Shkruan: Albano Kolonjari/
Dy jave me pare Tirana duke u bazuar ne rezultatet qe kishte arritur ne kampionat , bente shaka me kundershtaret e saj, duke theksuar se “Social distancing” eshte plus 9-te. Por humbja me Kukesin dhe barazimin me Partizanin i kane kushtuar shume bardhebluve. Kur kane mbetur edhe tre ndeshje, distanca midis Tiranes dhe Kukesit eshte vetem kater pike. Kukesi rivali direk i bardhebluve per titullin kampion mundi me rezultat te paster Teuten 3-0 ne “Elbasan Arena”. Ndeshja foli e gjitha per verilindoret te cilet likujduan Teuten qe ne 45 minutat e para, me gola te Vesel Limat dhe Gudberg Kuper (2). Teuta zhvilloi nje nga ndeshjet me te dobeta te ketij sezoni, dhe komplikoi synimet e saj per nje vend ne kompeticionet europiane. Tekniku i Teutes Edi Martini pas ndeshjes u shpreh:”U pa qarte lodhja. Kukesi e meritoi fitoren. Ne nuk ishim te fresket fizikisht. U munduam te bejme presing te larte por u ndershkuam nga dy gola. Lodhja eshte se ndeshjet jane cdo tre-kater dite. Kete jave kemi edhe dy ndeshje te rendesishme me Kukesin ne Kupe dhe Partizanin ne kampionat, nga rezultate e te cilave varet edhe objektivat e ketij sezoni”. Tekniku i Kukesit Shehu u shpreh per “Super Sport” se , :”Kampionati nuk eshte ne doren tone. Ne do te japim maksimumin dhe shpresojme qe kundershtari te ndaloje. Para dy javesh ishim nente pike prapa, tani jemi kater. Ne futboll gjithcka ndodh. Te merkuren shpresoj ta zgjidhim ndeshjen e Kupes me Teuten shpejt dhe me pas te mendojme per takimet e ardhshme”.
Diten e enjte u zhvilluan edhe dy ndeshje te tjera. Skenderbeu pas fitores me Vllaznine 2-1 e shikon veten serisht ne gare per nje vend ne kupat e europes, (pavaresisht denimit). Shkodranet bene nje paraqitje shume te mire ne kete takim, por per te denuar Vllaznine ka menduar ne fundin e takimit nje shkodran. Belajdi Pusi, ne minutat e fundi te takimit ka shenaur golin e fitore per korcaret 2-1. Vllaznia tashme duhet te pregatitet per ndeshjet play out, pasi distanca me Bylisin eshte pese pike. Laci pas fitores ne shtepi me Luftetarin e shikon veten ne venin e trete, por per teknikun Armando Cungu:”Ndeshjet me fund te sezonit jane shume te veshtira. Europa? Asgje nuk eshte e garantuar. Jemi gjashte pike perpara Partizanit, por jane edhe nente pike ne loje, prandaj nga une i pari e deri tek i fundit duhet te jemi te perqendruar”.
1 KF Tirana 66 33 20 6 7
2 FK Kukesi 62 33 18 8 7
3 KF Laçi 55 33 16 7 10
4 KF Teuta 53 33 14 11 8
5 Skenderb 51 33 15 6 12
6 Partizani 49 33 14 7 12
7 Bylis 47 33 11 14 8
8 Vllaznia 42 33 11 9 13
9 Flamurtari 14 33 2 8 23
10 Luftëtari 14 33 2 8 23
Jave e 34
18/07/2020 17:45 KF Tirana – Flamurtari FC
18-07-2020 17:45 KS Luftëtari – KF Skenderbeu
19-07-2020 17:45 KF Bylis – KF Laçi
19-07-2020 20:45 KF Vllaznia – FK Kukesi
19-07-2020 20:45 KF Teuta – KF Partizani