Nga Rafael Floqi/
Donika Kastrioti, ishte gruaja e Skënderbeut dhe fatin e ka patur te njëjtë me shumë bashkëshorte të tjera njerëzish shumë te famshëm, është lënë në hije prej lavdisë së tyre. Ka shumë informacion mbi bëmat dhe zulmën e Kastriotit tonë të madh, por dhe ka edhe mjaft informacion mbi Donika Kastriotin, apo AndronicaCastriotiConmenaAranititin, sidomos, pas vdekjes së Skënderbeut.Sidomos në kohën kur kjo zonjë e rëndë, zuri vend, në sajë të cilësive të saj, në oborrin e mbretit të Napolit, FerdinanditI, të quajtur Ferrante. Tek ajo zënë fill, siç dëshmon edhe Gjon Muzaka në testamentin e tij, mjaft nga degëzimet e Kastriotëve tek arbëreshët e Italisë. Historiografia e periudhës komuniste, duke qenë kryesisht ideologjike, u mor më shumë me heroin si lider luftërave historike të masave fshatare shqiptare, dhe u mor pak, ose aspak me klasën e fisnikërisë shqiptare të shek. XIV –XV, që ishte në të njëjtën gradë të zhvillimit shoqëror feudal, ashtu si fisnikëria evropiane e kohës.
Gjergj Kastriotit dhe bëmave të tij, ne u jemi kthyer, por unë sot po i rikthehem figurës dhe personalitetit të Donika Kastriotit dhe cilësive, që ajo ka mishëruar me po atë përkujdesje si heroit tonë kombëtar, gjë që padrejtësisht, i ka munguar shoqes së tij të jetës, Donikës, kësaj zonjë të rëndë të fisnikërisë shqiptare.
Donika, apo Andronica (Donika) Arianiti CommeniCommiata, ishte e bija e Gjergj Arianitit, kapitenit të shquar të luftës së shqiptarëve kundër turqve në vitet 30- të shek. të 14-të, më vonë aleat i hekurt i Skënderbeut dhe i Maria Muzakës. Donika lindi në Kaninë, në 1428, babai i saj, Gjergj Arianiti qe anëtar i familjes së shquar së Aranitëve, pronat e së cilëve shtriheshin në të gjithë luginën e Shkumbinit, gjatë rrugës së vjetër “Via Egnatia” deri tek Manastiri në lindje. Nëna e saj, Maria Muzaka ishte nga dera e familjes Muzaka, pronat e së cilës shtriheshin në Myzeqe.Andronica Gjergj Arianiti lindi rreth vitit 1428 (po të llogarisim se kur u martua me 1451 ishte 23 vjeç), ajo ishte një ndër tetë vajzat që Gjergj Arianiti kishte me gruan e tij të parë, MarieMuzakën.[1]
Donika pinjolle e denjë e Aranitëve
“Një muaj pas Traktatit të Gaetas, më 21 prill 1451, Skënderbeu u martua me Donikën sipas ritit ortodoks lindor, në Manastirin e Ardenicës,që ndodhet në Lushnjën e sotme, në jugperëndim të Arbërisë dhe kështu u forcuan lidhjet me familjen Arianiti.Më vonë, motra e saj Angelina u martua me sundimtarin serb Stefan Brankoviçin.Ajo njihet edhe si shenjtore e kishës ortodokse serbe.
