Kleidi Bare tek Espanjol- Sadiku shkon në Turqi, Cikalleshi ndërron ekip, Kumbulla tek Roma, Trashi në Kwait, Armando Broja në Hollandë, Ardian Ismajli në Itali, Myrto Uzuni Hungari, Ferencvaros…
Përgatiti: Albano Kolonjari-Dielli
Keidi Bare. (Spanjë. Espanjol)
Mesfushori kuqezi nënshkroi një kontratë katër vjecare më ekipin Espanjol. Bare ishte pjesë e ekipit Málaga në Ligën e Dytë të Spanjës, ku për dy sezone zhvilloi 48 ndeshje dhe shënoi një gol. Espanjol këtë sezon do të luajë në Ligën e dytë por synon të kthehet në elitën e futbollit spanjoll. Mësohet se Málaga ka përfituar rreth 2 milion euro nga shitja e Bares tek Espanjol. Sipas transfermarket vlera e mesfushorit Keidi Bare është 1.9 Milion Euro. Me kombëtaren e Shqipërisë Bare ka luajtur tetë ndeshje dhe ka shënuar dy gola.
Armando Sadiku (Turqi)
Gjatë sezonit 2019-2020, sulmuesi i njohur i Kombetares Shqiptare, luajti per ekipn e Malaga në Spanjë, në divisionin e dytë. Në 36 ndeshje shënoi 13 gola. Këtë sezon do të luajë në Turqi me ekipin BB Erzurumspor, të qytetit Erzurum . Sezonin e kaluar skuadra e BB Erzurumspor u rendit në vendin e dytë në TFF Ligë, që është liga e dytë në Turqi dhe ketë sezon do të luajë në Ligën e parë. Sadiku firmosi 9 shator 2020, një kontratë dy vjecare me klubin turk. Vlera e Sadikut sipas transfer markt është $715Th, Armando Sadiku me ekipin Kombëtar ka zhvilluar 38 ndeshje dhe ka shënuar 12 gola.
Sokol Cikalleshi. (Turqi, Konyaspor Kulübü)
Sezonin e kaluar sulmuesi kuqezi luajti në Ligën e Dytë turke me Akhisar Belediye Gençlik. Me këtë skuadër Cikalleshi luajti 39 ndeshje dhe shënoi 9-të gola. Këtë sezon Cikalleshi do të luajë sërish në Turqi, por këtë herë me skuadrën Konyaspor Kulübü që militon në Ligën e Parë turke. Vlera e Cikalleshit, sipas tranfer market është $770Th. Sulmuesi kuqezi ka lidhur një kontratë me Konyaspor Kulübü deri meë 30 qershor të vitit 2022. Me ekipin Kombëtar Cikalleshi ka zhvilluar 36 ndeshje dhe ka shënuar 7-të gola. Pak ditë më parë Cikalleshi zbriti në fushën e lojës për herë të parë me skuadrën e re po pa arritur të shënojë.
Marash Kumbulla. (Itali. Roma)
Mbrojtësi i Kombëtares Marash Kumbulla, realizoi suprizën e merkatos. I kërkuar nga Lazio dhe Inter, Kumbulla firmosi një kontratë huazimi me Romën për dy vite. “Romakët” kanë të drejtën e blerjes së kartonit, dhe për këtë duhet të derdhin në arkat e Veronës 30 milion euro. Me Hellas Verona, Kumbulla luajti dy sezone dhe shënoi një gol. Me Kombëtaren e Shqipërisë Kumbulla numëron 6-të ndeshje zyrtare. Pritet që Kumbulla ndeshjen e parë zyrtare me fanellën e Romës ta bëjë gjatë takimit Roma-Juventus. Sipas transfermarket vlera e 29.7 milion euro.
Lorenc Trashi Kuwait (Qadsia Sport Club)
Pas gjatë sezonesh me Partizanin 192 ndeshjeve dhe 12 golave të shënura mbrojtësi i Kombëtares Lorenc Trashi, do të luajë në Kuwait më ekipin Qadsia Sport Club. Trashi ka nënshkruar një kontratë katër vjecare me këtë klub. Me ekipin Kombëtar Trashi ka luajtur tre ndeshje dhe shënuar një gol. Sipas transfermarket vlera e Trashit është 495 Th.
Armando Broja. (Holland Vitesse)
Dy ndeshje një gol me skuadrën hollandeze të Vitesse. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare Armando Broja, është në pronësi të klubit të njohur anglez Chelsi, por është transferuar tek Vitesse në formë huazimi në mënyrë që sulmuesi të ketë më shumë hapsira për të luajtur. Armando Broja shihet si e ardhmja e sulmit kuqezi. Ai realizoi debutimin me ekipin Kombëtar në ndeshjen me Lituaninë. Sipas transfermarket vlera e 19 vjecarit është 1.1 milion euro.
Ardian Ismajli( Itali, Spezia)
Pas katër sezonesh me Hajduk Split, me 84 ndeshje dhe dy gola të realizuara,Ardian Ismajli do të luajë këtë sezon me skuadrën Spezia në Seria A. Spezia sezonin e kalur zuri vendin e tretë në Seria B dhe pas ndeshjeve playoff fitoi të drejtën për të luajtur në Seria A. Për të përforcuar mbrojtjen, italianët afruan në merkato qëndërmbrojtësin e Kombëtares Shqiptare. Ismajli ka luajtur 11 ndeshje me kuqezinjtë. Vlera e tij në merkato është 1.05 milion euro. Kontrata me Spezia është tre vjecare dhe skadon në qershorin e vitit 2023.
Myrto Uzuni Hungari, Ferencvaros.
Pas dy sezonesh me Lokomotivën e Zagrebit në Kroaci, me 59 ndeshje dhe 16 gola të realizuar, mesfushori kuqezi Myrto Uzuni do të luajë në kampionatin hungarez me Ferencvaros. 25 vjecari ka një vlerë prej 1.98 milion euro. “Beratasi” ka luajtur tetë ndeshje më Kombëtaren kuqezi. Uzuni ka nënshkruar një kontratë që skadon në fundin e qershorit të vitit 2024.