Nga redaksia sportive.
Takimi Kastrioti-Bylis 2-1 do te “gjykohet” nga Komisioni i Disiplines prane Federates Shqiptare te Futbollit. Pak dite me pare redaksia sportive e gazetes “Dielli” ne baze te pamjeve filmike dhe te dhenave nga koleget tane ne Shqiperi, e cilesoi fitoren e Kastriotit, “jo te pastert”. Burime prane FSHF bejne te ditur se:” Ndeshja mes Kastriotit dhe Bylisit, mendohet te jete nje takim i trukuar dhe ka perfunduar ne Komisionin e Disiplines. FSHF ka vendosur te analizoje ate qe ka ndodhur ne stadiumin e Krujes”. Pak dite me pare zyrtare te UEFA-s e paralajmeruar FSHF rreth dyshimeve per trukimet ne kampionatin shqiptar. Mesohet se ngjarjet ne fushe e lojes kane qene shume te dyshimta gjate 90 minutave, por “vulen” e vendosi goli i fitores per skuadren krutane. Gjate ketej goli, mbrojtesit e Bylisit u vendosen ne menyre te gabuar dhe lane shume hapsira per lojtaret kundershtare te cilet e paten shume te lehte te shenonin perballe portierit te Bylist golin e fitores. Por a do te arrije FSHF te provoje qe kjo ndeshje ishte e trukuar dhe te beje shembull keto dy ekipe, apo do te vazhdoje te mbylle njerin sy?. Nderkohe klubet e Bylisi dhe Kruja nuk kane reaguar ende. I pyetur ne telefon nga ana e gazetes “Dielli”, nje prej drejtueseve te Bylist u shpreh:”Ne si klub nuk dime asgje per kete hetim. Por nese kjo eshte e vertete atehere kjo do te thote qe FSHF, kerkon te na denoje ne dhe Kastriotin per te shpetuar Tiranen, qe gjendet ne vendet e fundit”.