Emri i Gruas së Skënderbeut përmendet si AndronikaComneniates në veprën e Gjon Muzakës për familjen Muzaka, ndërsa OliverJensSchmitt, në veprën e tij biografike për Skënderbeun e quan Andronika Arianiti. Por ashtu siç e thotë edhe Barleti, ajo ishte një ndër vajzat më të bukura të dyerve bujare të Arbërisë së shekullit të XV-të.Ajo i përkiste një prej familjeve më të fuqishme dhe më fisnike, duke qenë e bija e Gjergj Arianitit, njërit prej njerëzve më të shquar të fisnikërisë feudale shqiptare. Topiajt dhe Dukagjinet kanë qenë familjet e vetme katolike në radhët e despotëve shqiptare. Muzakajt, Kastriotët, Arianitët kanë qenëortodoksë, kane patur tënjëjtin flamur dhe kane qenë të lidhur edhe me krushqi me njeri-tjetrin. “Sipas Konicës, çiftit iu dha bekimi ungjillor në Qishbardhë (Në Kishën e Bardhë) afër Kaninës. Më pas ceremonia vazhdoi në Manastirin e Ardenicës, në afërsi të Lushnjës, dhe më pas në kalanë e Beratit. Populli buçiste e duartrokiste kudo ku shkelte çifti”.[2] Por le të ndalemi tek misteri i parë.
Si quhej gruaja e Skënderbeut, Donika, Andronika, apo Marina?
Konica e përshkruan kështu, “ Dasmën e Skënderbeut” tek Revista Albania, nr. 10, 1890 me titull “Martesa e Skënderbeut”:
“Viti 1450, qe plot me mundime, me luftëra e me gjakra dhe u mbarua duke ndritur edhe më bukur emrin e Skënderbeut.U dëftua në atë vit, në faqe të gjithë dheut, se Skënderbeu qe më i madhi kapetan i kohës së tija. Vitin 1451, Babai i Kombit e shkoi në qetim e në paqe; trimi i mjerë kishte nevojë të mblidhte kockat e të çlodhej. Në atë vit godit në dy punë të lumtura:Skënderbeu u martua me zonjëzënMarinë, të bijën e Arianitit, që ish kryezot i Kaninës, – në atë vit prapë, ngriti kështjellën e Modrisës.
Dasma u bë më 26 të prillit 1451, – Skënderbeu ish 47 dhe e zonja 23 vjetësh. Princët e zotërit fqinjë erdhnë më të shumët në dasmë, e ata që ishin të penguar në dhe të tyre, dërguan zëvendës, – të gjithë me kanisqe të bukura.Veç nuk erdhën princëtDukagjinë, që ishin si pak më të ftohtë me Skënderbenë, edhe në vëllezërit e nuses, të cilët s’deshnë të venë në dasmë, se ishin të zemëruar keq, që i ati i kish dhënë pajë të tepërt së motrës tyre. ”[3]Nga ky përshkrim, duket se Konica ka ndikim prej GianmariaBiemit, të cilin nuk duhet ta marrim si burim të sigurtë, e cili e quan nusen me dy emra Andronika ose Marina, ndërsa në veprën e JuliusVonPisko “Skanderbeg”[4]citohet po Gian Maria Biemmi “ ku thotë se nusja quhej Marina, por Barleti e quan atë Donika, por ekzistonmundësiaqë t’iketë pasur të dy emrat”.
Dasma u kremtua në Manastirin e Adrenicës me rit ortodoks
Martesa e Andronika (Donika) Komnenit (Arianitit) ka qenë një martesë politike për kohën, por ajo u kthye në një model të shkëlqyer të raportit të saj me bashkëshortin, i cili mori mbi shpinë një emision madhor para historisë dhe Atdheut, por dhe si një zonjë që reflektoi madhështinë e familjes së Arianitëve dhe të Kastriotëve. Pra ajo, qe një përfaqësuese komplekse figurës së bashkëshortes së fisnikërisë së kohës. Duke qenë vajza e prijësit të famshëm të luftës kundër osmanëve, Gjergj Arianitit, ndërkohë ajo ishte dhe një dukeshë e njohur, atribut që rridhte nga hierarkia familjare.
Barleti thotë se“Skënderbeu nuk e kishte mendjen për martesë, por atë nuk e linin rehat princërit farefis me të, të cilët e nxisnin, që ai të vendoste për martesë dhe për “Filizin” që duhej ti zinte vendin”.Edhe Gjergj Arianiti e mirëpriti këtë martesë, por edhe Skënderbeu ishte dakord për këtë fakt, sepse Gjergj Arianiti Komneni ishte i dëgjuar si askush tjetër, për mbretërinë e tij të madhe dhe për fisnikërinë e lashtë të fisit të tij. Gjithashtu Donika ishte bërë e njohur që me kohë dhe mbahej në gojë për bukuri fort të rrallë. Paja iu la në dorë Gjergj Arianitit, i cili nga prika që i dha së bijës i kënaqi të gjitha palët ”[5].
