




Bledi FILIPI/
Të shkruash për Divjakën do të thotë të shkruash për Myzeqenë, dhe duhet të mbushesh thellë me frymë disa here, të shohësh përrreth dhe më pas të rendisësh fjalët. Përse? Pasi është një hambar që furnizon jo vetëm Shqipërinë Natyrore por dhe Evropën.
Divjaka, qytet në Myzeqe, ka hapur dyert gjithmonë për të gjithë ata që zbrisnin për të jetuar në këtë perlë të Adriatikut. Njerëz punëtorë, arsimdashës, patriotë me zemër të qëruar të cilët kurrë nuk kanë folur me rrahagjoksje por me zemër.
E lidhur ngushtë sa me antiken dhe aktualen, Divjaka ka dhënë kontributin e sajë në formësimin e shtetit shqiptar. Ka nxjerrë bijë dhe bija të cilët shkrinë jetën për atdhe, fe dhe dituri. Divjaka, i ka dhënë kombit dëshmorë, por ka përjetuar dhe një nga ngjarjet më makbre, ku u ekzekutuan 67 divjakas, kjo në tetori e 1943-shit . Për këtë ngjarje është shkruar shumë, u morën nga Balli Kombëtar, dhe në përpjekje me Brigadën e Mehmet Shehut u ekzekutuan pa gjyq.
Këto familje gjatë periudhës së diktaturës shiheshin si tradhëtarë, dhe si për ironi të fatit, njëri vëlla kishte rënë dëshmor nga radhët partizane, tjetri nga balli.
Nuk do të ndalemi te kjo ngjarje, pasi një moment tjetër do të flasim, por do të ndalemi në një vështrim të përmbledhur të Divjakës.
Sot ndryshe nga ditët e tjera do të mundohem të sjell disa radhë për Divjakën. Fjalët janë të shumta, por do të mundohemi të qëmtojmë ato që duhen dhe përbëjnë informacione të vërteta.
Divjaka një qytet i ri apo i lashtë? Nëpërmjet këtij shkrimi lexuesi do të marrë informacionin e duhur.
Divjaka në këndvështrimin historik
Arnisa, një qytet i lashtë ilir, i zhdukur dhe që figuronte vetëm në hartat e Ptolemeut, ishte lënë gati në harresë, plot 70 vjet pas zbulimit të gjurmëve të para të saj nga Hasan Ceka.
Zbulimet e bëra në këtë qytet datojnë disa shtresime historike me zanafillë 2600-vjeçare. Muri mbrojtës është ndërtuar gjatë shekullit IV p.e.s., kohë kjo e lulëzimit të kulturave ilire dhe helene.
Ekipi i arkeologëve këto dvitet e fundit ka nxjerr në dritë rrënojat e qytetit antik të Arnisës. Kjo është një ekspeditë kërkimi dhe shpëtimi
Zbulimet e bëra në këtë qytet, datojnë disa shtresime historike me zanafillë 2 600-vjeçare. Muri mbrojtës është ndërtuar gjatë shekullit IV p.e.s., kohë kjo e lulëzimit të kulturave ilire dhe helene.
Ekipi i arkeologëve, këto ditë ka nxjerrë zbuluar rrënojat e qytetit antik të Arnisës. Ekspozita është kondsideruar me vlera kërkimore dhe në mbrojtje të dëshmive të lëna në harresë për kaq kohë.
Ndërmjet të tjerash përpiqeshim mes mjaft kontradiktave të shkrimeve arkivore dhe toponomisë rrëmujë të vendit nëpër shekuj për të saktësuar sado pak të dhënën që sjell Ptolemeu në “Libri i tretë të Gjeographies” së tij, ku na jep koordinatat për qytetin Taulant, Arnisa në 45 gradë e 20 minuta në brendësi të vendit.
Sipas të dhënave të këtij shkrimi të Ptolemeut, por edhe me hipoteza të ndryshme këtë qytet Taulant, shumë studiues e vendosnin në brezin e kodrave të Divjakës.
Disa historianë të njohur, e vendosin me emrin e hershëm të Babunjës pranë Gradishtës, të tjerë e mendonin pranë gërmadhave të Spolatës, por kishte edhe nga ata që e vendosnin pranë Gërmenjit, ku janë gjetur gjurmë të shumta të qytetërimit antik.
