” ,ku zberthen me fakte e dokumenta te rendesishme vecanerisht etnicitetin e krahinave te jugut te Shqiperise.Ashtu si Noli,Dhimiter Berati ka bere nje pune te lavderueshme edhe per autoqefaline e kishes shqiptare,duke e krijuar ate edhe ne Bukuresht.
Dhimiter Berati ka marre medalje te larte nga mbreti i Rumanise”Grand officerDeLa CouponRumania”,ndersa nga Shqiperia “Urdhrin e klasit te pare”.Studjuesi francez Robert Elsie e rendit Dhimiter Beratin ne figurat kryesore qe kane punuar per historine e re perendimore te Shqiperise. Radio Vaticani,duke perkujtuar me respekt kete figure ,ne nje pervjetor te Dhimiter Beratit,ka thene:”Ne 15 tetor 1886 lindi ne Korce Dhimiter Berati,atdhetar politikan e publicist i shquar…”dhe mbasi ben nje pershkrim te gjithe jetes politike te tij perfundon me fjalet”u detyrua te largohet nga atdheu nen kercenimin e diktatures.U vendos ne Rome,ku bashkpunoi me pjesen me te perparuar te mergates politike shqiptare dhe me revisten “Shejzat” te Ernest Koliqit.”
Dhimiter Berati nderon emrin e tij si shqiptar i perkore patriot,duke u perfshire ne fjalorin enciklopedik nderkombetar te biografive me te shquara ne bote”Who’s who”,me te gjitha meritat e nje jete te plote ne perkushtim te nje Shqiperie perendimore. 100 vjetori i Pavarsise vazhdon sepse shume patriote kerkojne nje kujdes te vazhduar me ngritje bustesh,botime librash,korigjime te teksteve shkollore,ekranizime me emisione e filma…Le te mbeten me fort ne kujtesen popullore ata qe jeten e tyre ia kushtuan ATDHEUT
*Shkrimtare e kineaste