Por ajo që na intereson është fakti se kurorëzimi i çiftit, midis Gjergjit 46 vjeçar dhe Donikës 23 vjeçare, u bë në kishën e vjetër të Manastirit të Ardenicës. Tre vjet pas martesës me Skënderbeun, Donika e gëzoi heroin me lindjen e djalit të vetëm të tyre, Gjonit të ri, i cili sipas traditës mori emrin e gjyshit.
Në gravurat e kohës del se ajo ishte një femër simpatike, me tipare të spikatura të një zonje.Sipas një gravurë të gjermanit JohannTheodor de Bry1561–1623) të pikturuar gati një shekull më vonë.
Vdekja e mistershmee Skënderbeut.Donika,regjente e së birit
Nuk dihet me saktësi roli që luajti Donika gjatë jetës bashkëshortore pranë Skënderbeut (1451-1468).Por pas vdekjes së tij në 17 Janar 1468, Donika u shpall regjente e të birit Gjonit, trashëgimtarit legjitim të Skënderbeut.E ndodhur në kushte të tilla në të cilat ajo nuk mund të ushtronte funksionin e saj, kur turqit kërcënonin në mënyrë më serioze shtetin shqiptar, Donika u largua së bashku me të birin në Itali.Vdekja e Skënderbeut më 17 janar 1468, qe një gjëmë e madhe për Arbërinë.Po aq e madhe qe edhe për familjen e heroit.Donika Kastrioti dhe djali i saj Gjon Kastrioti, 13-14-vjeçar, e patën të vështirë të jetonin në Arbëri pa kryefamiljarin e tyre.Rreziku i vazhdueshëm i pushtuesve osmanë i detyroi Donikën me të birin të largoheshin nga Arbëria.Republika e Venedikut e kishte shpallur Gjonin, birin e Skënderbeut, “Qytetar Nderi”.I kishte siguruar edhe një shtëpi banimi në ishullin Korçula në Dalmaci.Por Donika preferoi Mbretërinë e Napolit.Por pse?A kishte të bënte kjo me qëndrimin apo dyshimet që ajo kishte mbi Venetikun?
E para, pse ajo trashëgonte nga i shoqi në Pulia dy feude me të ardhura, të cilat mbreti i Napolit, Ferdinandi, ia kishte dhuruar me dekret heroit më 1464, – njërin në MonteSantd’Angelo, e tjetrin në San GiovanniRotondo.
E dyta, se Mbretëria e Napolit nuk bënte si Venediku kompromise të papritura me turqit.Kështu pra Donika dhe Gjon Kastrioti jetuan në Mbretërinë e Napolit, në pronat që i kishte trashëguar prej babait të tij, Skënderbeut.Madje, Gjoni kishte qëndruar për një kohë në këto feude pas pritjes në Venecia.
Sipas “Storiadocumentata di Venetia” të S.Romanin, cituar nga Pisko,“Skënderbeu i gjendur në pamundësi për të rezistuar, i dorëzoi Krujën, venecianëve, kjo sipas kronikës së Malipieros, fq.38, dhe shkoi vetë t’i kërkonte ndihmë Papës, pastaj u kthye në shtëpi dhe vazhdoi me vrull luftën”, por vdiq papritur, thuhet nga malaria.
Mbreti Aragonez, Ferrante në një letër të datës 24 shkurt 1468, e cila i drejtohet, Donikës, e përshëndet atë me mjaft nderimedhe i shkruan” Illustrisdominatamquammatercarissima, “(E nderuar zonjë mëmë e dashur, lat.RF) duke shtuar se “(Kemi marrë vesh se Skenderbeg, burri juaj i dashur që për ne që qe si baba i dytë, që siç e desh zoti ynë ka vdekur. lat . RF), [6]sipas FrancescoTrinchera, “CodiceAragonese”.
