“Ajo sallë e thjeshtë me ata njerëz të mrekullueshëm, dashamirës të artit, të letërsisë, dashamirës të Kuvendit, m’u duk më e madhërishme, më e bukur se vitet e tjera. Atje ishte mbledhur shpirti bashkatdhetar paqësor, atje ishte humori ynë popullor, folklori ynë i pasur madhështor, fjala jonë e artë poetike, gura jonë popullore e pashtershme shqiptare…”
Nga Pierre-Pandeli Simsia-Michigan/
(Ne FotoL Kryetari i deges se Vatres ne MI, Alfons Grishaj duke marre cmimin ne Proze)
Në një ambient tepër të ngrohtë miqësor e vëllazëror, në Michigan nga datat 17 dhe 18 nëntor, 2012 u zhvilluan “Ditët e Letërsise Shqipe” për vitin 2012, organizuar nga KUVENDI, revistë kombëtare informative dhe kulturore. Për të 11-tin vit radhazi ai aktivitet i rëndësishëm tashmë ka hyrë në historinë e diasporës shqiptare si një ngjarje e madhe e rëndësishme kulturore letraro-artistike. Këtë vit, si asnjëherë tjetër, “Ditët e Letërsisë Shqipe” u zhvilluan në kuadrin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Pikërisht, ndryshe nga vitet e tjera, kur aktiviteti është zhvilluar në fund të muajit tetor, sivjet, jo pa qellim ishin zgjedhur edhe datat 17 dhe 18 nëntor, 2012. Duke qenë për të disatën herë pjesëmarrrës në atë aktivitet edhe sivjet nuk mund të rija pa shkuar në Michigan. E ndjej veten time mik, pjesëtar të atij komuniteti të nderuar; gjej mikpritje, ngrohtësi, dashuri… Pasi mbërij në Detroid, në dalje, në koridorin e Aeroportit DTW takohem me shkrimtarin Ramiz Gjini bashkë me familjen e tij, bashkëshortja dhe dy fëmijët e tyre, vajza dhe djali. Kishim kohë pa u takuar fizikisht me njëri tjetrin edhe pse jetojmë në të njëjtin qytet edhe pse shkëmbejmë mesazhe miqësore. Dy fëmijët si yje, ku rezatonte urtësia dhe edukata, më nxorrën mallin e dy djemve të mij edhe për faktin nga shtatlartësia e tyre; i takoj dhe i përqafoj me mallin e një prindi. Kur krijuesit takohen me njëri tjetrin dijnë se për çfarë të flasin, kështu që edhe ne dy kolegë e gjetëm shpejt mënyrën e komunikimit. Sapo dalim jashtë derës së terminalit, i “zoti i shtëpisë” zotëria i nderuar Pjetër Jaku që kishte ardhur për të na pritur, bashkë me Mondi Rakaj, intelektual i ri në moshë, sekretar i degës së Vatrës në Michigan, na njofton me telefon se ndodhet shumë afër nesh, meqenëse aeroporti ka disa terminale dhe dyer dalëse. Unë takohesha me miqtë pas disa muajve, kur u takuam në Nju Jork në festimin 100 vjetorit të Vatrës, ndërsa Ramizi dhe familja e tij e kishin për të parën herë që mernin pjesë në atë aktivitet. Nuk ka nevojë për fjalë të tepërta, sepse gëzimi që ndjen njeriu në ato çaste takimi e tregojnë fytyrat, e tregojnë ndjenjat emocionante… Kështu ishin fytyrat tona në ato çaste, të qeshura e të gëzuara. “J’u faleminderit shumë… që na keni nderuar me ardhjen në Michigan, me pjesëmarrjen tuaj në aktivitetin e rëndësishëm të Letërsisë Shqipe…” shprehej zoti Pjetër Jaku. Pas një rrugëtimi disa minutësh në autostradat e Michiganit të zotët e shtëpisë na çojnë në hotelet luksoze për të pushuar. Si çdo vit, masat ishin marë, pagesa e hotelit ishte bërë nga miqtë pritësa. (U ndjehemi shumë borxhlinj…) Pushoni në hotel, na thotë Pjetri, më vonë do vijmë t’ju marrim sipas programit që kemi për aktivitetin. Edhe pse disi i lodhur, sikur nuk ndjehesha i qetë në atë dhomë të hotelit. Më dukej sikur ora ecte ngadalë; doja të takoja sa më shpejt edhe miqtë e tjerë: Alfons Grishaj, Elinda Marku, Julian