Së pari, ky emër na del nga Ptolemeu, gati 200 vjet pas Cezarit, mund që ajo të mos ishte në kohën e luftimeve.
Së dyti, Cezari si ushtarak e strateg ishte mjaft i kursyer në përshkrime që ishin jashtë interesit të tij, këtë e shikojmë edhe për të dhënat e pakta që na sjell edhe për qytetet e tjera të mëdha e të rëndesishme, si: Durresi, Apollonia, Butrinti, Opidum Parthenum, Oriku apo Asparagumi.
Se treti, Cezari nuk kaloi drejtpërdrejt në lumin Apsus (Semanin), për të shkuar në very, në drejtim të Durrësit, ku mund të shikonte edhe qytetin e Arnisës, por kaloi në të djathtë për të dalë në kodrat e Karbunarës.
E dhëna e saktësuar prej Ptolemeut kishte interes, pasi veç koordinatave të vendodhjes, përcaktonte se ajo ishte në brendësi të tokës së Taulanteve dhe në jug të lumit Genius (Panius), pra të Shkumbinit. Një zbulim tjetër arkeologjik me inters, është dhe fytyra e një femre në reliev, Erinia, perëndesha e hakmarrjes e skalitur ne një bllok të vogël guri gëlqeror. Kjo vepër është gjetur në murin e jashtëm te Kishës se Divjakës. Deri vonë ka qenë e kspozuar në muzeun e qytetit. Flokët e saj ishin të trajtuar si gjysëm gjarpërinj e flokë me një gojë të hapur që tregonte tmerrin.
Në një bllok tjeter guri gëlqeror po në murin e kishës paraqitet në reliev portreti i Perandorit ilir, Kostantini i Madh (306-332) i veshur me këmishë popullore ilire. Nga këto fakte mund të themi me siguri se Divjaka dhe zona e saj kanë qenë banuar para dyndjes së sllavëve dhe para epokës sonë. Perveç gjetjeve të shumta arkeologjike, sipas dokumentave osmane të viteve 1441-1450 del se Divjaka ka qenë pronë e një të quajturi Dhimitër Prespa. Me pas kaloi në pronesinë e një farë Zakonas Beu, i cili përmendet në histori për mardhënie familjare me Gjergj Kastriotin-Skënderbeun.
Nga viti 1450 i shekullit XV qyteti mbeti në duart e një të quajturi Zurgo,me vonë pas vitit 1450 u bë pronë e nënës së Sulltanit.
Prejardhja e emrit
- Për prejardhjen e emrit të Divjakës ka pasur dhe ka hipoteza të ndryshme. Mbështetur në shënimet e Kolë Nikajt, në librin “ Divjaka fshat i lashtë “ lexojmë: e ka marr emrin nga rrënja e fjalës Div në gjuhën shqipe Dif-Diva, përdoret për kafshët mbinatyrore dhe në mënyrën figurative për njerëz me forcë vigane, të fuqishme e shtatmëdhenj.
- Ndërsa mësuesi Rrapi Mërtiri, në shënimet e lëna theksonte se Jani Minga, mësues i tij, u tregonte se emri Divjakë vjen nga fjala Divija dy vija. Në të vërtetë qyteti kufizohet nga dy vija uji, grykëderdhja e Shkumbinit në veri, dhe delta e Semanit në jug.
.
Emri Divjakë përmendet për herë të parë në dokumentat osmane në vitet 1441-1443-1445. Këto dokumente kane qenë ne muzeun e qytetit. Një tjetër dokument që tregon për prejardhjen e emrit Divjakë është dhe botimi në një revistë i Profesor Luk Karafilit nga Shkodra me pseudonimin Bardhyli në artikullin e tij Kravastaja e Divjaka shkruan: „ e mori emrin përrallor të divave të përrallës së moçme që i pershtatet princeshës Marika Matranga dhe tregon tretjen e kesaj familje me ate të princave Muzakaj te Beratit. Autori e mbështët këtë në një përrallë të dëgjuar në Lushnje nga disa të moshuar.
Gjithashtu në kohën e Perandorisë Osmane dhe deri vonë para çlirimit, krahina ku bënte pjesë Divjaka quhej Karatoprak (nga turqishtja -dhe i zi-), kjo krahinë përfshinte katundet ndermjet Tërbufit e gjolit te Karavastasë deri në Libofshë, por vendasit nuk e quanin veten Karatoprakas por Divjakas.