Në të njëjtën ditë, Ferrante urdhëroi ambasadorin e tij JeronimCarvigno për të shkuar në Arbëri dhe për t’i shprehur ngushëllimet dhe për t’i konfirmuar Gjonit dhe Donikës se” (Ardhja e juaj do të jetë shumë e pëlqyeshme dhe nga ne, do të keni të njëjtat ndere dhe përkujdesje, ashtu si biri për nënë dhe babai për djalin dhe jo vetëm do japim ato që ju kemi dhënë po kur të jetë mundësi do t’u japim edhe të tjera).[7]
Lajmi i vdekjes së Skënderbeut shkaktoi pikëllim të thellë dhe te papërshkrueshëm tek të gjithë shqiptarët.Këtë humbje të madhe Senati i Venedikut e shprehu me fjalët:“Me vdekjen e tij shqiptarët kishin rënë në një ngashërim dhe në një tronditje të madhe”.
Sipas A. Xharas, Andronika, e cila në historinë e Arbërisë njihet me emrin Donika, mbërriti në Itali më 23 maj të vitit 1468, për më shumë[8], por ka dëshmi se AndronicaCommeno ose Cominata, patjetuar disa kohë në Monte S.Angelo edhe në vitin 1467, dhe se ajo Gjon Kastrioti kur erdhi në trevat Napolitane, gjeti strehë në atë feud ose në Napoli, ndërsa Kruja u ishte lënë në posedim dhe mbrojtje venecianëve.
Ndërkohë që më me interes ishin të dhënat që jepen në libër për Donika Kastrioti Arianitin, bashkëshorten e heroit tonë kombëtar, të panjohura nga historiografia jonë më parë.Aty, autori pohon se e veja e Skënderbeut, e quajtur në gjuhën vendase si “Scannalibeca”, ka jetuar në mërgim me krenari dhe mençuri aq të shquar, duke u krenuar për emrin e madh të shoqit dhe duke e lartësuar atë. Dokumenti i publikuar në faqen 74 të librit na njofton se ajo merrte si të ardhura një pension prej 1.000 dukatësh nga mbreti i Napolit.[9]
Më vonë e veja e Gjergjit, në fakt, duket se ishte pranishme në jetën mondane tëkryeqytetit në Napoli, në qershor të 1488, kur Ephemeris e Leostello e kujton atë si pjesëmarrëse në një banketsolemn në Poggioreale. Poggioreale (në dialektin sicilian: Poggiuriali) është një qytet i vogël në Sicili, në Itali, i vendosur në luginën e Belices, i cili administrativisht i përket krahinës së Trapanit. Ajo pastaj përmendetedhe në nëntor 1496, kur ajo bashkëpunoi pak a shumë, me Nënën Mbretereshë, gruan e Alfonsit I, kjo sipas disa dokumenteve dhe njoftimeve të mbledhura po aty.[10]Në fillim Gjoni Kastrioti trashëgoi feudet e të atit, pastaj siçduket, ka të mundur t’iketë ndërruar në vitin 1485 me ato të Shën PietrosnëGalatina e Soletos, duke trashëguar dhe titullin e kontit, apo të dukës.
Si ndryshoi llagapi nga Skanderbega në “Scannalibeccha”,Conmema apo Commiata
Po në librin, “Periudha pas Skënderbeut, ngaprofesori i Universitetit të Salentos, GiancarloVallone, tregohet për integrimin e familjes Kastrioti dhe të shqiptarëve të tjerë të emigruar në Itali pas vdekjes së Skënderbeut, në institucionet e Mbretërisë së Napolit në shekujt XV-XVII. Aty autori pohon se e veja e Skënderbeut, e quajtur në gjuhën vendase si “Scannalibeca”, ka jetuar në mërgim me krenari dhe mençuri të shquar, duke u krenuar për emrin e madh të së shoqit dhe duke e lartësuar atë.
