Përgatiti Albano Kolonjari/
Italia rezervoi nj vend në gjysmëfinalet e Euro 2020 me një fitore madhështore 2-1 ndaj Belgjikës në një përballje të kalibrit të lartë në Mynih. “Djemtë” e Roberto Mancini tani do të takojnë Spanjën në Wembley, të martën në mbrëmje. Italianët realizuan fitore 13-të radhazi. Gjithashtu ata janë të pamposhtur në 32 ndeshje. Italianët shënuan në fillim të ndeshjes, po goli u anullua nga VAR, për pozicion jashtë loje. Azurrët gjatë gjysëm ores së parë rrëmbyen mesfushën dhe iniciativa e tyre u shpërblye me golin e bukur të realizuar nga Nicolo Barella. 0-1 për Italinë. Italia dyfishoi epërsinë e saj në 44 minutë kur Lorenzo Insigne dërgoi një goditje mjaft të mrekullueshme, dhe sfera e rrumbullakët ishte e pa arritshme nga portieri Thibaut Courtois.
Belgjika dukej se ishte në “vdekje klinike”, por iu dha një litar shpëtimi në fundin e pjesën e pjesës së parë, kur Giovanni Di Lorenzo bëri faull ndaj Jeremy Doku. Gjyqtari jep penallti. Romelu Lukaku realizoi dhe shënoi golin e tij të katërt në turne. 1-2
Kevin de Bruyne, i cili kishte qenë një dyshim për shkak të një dëmtimi para ndeshjes, u përpoq të frymëzonte skuadrën së bashku me Doku që luajti shkëlqyeshëm, por Djajtë e Kuq nuk mundën të zhbllokonin italianët.
Kjo ishte humbjen e tyre të dytë në 28 ndeshjet e fundit.
Brezi i artë i Roberto Martinez tani do të duhet të kthehen në shtëpi. Ndërsa italianët vazhdojnë të bëjnë përshtypje me paraqitjen e tyre mreselenese.
Ylli i Ndeshjes: Lorenzo Insigne (Itali)
“Ai shënoi golin vendimtar, luajti me pasime brilante dhe tregoi inteligjencë dhe teknikë të nivelit të lartë.”
Willi Ruttensteiner, Vëzhgues Teknik i UEFA-s.
Alyssa Saliou, reporteri i Belgjikës
Belgjika tregoi karakter dhe forcë, por Italia provoi se puna e palodhur në ekip mund të bëjnë që cilësinë individuale të mos duken në fushën e lojës. Djajtë e Kuq mund të jenë krenarë për mënyrën se si kanë luajtur në këtë turne. Aventura belge përfundon këtu, por për Italinë u desh një përpjekje heroike për t’i xjerrë ata jashtë turneut.
Paolo Menicucci, reporteri i Italisë.
Ata kishin nevojë të dilnin përtej kufijve të tyre për të mposhtur një ekip si Belgjika, dhe Azzurri bëri pikërisht këtë. Ishte një performancë e shkëlqyeshme kolektive: nga portieri Donnarumma te qendërmbrojtësit veteran Leonardo Bonucci dhe Giorgio Chiellini dhe nga dirigjenti i orkestrës Jorginho te golashënuesit Barella dhe Insigne. Dhe mbi të gjitha zgjuarsia e Mancinit, për të marrë nga skuadra e tij, mbi 100% të mundësive përballë një skuadre me shumë yje.
Roberto Mancini, trajner i Italisë: “Unë nuk mendoj se kemi vuajtur shumë në çdo moment të lojës. Për të mposhtur një ekip si Belgjika, na duhej një paraqitje e shkëlqyer nga të gjithë lojtaret dhe kjo është pikërisht ajo që ndodhi sot.”
Lorenzo Insigne, sulmues i Italisë: “Unë mendoj se ekipi ynë luajti një lojë të jashtëzakonshme sonte. Unë gjithmonë e provoj atë goditje, në ndeshje dhe në stërvitje. Jam i lumtur që hyri brenda. Ishte një gol i shkëlqyeshëm, por e përsëris, ne të gjithë fituam së bashku sonte.
Kevin De Bruyne, mesfushor i Belgjikës: “Unë mendoj se kemi provuar gjithçka për të fituar këtë ndeshje. Ata shënuan një gol fantastik. Goli i parë i italianëve u shënua pas një gabim nga ana jonë. Ata e kishin topin më shumë në zotërim dhe kjo gjë që është turp për një skuadër si e jona. Të eleminohesh është gjithmonë një zhgënjim “.
Statistikat kryesore
*-Italia ka vendosur një rekord të ri për fitoret në Kampionatin Evropian UEFA, përfshirë edhe kualifikimet. Kjo ishte fitorja e tyre e 15-të radhazi duke i kaluar kundërshtarët e mëparshëm Belgjikën (14, 21/03/19 – 27/06/21) dhe Gjermaninë (14, 03 / 09/10 – 22/06/12).
*-Nicolò Barella shënoi golin e tij të gjashtë me Kombëtaren e Italisë. Italia ka fituar të gjashtë ndeshjet në të cilat ai ka shënuar.
*-Tre nga pesë disfatat e fundit të Belgjikës në turnet finale të EURO-s kanë ardhur nga Italia.
*-Italia ka fituar 13 ndeshjet e fundit ndërkombëtare (F36 A2) dhe është e pamposhtur në 32 ndërkombëtaret e fundit (W27 D5); disfata e tyre e fundit ishte në shtator 2018 (vs Portugalia).
*-Seria e fitoreve të Italisë për pesë ndeshje në EURO 2020 është sekuenca e tyre më e mirë e fitoreve radhazi në finale dhe është e barabartë me rekordin e vendosur nga Franca (1984), Hollanda (1988 në 1992) dhe Republika Çeke (2000 në 2004).
*-Italia ka shënuar 11 gola deri më tani në EURO 2020 – Kjo është hera e parë që ata kanë arritur shifra të dyfishta në një EURO të vetme.
*-Lukaku shënoi golin e tij të gjashtë në EURO; asnjë lojtar tjetër i Belgjikës nuk ka shënuar më shumë se dy.
*-Belgjika ka pësuar dy ose më shumë gola në nëntë ndeshje të turneut përfundimtar të EURO-s, dhe përfundoi duke humbur të gjitha ato lojëra.
*-Belgjika ka humbur vetëm dy nga 28 ndeshjet e fundit ndërkombëtare (W23 D3 L2). Ata ishin të pamposhtur në 13 ndeshjet e tyre më të fundit ndërkombëtarë (W11 D2) duke shkuar në këtë lojë.
*-Italia tani ka fituar katër dhe ka barazuar një nga pesë ndeshjet e mëparshme kundër Belgjikës në turne të mëdha ndërkombëtare finale.
*-Italia ka shënuar golin e parë në secilën nga pesë ndeshjet e fundit ndërkombëtare kundër Belgjikës;
*-Italia nuk ka pësuar më shumë se një gol në asnjë nga 35 ndeshjet e fundit ndërkombëtare.
Rreshtimet:
Belgjikë: Courtois; Alderweireld, Vermaelen, Vertonghen; Meunier (Chadli 69, Praet 73), Witsel, Tielemans (Mertens 69), T. Hazard; De Bruyne, Lukaku, Doku
Itali: Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Spinazzola (Emerson 79); Barella, Jorginho, Verratti (Cristante 74); Chiesa (Tolói 90 + 1), Immobile (Belotti 74), Insigne (Berardi 79)…