Çefa, Paulin Palushi, Luigj Gjokaj, Nevruz Nazarko, Prof. Lulash Palushaj, Nexhip Ejupi, Pal Rakaj, Ilir Myftiu, Gjovalin Lumaj, Shkëlqim Legisi, Rubin Jaku, ….. Në këto mendime e sipër, dëgjoj zilen e telefonit; ishte Pjetër Jaku. Më njofton se në hotel sapo ka mbëritur kolegu tjetër, poeti Mëhill Velaj. Dal nga dhoma; edhe me Mëhillin kisha kohë pa u parë dhe, sigurisht, takimi ishte miqësor vëllazëror. “Edhe pse Michigani është më larg se vendet ku banojmë ne, na duhet të vijmë këtu për t’u takuar e shmallur me njëri tjetrin…” i them Mëhillit. Mëhill Velaj, përveç buzagazit të tij që i qendron përherë në fytyrë, ka edhe një humor të këndshëm, që ia shton edhe më tepër bukurinë bisedës. Me humor m’u përgjigj edhe ai mua. Shpirti i poetëve, i krijuesve letrarë nuk mund të rijë i qetë pa patur edhe humorin në buzë për të shoqëruar bisedat e këndshme. Mësojmë se shkrimtari Fatos Kongoli dhe bashkëshortja e tij, Lili, për arsye familjare, e kishin anulluar biletën e avionit dhe ndodheshin në Shqipëri. Me shkrimtarin Kongoli kemi qenë edhe herë të tjera bashkë në Michigan dhe ruajmë mbresa të shkëlqyera dhe kujtime tepër mbresëlënëse dhe të paharuara dhe e dëshiroja shumë që të ishim përsëri prap edhe pse shpesh herë bisedojmë në telefon dhe shkëmbejmë mesazhe në e-mail. Edhe shkrimtari Naum Prifti për arësye tjetër nuk mundi dot të vinte. Edhe me zotin Naum kam mbresa të paharuara, sepse kemi qenë disa herë të ftuar në aktivitete në shtete të ndryshme të Amerikës si edhe në gëzime familjare të bashkatdhetarëve tanë. Edhe komuniteti atje e ndjen mungesën e shkrimtarit Prifti; ndoshta do ta ketë pranë së shpejti… Koha kalon dhe përsëri në dhomën e hotelit ku po rrija dëgjoj prap zilen e telefonit. Përsëri ishte Pjetër Jaku. Na njofton të bëhemi gati, pas pak vijnë makinat për të na marrë ………. Mblidhemi në lokalin e Pjetër Jakut. Që nga jashtë e ke të kollajtë për ta kuptuar që është lokal shqiptar, sepse tabela lexon KAFE KUVENDI Një tjetër ambient i këndshëm shqiptar na priste atje. Bashkatdhetarë të ndryshëm kishin zënë vend në ambiente të lokalit, një pjesë e tyre e shijonin kafen apo pijet e ndryshme në këmbë, pranë banakut. Takohemi dhe përqafohemi me miqtë e vjetër bashkëkombas. Mall, emocione, nostalgji…! Dy televizorë të mëdhenj në dy qoshet e lokalit me programet e tyre, pikturat e varura në murr me pamje nga atdheu, gjuha e bukur shqipe që flitej atje, e ndjeje veten që të ishe edhe në Shqipëri edhe në Amerikë. Në një tavolinë tjetër janë ekspozuar libra të ndryshëm nga autorë shqiptarë, kryesisht nga të diasporës. Dhe, në të tilla raste, për kënaqësinë e miqve, vjen kamerierja… Na lini të shmallemi njëherë, po edhe kafen do t’a pijmë – i them me humor, duke bërë në të njëjtën kohë edhe porosinë . Dhe biseda fillon shtruar, përmallshëm me Prof. Julian Çefën, me Pishtarin e Demokracisë Shqiptare, Alfons Grishaj, artistin grafik, të mirënjohurin shkodran, Paulin Palushi, dekoruar nga presidenti i republikës me Urdhërin “Naim Frashëri” i Klasit të Parë, aktori, artisti i mirënjohur, i talentuari Ndue Gjekaj, Luigj Gjokaj, Shkëlqim Legisi … Djali i Pjetër Jakut, Rubini i shkathët, buzagaz, me një kulturë për ta patur zili, m’u duk, sikur ndjehej në siklet; donte si e si të na kënaqte më mirë. Takohemi me pjesën tjetër të Familjes Jaku; me Elindën, Monelën, Marën. Mësojmë se në atë Kafe Kuvendi përveç pijeve të ndryshme shërbehej edhe raki