Aranitët nga rridhte dhe Donika kanë përdorur në mesjetë disa mbiemra. Në vitin 1253, në kronikat bizantine, përmendet Gulem Arianiti, zoti i Albanonit, i cili ishte i martuar me fisniken Irena, kushërirë e gruas së perandorit të Bizantit, e pikërisht ky mendohet se është edhe motivi, pse kjo familje e madhe arbërore, përdori dhe mbiemrin perandorak, Konmeni.
Kështu u sqarua dhe ky mister, për mbiemrin Konmeni. Po pse Comiata? Mbiemër i përmendur edhe nga Gjon Muzaka. Në fakt ky llagap, lidhet me shkrimin latinisht të vetë emrit Conmenia. Në këtë formë, emri i Donikës, del edhe në varrin e nipit djalit të Gjonit Konstandinit në epigrafin dhe varrin monumental në Santa Maria la Nuova, cituar nga De StefanoSchradero, nga Eugenio, nga Ghelli, nga Ciarlanti, dhe Moroni, e të tjerë. “Monumenti është një epigraf, që u kujton brezave që vijnë të mos harrojnë dashurinë amësore që AndronicaComniata, me fjalë dashurie shkruan në latinisht, kujton virtytet e nipit të dashur që humbi jetën dhe shpresat e kishës në një moshë mjaft të re”. Është interesant një monument funeral i Donikës për të nipin Konstandinin që ishte peshkop i Izernias dhe vdiq në moshë të re, se ajo nënshkruan, AndronicaCominata dhe jo Scannalinbeka.
Donika, nga refugjate, në një zonjë oborri
“Raportet e Donikës me kurorën e Napolitu bënë më të ngushta pas mbërritjes në Napoli, në shtator 1477, të Giovannassë III-të, gruas së dytë, nuses së re të Ferrantes, me të cilën, Donika lidhi një miqësi të thellë dhe të gjatë. Vetëm për pak kohë gjatë sezonit të shkurtër të Carlo VIII, gjatë vitit 1496 në kohën, kur u rindërtua apartamenti i Giovanna III në CastelNuovo.
“Zonja” Donika kishte një banesë mbi apartamentin e saj, në katin e dytë, të krahut perëndimor të kështjellës .Së bashku me të ishin dhe zonjat të tjera shoqëruese, në mes së cilave “zonja Porfida”, apo Petrina e shtëpisë së Arianitëve, kushurirë e ngushtë e Donikës, e cila ndodhej në oborr, gjithnjë në shoqërinë galante të dy Giovannave,(Johanave) dhe të famshmitFerdinandoFrancescod’Avalos, markezit të Pescaras.Thuhetse besimi i Mbretëreshës Giovanna tek Donika, ‘Scannalibeccha’, ishte aq i madh, sa ajo i besoi asaj kujdestarinë e vajzës së saj, foshnjës me të njëjtin emër, Giovanna:më 2 qershor 1488, dhe në kohën kur Duka i Kalabrisë inauguroi pallatin e Napolit, Poggioreale, dhe e la atë të rrinte në një dhomë me vogëlushen, si dado e saj. [11]
Nga dëshmi të tjera, për kohën e mbërritjes së Donikës në Napoli, tregohet se ajo u respektua shumë qysh në momentin e parë, jo vetëm si e veja e Skënderbeut të lavdishëm, por edhe nga emri i saj si bijë e Aranitit, dhe pinjolle e dinastisë së Bizantit të Konmenëve, që kishte në linjën e saj të gjakut, të paktën me dy apo tre perandorë të Bizantit.Ajo quhet në dokumentet italiane Andronica (Donika) Arianiti CommenaScalinbecha”.Pavarësisht nga afërsia me pushtetin dhe lajkatimet e tij, Donika kalon jetën e matur, me dinjitet dhe moderim.
A ka patur Skënderbeu dhe Donika një vajzë?