Me sa dihet pra deri me sot emri Divjakë nuk rrjedh nga ndonjë emër fisi,llagapi(mbiemër), apo toponomi të mëparëshme .
Deri këtu kemi të bëjmë me etimologji popullore. Emri i qytetit i është dhënë nga dyndjet slave, dhe për këtë vijnë si dëshmi edhe toponime të tjera, si : Nova, Kamenica, Gradishta etj., etj.
RRETH ETIMOLOGJISË SHKENCORE TË EMRIT DIVJAKË
дивљака, ef. pemë e egër.
DIVJÁÇKË f. “një lloj molle e egër”. Fjalë e anëve të Korçës. Huazim krahinor prej sll. divjačka “mollë a dardhë e egër”. Prej fjalës sllave edhe toponimi Divjakë .
Popullsia: Sipas Censusit të vitit 2011, bashkia e Divjakës numëron një popullsi prej 34.254 banorësh ndërkohë që në regjistrin civil rezulton një popullsi 53.372 vetë. Territori i bashkisë së re është 309.58 kilometra katrore. Në bazë të censusit, densiteti i popullsisë është 110 banorë për kilometër katror ndërsa në bazë të regjistrit civil densiteti është 172.40 banorë/km2. Zona Gjeografike: Bashkia e re Divjakë kufizohet në veri me bashkinë Rrogozhinë, në lindje me bashkinë Lushnjë, në jug me bashkinë Fier dhe në perëndim me Detin Adriatik. Kryeqendra e bashkisë së re do të jetë qyteti i Divjakës, i shpallur qytet me vendim qeverie në vitin 1996.
Kjo bashki përbëhet nga 5 njësi administrative, të cilat janë: Divjakë, Tërbuf, Grabjan, Gradisht dhe Remas.
E FOLMJA E DIVJAKËS
Klasifikohet në të folmen e Myzeqesë, e cila shtrihet përgjatë bregdetit Adriatik, në kufirin në mes rrjedhave të poshtme të Shkumbinit në veri dhe të Vjosës në jug. Ka pasur element të të folmes kalimtare, por tashmë të zhdukura.
Ka pasur mendime që Divjaka a shënon edhe zonën ku demonstrohen elementet karakteristike të së folmes kalimtare të rajonit duke e karakterizuar të folmen në veri e në verilindje të qytetit, që gjeografikisht bashkohen me krahinat gege të jugut në bregun tjetër të Shkumbinit, si e folme gege e jugut . 5 Përballë një numri dukurish specifike gege, të cilat e karakterizojnë të folmen e periferisë veriore të rajonit dialektor të Myzeqesë, si : 1) nazaliteti i zanoreve në pozitë të theksuar: frê, pê, hî, ullî, hûnna, gjû; 2) monoftongizimi i diftongjeve ue>ū, ye>ȳ, ie>ī,: dūr (n, nd>n: mush.
Por se sa qëndrojnë këto të dhëna do të flasim më konkretisht në pjesë të tjera.
TRADITA DHE ZAKONET
Divjaka traditat dhe zakonet i trashëgon brez pas brezi. Ato janë të njëjta me të gjithë Myzeqesë. Traditat fillojnë që me të lindjes, dasmës dhe të vdekjes. Ndër to më së shumti ndeshen elementë paganë se sa fetarë.
Veshjet tona janë shumë të bukura dhe karakterizohen me një kolorit mbresëlënës. Në këtë mes të veshjeve shumëngjyrëshe hynë edhe kostumet e Krahinës së Myzeqesë..
Veshja e meshkujve të Myzeqesë është me detaje shumë interesante. Vlen të veçohet punimi i takisë e cila është shumë ikonike për këtë veshje dhe këtë nuk ka mundur ta punojë më askush.
(Për to do të ndalemi në një shkrim tjetër.)
PARKU
Ka një sipërfaqe prej 1250 ha dhe ndodhet 5 km larg qytetit të Divjakës. Ky park është njëkohësisht edhe pjesë e kompleksit Laguna e Karavastasë ndodhet nën mbrojtjen e Konventës Ndërkombëtare të Ramsarit, që nga viti 1994. Ky park përbën një nga ekosistemet më të rëndësishme të gjithë vendit. Kjo sidomos për faunën e pasur ku përfaqësuesi më tipik është pelikani kaçurrel, i cili zë rreth 6,4 % të popullatës botërore. Këtu ndodhet pika perendimore e folezimit te ketij shpendi në Evropë.
