
https://gazetadielli.com/wp-admin/edit.php
-Diaspora dhe në veçanti Vatra,do jenë pasqyrë ku qeveritarët të shohin rrudhat në ballin e kombit,pasqyrë ku të shohin thinjat e Atdheut që çdo ditë plaket se rinia po e kërkon të ardhmen larg vendlindjes.Vatra gjithnjë do denoncojë dhe protestojë,sa herë të mos bëhen zgjedhje të lira e të ndershme,sa herë të bëhen zgjedhje të tipit monist/
– Ne, vatranet nuk refuzojmë askënd që don të komunikojë me ne,po ne ruajmë të drejtën për të qenë bashkëbisedues kritikë,ndaj kudo që ne gjykojmë se nuk po benë më të mirën për vendin.Ne japim respekt,po kërkojmë edhe nga zyrtarët respekt.Ne nuk mund të konsiderojmë si zhvillime pozitive kuvende të gjoja disporës,nuk mund të konsiderojmë pozitive krijimin e të ashtuqujturës K.K.D…/
Nga Lek MIRAKAJ*/
Së pari i uroj kryetarit dhe kryesisë,suksese dhe punë të mbarë.Do përpiqem të
flas shkurt.E para çështje që do prek,është çështja e kanunores(Kushtetutës së
Vatrës).Të parët na kanë lënë një thesar të shkëlqyer,që në themel të saj ka
frymën e atdhedashurisë.Në kuvend u fol për disa ndryshime gjuhësore.Po nëse
kanunorja ka ndonjë vlerë është edhe gjuha e përdorur,nëse ka fjalë
arkaike,mund ti bëhet një fjalor sqarues në fund të botimit.Të ndërrosh gjuhën
është njësoj si të thuash ,se “Meshari” i Gjon Buzukut duhet korrigju
se gjuha e përdorur ,tashmë është e tejkaluar.Kemi një kanunore që themeluesit
e veshën me arë,mos na e vishni me xhinse.Plotësojeni me amendamente që të
ligjërojnë praktika,që tashmë i hasim në aktivitetin e përditëshme.
E dyta çështje që do të prek ,është çështja e pozicionimit të Vatrës.Vatra ka qenë dhe do mbetet antikomuniste,mund të diskutojmë përse,po nuk dua t’ju marr kohën.Diasporat janë shprehje e pakënaqësive të shtresave të gjëra të popullatës ,që për një aresye a tjetër janë larguar,ose më e saktë do ishte,janë përzënë nga vendlindja,për aresye të ndryshme,politike,ekonomike,për arësye se qeveritarët në përgjithësi, ua kanë bërë të pamundur jetesën.Vatra është shprehja më cilësore e të gjitha dëshirave dhe përpjekjeve për ta bërë të ardhmen e atdheut sa më të mirë. Si e tillë ne do përkrahim zhvillimet pozitive në Atdhe,por do jemi një zë i fuqishëm kritik ndaj zhvillimeve negative në Atdhe. Dhe me Atdhe kuptoj gjithë hapsirën shqiptare,që nga Presheva në Çamëri dhe kudo ku flitet gjuha e bukur shqipe,ku bukës i thonë bukë e nanës i thonë nanë. Ne nuk refuzojmë askënd që don të komunikojë me ne,po ne ruajmë të drejtën për të qenë bashkëbisedues kritikë,ndaj kudo që ne gjykojmë se nuk po benë më të mirën për vendin.Ne japim respekt,po kërkojmë edhe nga zyrtarët respekt.Ne nuk mund të konsiderojmë si zhvillime pozitive kuvende të gjoja disporës,nuk mund të konsiderojmë pozitive krijimin e të ashtuqujturës K.K.D…
Diaspora nuk është vitrinë ku qeveritarët të bëjnë makiazhin e rradhës,diaspora dhe në veçanti Vatra,do jenë pasqyrë ku qeveritarët të shohin rrudhat në ballin e kombit,pasqyrë ku të shohin thinjat e Atdheut që çdo ditë plaket se rinia po e kërkon të ardhmen larg vendlindjes.Vatra gjithnjë do denoncojë dhe protestojë,sa herë të mos bëhen zgjedhje të lira e të ndershme,sa herë të bëhen zgjedhje të tipit monist,do denoncojë faktin që nuk kemi organe të drejtësisë,që nuk kemi parlament,që nuk kemi një shtyp të lirë e të pavarur,do protestojë për sa kohë gjithë pushtet të jenë të përqëndruara në dorën e kryeministrit.Vatra është e hapur për të gjithë ata që duan të kontribojnë,po duhet të jetë e qartë për të gjithë se Vatra ka 28 Nëndorin festë kombëtare dhe 29 Nëndorin e konsideron si ditën e parë të pushtimit komunist shqipëfoles,pasojat negative të cilit i vuajmë edhe sot.Për dy vjet e gjysëm kam punuar dhe mbështetur kryetarin z.Mishto sepse mendoj se ai punoi si vatran dhe antikomunist,po ashtu do mbështes dhe punoj edhe me kryetarin e ri Z.Berisha.Suksese dhe punë të mbarë!
* Diskutimi në Këshillin e Vatrës, 15 Shkurt 2020