


Ishte një ditë marsi jo si të tjerat, këtu në zemrën e kulturës e artit italian, në Firence, Toskana, Itali. Ishte dita e fundit e javës, e Diel. Mirësisht u shoqërua me rreze dielli që po zgjonin limfën në dejet e gjallesave. Ishte një ditë që gjallëroi hareshëm, gëzueshëm, shqiptarët mergimtar nga krahina e Toskanës, nga vëllezerit e motrat tona, të ardhur nga Kosova martire, nga shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, nga Çamëria e krahinat e ndryshme të maleve tani kësul bardha të rrethinave të Ulqinit, Podgoricës, Tuzit, arbëresh nga e gjithe Italia e të ftuar të shumtë. Ishte data 8 Mars 2026.
U mblodhëm, u bashkuam pikërisht këtë ditë, në këto mjedise të gjelbërta e arkitekturë peisazhesh mrekulluese për të marrun pjesë në manifestimin ‘’Kushtrimi i Lirisë,, përkujtmore e artistike për të nderuar, respektuar me përulësi, sakreficat ma të shejta, ma therroret të të gjithë atyre që flijuan jetën në themelet e lirisë, të familjes Jashari nga Prekazi i Kosovës në datat 5, 6 dhe 7 Mars 1998.
Aty ndodheshin vetëm 60 burra, gra, nuse dhe fëmijë, nga këto 57 ishin pjestar të familjes së madhe Jashari. Ato u rrethuan në befasi nga 600 policë e ushtar Serb të armatosur gjer në dhambë. Sa kaq filloi e ashpër lufta erë baroti, krisma pushkësh, mitralozësh, bombash, dhamb për dhambë, bajonetë për bajonetë, tytë për tytë, trup me trup, për jetë a vdekje. Beteja e përgjakshme, dritare në dritare, çati në çati, nga oborri në oborr, zgjati 36 orë, britmash, thirrjesh besa besë. Së fundi gjithëçka u la me gjak heronjsh e heroinash, u kthyen në gërmadha shtëpitë, avllia e gjithëçka. Nga kjo betejë me e përgjkshme se kurrë, ma heroikja se asnjë herë tjetër, fatmirësisht u gjet e gjallë nën këto gërmadha të njomura me gjak familjarësh vetëm Besarta Hamzë Jashari. Deshmitarja e vetme e një tmerri me një fund tragjik, të një beteje ma se heroike e legjendare ku u flijuan dëshmorët e parë të një lufte heroike që sapo kishte filluar me pjesmarrjen mbarë kombëtare.
Ishte amaneti i tyre, ishte besa e tyre e lidhur në ato tre shtëpi rrethuar me një avlli, ishtë ai heroizëm që zgjoi idene këtij manifestimi madhështor teje emocionues, zgjim shkulmesh dhe ndjenash atdhedashurie. Ky arriti të organizohej ma së miri nga Petrit Aliaj, President Nderi i Federatës, Dr. Ninfa Pema, Sekretare e saj dhe kryetari i komisionit për Mediat, Prof. Ndue Shabaku, të Federatës Kombëtare të Shoqatave Shqiptare në Itali – FNAI. Gjithashtu punuan pa pushim, me të gjitha energjitë fizike e mendore, për rreth dy muaj, vëllezërit Sami e Valon Kabashi, Artan Bakiasi dhe Erzen Mazreku të shoqatës ‘’Adriatiku,, në Firence.
Salla shumë e madhe, me karriket blu, u mbush plotë e përplotë, ku siç thuhet, nuk kishe ku hidhshe mollën. Dallgë emocionesh, shkulme krenarie shqiponjash, solli zani i ambël, i kthjellët i gazetarit të R.T. K. Faton Salihu, oratori, drejtuesi i programit të manifestimit.
Pastaj të gjithë në kambë kënduan hymnin kombëtar. Në tribunë, me plisin e bardhë në kokë u ngjit Kryetari i FNAI-it Granit Muçaj. Ai me një ligjeratë emocionuese, ku heroizmi, krenaria kombëtare, kujtesa për sakreficat kulmore të familjes Jashari, banë që dëgjuesit e shikuesit t’a ndiqnin me shumë kujdes dhe vemendshmëri. Pastaj përshëndeti të pranishmit Ambasadorja e Kosovës në kryeqytetin Italian, Roma, Z. Anila Shala.
Kur oratori ftoi në foltore, Lulëzim Adem Jasharin, pjesmarrësit u ngritën në kam me duartrokitje të fuqishme. Gjatë ligjerimit të djalit të heroit legjendar Adem Jashari, bulëzuan mendimet e shtruara gjithë urtësi, mençuri e flakërima heroizmi e patriotizmi mbarë kombëtar. Pas tij fjalën e mori Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Ardian Gola ku theksoi ndër të tjera se lufta për çlirmin e Kosovës përfshiu mbarë kombin shqiptar, si dhe luftëtar nga Roma, Stambolli dhe Bukureshti. Pastaj foli Luljeta Çobani, përfaqsuse e Ambasadës të Shqipërisë në Milano ku përgëzoi pjesnmarrësit, përfaqësuesit nga Kosova Maqedonia e Veriut, arbëreshët dhe organizatorët e këtij manifestimi mbarë kombëtar. Alfred Bider vëllai i dëshmorit italian i cili ra heroikisht për çlirimin e Kosovës, Françesko Bider. Ai përshëndeti të pranishmit dhe theksoi vlerat e shumta të luftës për çlirimin e Dardanisë. Me shumë vëmendje, rrespekt dhe mirënjohje u degjua fjala e gazetarit të televizionit Shqiptar shqiptar Marin Mema. Pastaj ju afrua mikrofonit në foltore Z. Valon Kabashi përfaqësues i shoqatës ‘’Adriatiku.,, i cili përshkroi mjaft qartë betejën në Prekal me dashuri, krenari, dhimbje, por edhe me drithma emocionesh.