Skrapari. – Po këtë na thoni ju neve… dhe nuk vonoi shumë erdhën gotat me raki. Sa shpejt ikën koha në ambiente të tilla të këndshme me aromë Shqipërie! Duhet të dilnim nga kafe Kuvendi për të hyrë përsëri nëpër makinat që na prisnin jashtë. – Po Alfonsi, ku shkoi? ….. Nuk po e shohim! Alfons Grishaj kishte shkuar në “Romë” Atje kishin menduar për të na kënaqur të darkonim, në “Romë” në Luçiano’s RESTAURANT. Dhe vërtet, kur shkuam atje, ishim në “Romë”, në Romën e lashtë. Alfons Grishaj na priste në derën hyrëse. Restoranti luksoz, një ndër tre restorantët më me emër në Michigan ishte i ndërtuar në brendësi të tij me arkitekturë romake. Tapeti i sallës i “shtruar” me kalldrëm, ndërtesat karakteristike romake të vjetra, me mure diku të plasaritur, me ballkonet e shtëpive me lule shumengjyrëshe, me çatitë e shtëpive me tjegulla të kuqe, me rrugicat e ngushta midis shtëpive…, ma ngacmuan pak mallin dhe nostalgjinë, sepse më kujtonin shtëpitë dhe rrugicat e Beratit… Ky ishte ambienti brenda në “Romë” që të ofronte Restoranti Luçiano. Tri sallat e mëdha të restorantit ishin të mbushura plot me klientë ku dëgjoheshin zërat melodiozë të dy këngëtarëve Xhina dhe Pipo të këndonin në dy gjuhët, italisht dhe anglisht; të tjerë klientë rinin në këmbë për të pritur. Prandaj edhe Alfonsi kishte shkuar më parë se të mbërinim ne atje, për të rezervuar tavolinat tona. Pasi zumë vend në tavolina, zoti Pjetër Jaku, me gotën e verës në dorë, çohet, na uron të gjithëve mirëseardhjen, na falenderon që ndodhemi atje… Në kulmin e kënaqësisë që po shijonim atë ushqim special e të bollshëm, pamë të vinin drejt tavolinës sonë dy këngëtarët. Mrekulli e vetë Zotit! Ta shijosh atë ushqim me zëra të ëmbël. Kur ata mësuan se ne ishim shqiptarë, atëhere Pipo na thotë se si mund të dëgjonte edhe ai një këngë shqiptare. Duke e përtypur me të shpejtë ushqimin që kisha në gojë, menjëherë çohem, marrë mikrofonin dhe ashtu, pa muzikë shoqërimi, fillova të këndoj këngën e mirënjohur korçare “Se vitet ikin tutje” Se si m’u kujtua për momentin dhe përsëritjen e strofës së parë e ktheva menjëherë duke e kënduar në gjuhën angleze. (I took it my guitar, I start to sing my song…) Kjo i dha edhe humor edhe kënaqësi tryezës që u prit me duartrokitje. Pipo kishte mësuar edhe titullin e një kënge tjetër shqiptare, “Mora mandolinën” Pasi mbarova këngën e parë, fillova të këndoj këngën “Mora mandolinën” të shoqëruar edhe nga zoti Kujtim Qafa. Edhe pse të “dehur” nga kënaqësia që përjetuam në Luçiano’s Restaurant, edhen pse ora tregonte mesnatë, para se të shkonim në hotel, na duhej të ktheheshim përsëri në Kafe KUVENDI për të vazhduar kënaqësinë e asaj mbrëmjeje. Natyra na kishte dhuruar një tjetër befasi; Michiganin e kishte mbuluar të tërin mjegulla. Epo, duhet ta shikonim edhe me mjegull Michiganin… Të tjerë bashkatdhetarë na prisnin në Kafen Kuvendi, e midis tyre Luigj Gjokaj dhe aktori Ndue Gjekaj; të tjerë artistë të humorit dhe të këngës na prisnin për t’u kënaqur… Eh Zot! bekoji të gjithë ata njerëz të mirë e të dashur që jetojnë në atë komunitet atje, që vetëm dashuri, mikpritje, humor, kënaqësi dijnë të falin….
Tefe Gjetja says
Shkrimi duket sulur ka per qellim me permend emra njerezish. Gabime te panumerta ne drejtshkrim e gramatike. Formatimi, kater lloje formatimi ka nga fillimi ne fund. Fillon me bold, ndryshon font, ndrysho size font prape.
Nese do te besh dick beje mire ose mos e bej fare.