–
Prezenca e jashtzakonshme e sopranos me famë botërore Ermonela Jaho , interpretimet e artistëve te rinj: Flaka Goranci , mezo soprano, Ausilijo Mehmeti, pianist, formati mjaft i bukur me të cilin ishte konceptuar kjo veprimtari çelëse …/







NGA MARJANA BULKU/
Identifikimi i shqiptarëve nëpër botë në ditët e sotme perbën një nga sfidat akute të shekullit aktual në kushtet kur bota shqiptare e ka më shumë sesa jetike bashkimin e vlerave, individëve, historive të tyre të punës, progresit dhe suksesit.”Ditët shqiptare ne Bavari” nisën me një veprimtari të veçantë ideuar dhe organizuar nga Konsullata Shqiptare në Mynih ,konsulli i përgjithshëm zoti Arten Hanku dhe një grup pune që mbështetën,sponsorizuan dhe organizuan një veprimtari të veçantë jo vetëm në axhendën e Konsullatës por edhe për komunitetin e shqiptarëve të cilët jetojnë aty.
Prezenca e jashtzakonshme e sopranos me famë botërore Ermonela Jaho , interpretimet e artistëve te rinj: Flaka Goranci , mezo soprano, Ausilijo Mehmeti, pianist, formati mjaft i bukur me të cilin ishte konceptuar kjo veprimtari çelëse krijuan një impakt mjaft pozitiv edhe për miqtë gjermanë të ftuar të shumtë të cilët e ndoqën këtë event mbresëlënës.
Veprimtari të tilla duket se janë intesifikuar vitet e fundit në Mynih, shprehen disa prej pjesmarrësve ndërsa për Konsullin Arten Hanku ky është vetëm fillimi pasi sipas tij kapacitetet akademike , kulturore e intelektuale nuk mungojnë dhe duhen ca energji të përbashkëta dhe vullnete pozitive për ti vene ne pah në mjedise si këto .
Paneli i mbrëmjes i thjeshtë në dukje por jo aspak në përmbajtje i vendosur në një sallë prestigjioze në zemër të Mynihut kishte , në qendër ekranin gjigand me disa spote interpretimesh madhështore të Ermonela Jahos në Madrit, Londër , Washington, Nju Jork, Australi, Gjermani dhe dy karrike ku Ermonela Jaho (soprano) dhe Shpresa Gazheli ) permes një komunikimi të veçantë, dialogues, transmetuan mesazhe të cilat i dhanë mbrëmjes elemente të shumfishta emocionesh por edhe informacionesh me vlerë.Madhështia e artistes u shkri me rrëfimet e udhëtimit të saj artistik plot me sfida e vështirësi, plot me shkëlqime dhe vlerësime nga kritikët mē të mëdhenj të cilët e ndjekin artisten në axhendën e saj të pandalshme. Rolet tragjike të Jahos, plastika interpretative, duartrokitjet e pandalshme, vlerësimet e kritikëve dhe shtypit prestigjioz ndërkombëtar duket se nuk do ta zëvëndësonin dot këtë ditë shqiptare në Bavari që nis dhe kulmon me një prej ikonave shqiptare e cila është kaq e thjeshtë dhe e brishtë në komunikimin e saj po aq sa madhështore dhe magjike në interpretimet dhe rolet operistike skenave botërore.
Ditët shqiptare në Bavari , një traditë pothuaj tre vjeçare bashkojnë qindra shqiptarë të cilët jetojnë , sfidojnë dhe arrijnë suksese nē Gjermani duke mos harruar vendin nga vijnë. Profesorë, mjekë e specialistë i japin duart njëri tjetrit duke dëshmuar se nuk ka qenë e lehtë t’ ja nisësh nga e para në vend të huaj , por është bukur kur së bashku dëshmojnë arritje e vështirësi duke dëgjuar dhe ndihmuar njëri -tjetrin. Ndërsa për brezin që rritet këtu , ditë si këto janë më shumë se historike, janë pesha e kohës që ata nuk e njohin por që është prezente nëpër rrënjët e tyre prindërore.
Ditët shqiptare në Bavari do vazhdojnë për një javë me evente të tjera të cilat do identifikohen mes produkteve më tē mira të botës shqiptare këtu, – shprehet Konsulli shqiptar Arten Hanku i cili është nxitësi , iniçuesi dhe organizatori i këtyre ditēve që lënë pas jehonë të gjatë sa vërtet bëhen të domosdoshme në rutinën e pêrditëshme të jetës së shqiptarëve të Gjermanisë
31 maj 2019