Kjo zonë konsiderohet si një zonë me vlera të veçanta për natyrën dhe biodiversitetin. Mjediset më kryesore të Parkut janë; laguna e Karavastasë, godullat përreth saj, shtretërit e vjetër dhe të rinj të lumenjve Shkumbin dhe Seman, ujëmbledhësit e Tërbufit dhe të Myzeqesë, rezervuarët, tokat bujqësore, pyjet përgjatë brigjeve të lumenjve Shkumbin e Seman, pyjet me pishë mesdhetare, pyjet në kodrat e Divjakës, pemët frutore, ullishtet, vreshtat dhe agrumet. Ky park është një nga vendet e preferuara në bregdetin ranor shqiptar për turizëm detar, ekoturizëm, çlodhje, kërkime e studime. Parku shquhet nga popullata të shumëllojshme floristike e faunistike, endemike, subendemike, të rralla, të kërcënuara e të rrezikuara për zhdukje. Laguna e Karavastasë është pjesë e listës së ligatinave me rëndesi ndërkombëtare si një “Zonë Ramsar” sipas Konventës së Ramsarit që prej vitit 1995. Zona e Parkut është vlerësuar edhe zonë e rrjetit Emerald sipas Konventës së Bernës, “Për konservimin e jetës së egër dhe habitateve natyrore të Europës”.
Laguna e Karavastasë është laguna më e madhe në Shqipëri me një sipërfaqe prej 4300 ha. Ndër të tjera dhe me rëndësi mjaft të madhe për këtë lagunë, është fakti se në të gjendet pika e vetme e folezimit të Pelikanit kaçurrel (Pelecanus crispus) në Shqipëri. Gjithashtu në parkun kombëtar Divjakë-Karavasta gjenden 29 lloje zvarranikësh dhe amfibësh, 25 lloje gjitarësh, 252 lloje shpendësh dhe 250 lloje bimësh. Po aq e pasur për këtë zonë është edhe flora e saj. Pylli natyror halor mesdhetar, me pishë të egër e të butë, është i vetmi i këtij lloji në vendin tonë në gjendje natyrore. Zona e Parkut përshkohet nga duna ranore bregdetare, të cilat përgjithësisht janë të zhveshura nga bimësia.
Ekosistemit ia shton më shumë vlerën dhe prania në të e disa bimëve endemike si Asteri (Aster albanicus), Salepët (Orchis albanica), Hidrokotili i rëndomtë (Hydrocotyle vulgaris), Fieri mashkull (Dryopteris filix-mas) dhe Fieri i Krojeve (Adiantum capilus-veneris). Fauna e këtij parku kombëtar është po aq e larmishme dhe në të mund të gjesh një komunitet të rëndësishëm të shpendëve ujorë folenizues, kryesisht të rendit të pulorëve, qukapikëve, pëllumbave, harabelëve, grabitqarëve të ditës e të natës. Në ekosistem takohet edhe një entomofaunë e pasur karakteristike si lloje fluturash, pilivesa, mushkonja etj.
Në Park janë të pranishëm edhe një numër i konsiderueshëm zvarranikësh, breshkash toke, uji e të detit. Në zonë takohen kafshë të egra si: dhelpra (Vulpes vulpes), kunadhja (Martes martes), çakalli (Canis aureus), nuselalja (Mustela nivalis), baldosa (Meles meles), lundërza (Lutra lutra) një gjitar globalisht i rrëzikuar etj. Nga zvarranikët më të zakonshëm janë: breshka e zakonshme (Testudo hermanni), breshka e ujit (Emys orbicularis), breshka e detit (Caretta caretta), zhapiku i gjelbërt (Lacerta viridis), gjarpëri i ujit (Natrix tesellata), nepërkat (Vipera sp), etj. Karavastaja dhe mjediset ujore rreth saj si dhe bregdeti janë habitate shumë të rëndësishme për disa lloje peshqish si ngjala (Anguilla anguilla), koca (Sparus aurata), levreku (Dicentarchus labrax), qefulli (Mugil cephalus), aterinat (Aterina sp), burdullaku etj. Në zonën e parkut mbarështrohet edhe buallica (Bubalus bubalis) e cila është një lloj i mbrojtur në Shqipëri.