Studiuesi italian Carlo Padiglione shkruan në faqen 14 të librit për Gjergj Kastriot Skënderbeun dhe trashëgimtarët e tij, “[12],kushtuar Markezit Antonio CastriotaScanderbech. markez i Aulettes, i cili e pat lejuar të hulumtonte në arkivin e familjes, shkruanse SkënderbeumeDonikën patën dy fëmijë:një djalë me emër Giovanni- Gjon, dhe një vajzë që u martua, me StefanoMaramonten, e quajtur si gjyshja e saj Vaissava (Vojsava) .Autori madje e ka vendosur atë edhe në trungun familjar të Kastriotëve.Emri saj deri tani nuk del në ndonjë burim tjetër, por kjo gjë citohet, dhe në Enciklopedinë Italiane, “Treccani”[13].
Ajo që duhet theksuar është fakti se shumica e shqiptarëve e ka ditur deri tanimë se Skënderbeu ka pasur vetëm një fëmijë, Gjonin, i cili pas vdekjes së Heroit u largua me të ëmën, Donikën, në Itali.
A e ndihmoi Donika, Gjergj Kastriotin e Ri të luftonte për tokën e gjyshit
Në lidhje me Gjergjin e Ri i cili i qe djali i parë i Gjon Kastriotit dhe IreneBrankovicPaleologut, pra nipi i Skënderbeut të famshëm, mendohet se në shkurt 1500 ai duhet të kishte, sipas një burimit shumë të besueshëm tëSanudos njëkronikani të kohës duhet të qe 23 vjeç. Prandaj, data e lindjes së tij duhet të përcaktohet, me të gjitha gjasat, rreth vitit 1477.[14]Eshtë e vërtetë, megjithatë, besnikëria e treguar deri më tani nga Kastrioti i ri kundrejt Mbretit të Napolit, duket se merr fund në shkurt të 1500, kur Gjergji – kundër dëshirave të mbretit Frederick – shkoi në Venecia për të kryer një ekspeditë në Shqipëri e orkestruar nga Signoria dhe e miratuar edhe nga nëna e tij, IreneBrankoviq.
“Këto ditë, erdhi në këtë vend dhe z Schandarbecho, 23 vjeç, biri i të birit të Schandarbeg plakut, që ka një famë të madhe në Shqipëri. Për këtë që na informon një murg për Signoria tonë, ai ishte në vendin e Otrantos me babain e tij, po pa marrë mbështetje e siguri nga Mbreti, erdhi vetëm me vullnetin e nënës, bijë e dhespotëve të Serbisë edhe pse mbreti nuk donte.” [15]
Arsyet që e shtynë Kastrioti të ri të mos i bindej mbretit e tij nuk dihen. Sigurisht, në muajt e fundit të shekullit të pesëmbëdhjetë fuqia e Frederikut lëkundej nën kërcënimin e afërt të Francës dhe Spanjës.[16] Edhe Mbretëresha Joana III, e veja e Ferdinandit dhe njerka e Frederikut, duke parandjerë fundin e Mbretërisë, kishte vendosur të largohej nga Napoli, dhe më 1 shtator 1499 ajo ishte nisur për në Spanjë, ku do ta kishte vendosur veten nën mbrojtjen e vëllait të saj, të fuqishmit mbreti Ferdinand katolikut. Vajza e tij Giovanna/Johana, e veja e mbretit Ferrandino, do të nisej për në Spanjë në fillim të gushtit 1501, i shoqëruar nga Andronica Arianiti dhe Alfonso Kastrioti, përkatësisht gjyshja dhe vëllai i Gjergjit. Kjo do të thotë së Donika nuk është në dijeni të misionit të Gjergjit të ri në Shqipëri.