Ishin të pranishëm në këtë manifestim ngjyra flamujsh, kostumesh kombëtare nga mbarë shqipëria natyrale dhe atdhetar zemër zjarr nga të gjitha moshat. Duhet të shkruajm me shumë respekt, dashuri vellazërore për të qenurit midis këtij manifestimi madhështor, mbreselanes e vrullshmëri ndjenjash atdhetare Z. Adnan Azizi, Deputet i Kuvendit të Maqedonsë të Veriut sëbashku me Zëvendësministrin e Kulturës dhe Turizmit të Republikës të Maqedonisë së Veriut. Sadet Sulejmani. Gjithashtu na nderoi me pjesmarrjen e tij edhe Zëvendës Persidenti i lagjes 5, Rifredi në Firences, Franko Muzi. Dr. Alket Veliu ishte i pranishëm në manifestimin ‘’Kushtrimi i Lirisë,, si presidenti i Fondacionit ‘’Çamëria,, Në mes pjesmarrësve të shumtë ishte edhe Ornela Radovicka, drejtuese e Qendrës Albanologjike në Frasnite, Kalabri, Itali.
Emocione të pa përshkrueshme me rrëmbime duartrokitjesh të vazhdureshme ngjallën, krijuan, grupi artistik i fëmijëve të shkollës shqipe ‘’Zëri i Atdheut,, të Rexhe Milias, me president Z. Shaban Muça. Vallet e nxanësve veshur me kostume kombëtare u luajtën me plotë artë dhe elegancë, me shpirt atdhedashuri, e me mjaft mjeshtri. Grupi i valleve të shkollës shqipe me emrin e dy vëllezërve ‘’Adem e Hamëz Jashari,, nga qyteti i Peruxhias me president Abdulla Bufi, shoqëruar nga prindër dhe mësuse, një ndër ato edhe dibrania, libërshkruesja Emrie Skuka Mera. Njëra nga vajzat e kësaj shkolle recitoi një poezi ku shprehu me plotë art dhe dhimshuri akte heronjesh. Pastaj një grup nxanësish luajti dy valle kosovare me veshje kostumesh kombëtare teje emocionuese. Muzika dhe arti i të vallzuarit lëvizjet e shkathta, prekën ndjeshëm telat ma të holla të harpes të nndjenjave të shikuesve të shumtë.
‘’Ansambli i kangëve e valleve shqiptare,, me drejtor Jetmir Rexhepi të Republikës të Maqedonisë të Veriut u paraqit me kostume të larmishme popullore. Kangëtar të rinj me zanin e tyre melodioz, rrëmbyen vullnetshëm emocionet e pjesmarrësve në manifestim. Ato treguan, shprehën, vlerat qe mbart arti i të kënduarit e vallzuarit në forcimin e ndërgjegjes kombëtare si shtylla edukimi dhe zhvillimi. Vallet e luajtura me mjeshtri, dinamikë, njekohesisht me plotë levizje elegante rrëmbyen shikimet dhe vëmendjen e gjithë të pranishmëve në sallë. Kostumet popullore të përdorura nga breza të shumtë shqiptaresh zbukuronin vallatrët, duke ju dhanun një shkëlqim fytyrash e trupi gadi si nje madhështi hynjore. Shoqërimi i tyre me flamuj kombëtar sillnin një rrezatim të fuqishëm, drithërim emocionesh, njëkohesisht shprehnin lulëzimin e kësaj pasurie të madhe mbarë kombëtare.
Të pranishëm ishin kameraman dhe gazetar të Radio Telivizionit të Kosovës me drejtor Rilind Gërvalla. Ato filmuan gjithë manifestimin, ku mbizotroi ngjyra e kuqe e kostumeve dhe shqiponja dykrenare në flamuj. Ato i jepnin tribunës së çfaqjeve një bukuri joshëse, sigurisht edhe ekraneve të televizioneve të shikuesve të shumtë .
Me plotë shkathtësi, korrektësi e profesionalitet, filmuan gjithë veprimtarinë kulturore e artistike edhe radio televizioni ‘’Koha,, me pronar Amir Abdiu dhe drejtor teknik Adnan Selmani nga Republika e Maqedonise të Veriut. Misioni i tyre ishte transmetimi direkt i gjithë veprimtarinìsë të zjarrtë, ‘’Kushtrimi i Lirisë.,, ujvara emocionesh e shatravane ndjenjash krenarie kombëtare. Ato e realizuan të gjithën me shumë sukses duke çuar peshë zemrat e mijëre e mijëra shikuesve brenda dhe jashtë kufijve të shtetit të tyre.
Shtegëtuamm disa orë në kohët e lavdishme të së djeshmes e të së sotmes, amanete legjendash të Mujos e Halilit. Jetuam dashuri të drithshme për jetën duke andërruar e realizuar lirinë tonë, të fëmijëve dhe brezave që do të vijne plotë dritë, dashuri mamëdhetare. Gjithë këto që gëzojm sot janë arritur me mundime dhe sfilitje prometeriane, me flijime jetësh të shumta e sakrifica të tejskajshme. Të ruajm lirinë, amanetin e famijes Jashari me komandantin legjendar Ademin, duke zhvilluar ekonominë, kulturën, ruajtur traditat dhe punuar e jetuar sëbashku siç i ka hije shqiptarit.
Firence më, 09.03.2026 Mergimtari Dr. Selman Meziu