Vdekja në Valencia, varri i fshehur pas një ikone
Ishte ky inkuadrim në shoqërinë e lartë, që i dha Donikës akses të shpejtë në rrethet shoqërore, duke fituar tituj të shumta dhe pasuri, duke marrë një rol dhe e prestigj të madh në të gjithë mbretërinë e Napolit.Më 20 tetor 1494, Alfonso II i Ashpëri i rekomandon Donikës kujdesin ndaj Giovannave, me fjalë që zbulojnë mirë lartësinë shpirtërore të gruas: “”in le vostreorationequalefaceteadnostrosignordiorecordateveetiam de noi; et recomendateli la nostraIustitia”. Duke qenë me prestigj dhe me ndikim të përditshëm në oborr, mbreti tjetër i Napolit, Alfonsi II, i beson zyrtarisht më 20 tetor 1494 Giovanna-n III, të cilën Donika do të përpiqej ta bindë që të mos e linte Napolin pas vdekjes së mbretit Ferdinand.
Pas vdekjes se Ferantes, aderimi në fronin e ri të mbretit të Aragonës, të birit të Ferrantes, Frederikut, më 13 shkurt 1498, nuk ndryshoi klimën e respektit dhe miqësisë ndaj gruas së” Scannalibecho.Më 7 shtator 1499, Giovanna apo Juana III, largohet nga Napoli, për të shkuar në Spanjë pas turbullirave ne Itali.Donika së shpejti do ta arrijë atë, në shoqërinë e Giovanna Katolikes dhe një personi nga dega e BernardoGranait, i cili ndërkohë është bërë konti Copertino.Në janar 1501 në një njoftim venecian nga legati në Napoli, FrancescoMorosini, shkruhet “se mbretëresha Fiola ka mbetur në Napoli, në moshë njëzet vjeçare ajo është gruaja e ndershme e Mbretit Ferandino, çdo veprim e bën me maturi, ajo ndodhet së bashku me zonjën e moshuar të Scandarbecho, person shumë i dashur për Zotërinë tonë . (Venetikun) “Largimi i saj tok me Giovannën e re filloi nga Napoli në fillim për në Sicili më 2 dhe 3 gusht 1501, duke mbërritur në Spanjë në korrik 1502.
Për këtë problem ka qenë shtypi i shkruar shqiptar. Kështu gruaja e Gjergj Kastriotit të Lavdishëm, Donika, vdiq në Valencia.Ikona e cila ka qenë mbi varrin e saj, u ka mbijetuar të gjitha vështirësive:luftërave, grabitjeve dhe nëpër secilin moment të humbjes së mundshme që ka ndodhur në atë manastir përgjatë shekujve.Kjo ikonë ende ekziston.Është e mbuluar nga një pikturë më moderne, por ekziston.
Me sa duket në vitin 1501 kur mbërriti në Spanjë zonja Donika Kastrioti, tashmë ishte 73 vjeçe dhe nuk do të ketë pasur mundësinë të kthehet më në Napoli.Ajo duhet të ketë vdekur në harkun kohor midis marsit të vitit 1505 dhe shtatorit 1506.Ky fakt, dëshmohet nga testamenti i Giovanna-s së III, në të cilin pohohet se Andronica është varrosur në kishën e Trinisë së Shenjtë në Valencia të Spanjës.Këtë fakt Monti e vërteton edhe nga një burim tjetër.
Varri bosh i Donikës në Lecce, amaneti i pa mbajtur
Por krahas këtij varri në manastirin e shenjtë, ka edhe një varr bosh të Donikës në Itali.Në një kishë, ku ndodhet edhe një varr tjetër me shenjat e Dragoit, kjo ka shtuar spekulimet për një lidhje mes Skënderbeut dhe famëkeqit Vlad III TepshDracula, gjë njëshkrim timin të mëparshëm e kam parashtruar këtë hipotezë më në gjerësi, bazuar kryesisht në burime italiane. Në të thuhet se kur Donika erdhi në Napoli ajo kishte me vete bashkë me Gjonin edhe një vajze 7 vjeçe, që disa studime thonë se ajo ishte jo Maria Balsha mbesa e Donikës, por e bija e VladTepeshit, që ishte adoptuar nga Skënderbeu pas vdekjes së Drakulës.[17].
Në këtë manastir në Napoli ka një monument funeral ndërtuar në fund të vitit 1400 nga familja Ferrillo.Varri është bosh dhe aktualisht ka në frontin e një basoreliev që përfaqëson një dragua.Menjëherë në të djathtë të këtij varri, ndodhet një tjetër monument funeral me një mbishkrim që tregon se është varri i bosh i Andronica Arianiti Comnena, të vesë së Skënderbeut.Në testamentin e saj, Mbretëresha Giovanna III, shprehet dëshira që trupi Donikës, që ishte varrosur në kishën e Trinisë së Shenjtë në Valencia, të kthehej në Napoli, në një kapelë të kishës dell’ Erigenda në Manastirin e Santa Maria të Konceptimit, nën përkujdesjen e murgeshave të SantaChiaras. Me sa duket, vullneti i Giovanas III nuk është ekzekutuar dhe prandaj trupi i Donikës ndodhet ende sot i varrosur në Valencia.[18]
Si përfundim, interesimi për Donika Kastriotin plotëson një boshllëk të historisë sonë.Në këtë studim u përpoqa të mbledh informacione të panjohura, shpesh ndoshta dhe jo aq vërtetuara dhe misterioze, duke i ballafaquar sa munda me dëshmi e dokumente të tjera për të zbuluar, sadopak dhe sidoqoftë, portretin e vërtetë të zonjës sonë së madhe, Donika Kastrioti.Ndaj drejtojmë një apel dhe shpresojmë, që eshtrat e saj të gjenden, e të kthehen aty pranë varrit bosh të heroit tonë të lavdishëm, në Lezhë.
*Botohet i shkurtuar
[1] Dhimitër Shuteriqi, Arianitët.Studime për epokën e Skënderbeut, II.Tiranë 1989. fq. 37-83
[2] Faik Konica, Revista Albania, nr 10, 1890 “ Martesa e Skënderbeut”
[3] Revista “Albania”, nr. 10, 1890 “ Martesa e Skënderbeut”
[4]Julius Von Pisko “Skanderbeg”, Historische Studien, Wien, W Frick. 1894, fq.51
[5] Marin Barleti, “Historia e Skënderbeut”,Tiranë 1983. fq. 382-384).
[6]Francesco Trinchera, “Codice Aragonese”, vol.1, Napoli 1866, fq.439.“loro venuta ad nui sera multo piacere, et da nui haveranno quelle carize et honori che figlio deve fare ad matre et patre ad figliolo et non solamente li lassaremo quello ce havemo donato, ma quando bisognio fosse li donaremo de li altri nostri boni.
[7]Po aty fq. 441“Havemo inteso che l’I Scandalbech vostro marito carissimo ad nui como ad patre secundo è stato piacere ad nostro Signore Dio e morto”.
[8] A. Xharra “Donika Kastriot, Nuk-guxon-te-harrohet”, https: //shqiperiaebashkuar. al/2017/01/donika-kastrioti-nuk-guxon-te-harrohet
[9] Po aty, fq 74
[10] Monti po aty
[11] http://www.castriotascanderbeg.it/biografie/7-biografia-andronica-arianiti-commeno
[12] Carlo Padiglione Di Giorgio Castriota Scanderbech e de’ suoi discendenti “ Napoli me 1879 fq. 14
[13] Enciclopedia Italiana Treccani
[14] Sanuto M. Diarii , Venecia 1880 ed. M. Visentini, vëll. III.
[15]Sanuto M. Diarii . Venecia 1880 ed. M. Visentini, vëll. III, kol. me 1308. Il Petta [Despoti i Epirit dhe princat e Maqedonisë, Argo Lecce, 2000, f. 37, shprehet se Gjergji “në të vërtetë shkoi në Venecia në shkurt 1500, i bërë të ditur babait dhe gjyshes së tij ” , por nuk është e qartë se ku i merr ai informacionet se ishte nisur pa dijeninë e Gjonit, babait të tij.
[16] Volpicella L. Federico i Aragonës dhe fundi i mbretërisë së Napolit. Napoli 1908, f. 28.
[18] Monti, po aty.