Opinion nga Ilir Levonja/Florida/
A ja vlen kjo djegia e mandateve nga ana PD-së? E cila si veprim po konsiderohet si një kërcënim i Lulëzim Bashës ndaj Amerikës.
Unë them se po. Dhe nëse Basha e ka seriozisht, do i heq kapelen.
Eshtë një nga Kuvendet më të dobët, më të pamerituarit për një popull. Dhe një nismë e tillë është një sfidë e madhe e një force politike. Një sfidë që do t’i shkonte aq shumë për shtat PD-së si një forcë e ndryshimeve të mëdha shoqërore tek ne.
Por nga ana tjetër opozitarzmi në Kuvend, pa kryetarin e partisë, është një performancë jo e plotë e zhvillimeve poltike për një vend. Gjë që ka sjellur sot atë aludimin e dy kokave brenda PD-së. Kjo ka treguar edhe një lloj tipari të mangët të njshave tanë, në lidhje me karriken e pushteti. Ndërkohë kur egoja politike e një force të vërtetë, fillon në sallën e Kuvendit. Njëshat tanë, (këtu përfshihesh edhe ti) kanë vlerësuar më shumë karriken se sa parësoren e postit të liderit. Nuk mund të jesh lider i mirëfilltë nga karrika e Bashkisë.
Tjetër gjë që doja të theksoja nga kjo inisiativë e madhe dhe e domosdoshme. E cila do sjelli edhe një ndjesë po kaq të madhe dhe të nevojshme për anëtarin, militantin, apo sipmatizantin e djathtë. Të cilin për shkak të aleancave me paraqitjen e një treni me vagonë të lodhur, të dalë boje etj…,na u desh t’i lëmë në një radhë pritje të kahershme. Do thoja të pamerituar. Kjo me preteksin se vetëm kështu mund të fitohen zgjedhjet. Koha vertetoi, biles shumë shpejt se këta vagonë të lodhur janë sot pjesë e pozitës. Si të thuash që ne, me qejfin më të madh, i dhamë pushtetit oksigjen. Ndërkohë që zhvleftësuam vetveten.
Sado demokrat të hiqet dikush, nga këto vagonë të lodhur, qofshin edhe parti të djathta, janë shifrat ato që flasin. Dhe kur këto shifra rrinë aty-aty sa për t’i shërbyer një individi. Sot e përjetësisht…, përshembull një tipi si Nard Ndoka. Që në opinionin tonë tashmë është një figurë e batutave dhe e humorit plot ironi për demokracinë shqiptare. A mund të kemi kësisoj opozitën e domosdshme? Një zgjedhje që lë shumë për të dëshiruar.
Pra, është një regres i mirëfilltë politik, i cili nuk dëmton vetëm të djathtën, por edhe vendin në përgjithësi.
Të drejtat e vendimarrjes për shqiptarët nuk kanë pse të jenë privilegj gjysmë shekullor i katër, pesë apo dhjetë emrave.
Kjo është absurde. Dhe me që përmenda Ndokën, i kemi dhënë pushtet absolut Rilindjes së Edi Ramës dhe rehatllëk qeverisës LSI-së. Ndërkohë siç e thashë, po vdesim elementin tonë të ri. Intelektualët, ata simpatizantë që duan të jenë më shumë se një votë. Më shumë se një dorë e ngritur lart. Duan të jenë një mëndje më shumë. Dhe me ide më të qarta se Ndoka etj.
Ata intelektualë të rinj, të cilët po na durojnë me një zell shembullor më shumë se sa ai i nevojshmi.
Ne e kemi hambarin plot me intelektualë të rinj. E plot me vizion, plot me ajër të ri. Hambar që në raport me aleancat që përfituan Bashkinë e Rrogozhinës, është padiskutim një keqardhje për një dështim të madh poltikë. Këto elementë, ky hambar, do i kishte dhënë sot politikës dhe vendit tonë shërbimin e duhur ose frymëdhënës aq të domosdoshme për ne. Pra normalitetin e demokracive të tjera përreth nesh.
Por ne nuk e bëm. Ndaj e konsiderojë sot, djegien e mandateve si një hap përpara. Jo një kërcënim karshi Amerikës. Por një ndjesë të madhe karshi atyre që janë investuar shpirtërisht dhe me votë për kaq e aq vite.
Sot lexova një tjetër vagon të lodhur. Dhe ky nga këto aleanca…, autorë kamerash të fshehta. Një tip që për inate personale u kërkon njerëzve të vriten. Si e si të përmbushi atë kënaqësinë perverse të atij soji individi që dështimin personal e përmbush përmes dëshirave të një manjaku femrash. Ky sot të akuzoi se ti nuk ke histori politike. Nëse është kështu akoma më mirë. Pasi ajo e tija, e cila sot udhëheq konceptet politike të vendit tonë, është e gjitha një buzëplasje. Një luftë e ashpër intrigash brenda sojit. Sojit të arkitektëve të dhunës dhe të vrasjeve, të asgjesimit të njëri-tjetrit. Jo kundërshtarëve të mirëfilltë politikë. Dhe ne si komb me zemër të madhe, e bëm edhe këtë gabim në fillimet tona. Quajtëm vrasësit e njëri-tjetrit kundërshtarë politikë. Në fakt ata ishin të gjithë bashkëautorë të makinerisë së ndëshkimit dhe luftës së klasave. Ndryshe nuk ka si shpjegohet tjetër, që në njëzetë e pesë vite demokraci, sërish vlon lufta e llojit brenda llojit. Ndryshe nuk ka si shpjegohet fakti që jemi një vend i marrë peng.
Pra e thënë më shkoqur, kjo djegia e mandateve do të ndihmonte edhe të majtën. Aktualisht është më e përdhosur se kurrë më parë, në historinë e saj njëzetë e pesë vjeçare. Aq sa qosheve të shtypit aludojnë dhe ëndërrojnë një rikthim të Fatos Nanos. Duke qënë se e dua shumë vendin tim, u them sot shqiptarëve, qofshin këta të majtë apo të djathtë…, vetëm mbetjet urbane riciklohen. Dhe, asesi ato njerëzoret, sidomos nga politika.
Ndaj po këmbëngul dhe e quaj kaq me vlerë këtë…, djegien e mandateve. Do jetë ndofta, fillimi i duhur i një demokracie të vërtetë.
Ndaj bëjeni.
lek mirakaj says
PSE PO GABON ILIRI!
Ne te tere analizen ,per vagonat e vjeter, per dualitetin e krijuar nga mungesa e kryetarit te P.D.ne parlament,per nevojen e perteritjes se P.D.si ne organizim dhe ne krijimin e hapsires per intelektualet e rinj dhe idete e tyre, jam plotesisht dakord me Ilirin.Nuk ndaj te njejtin mendim per idene e djegjes se mandateve.Aresyet jane te thjeshta.E para ,nese demokratet do te djegin mandatet nuk do te thote se do kete zgjedhje te parakoheshme,ne 96 socialistet i dogjen mandatet po P.D. qeverisi pa pjesmarjen e socialistve dhe mos te kishin ndikuar rrethana krejte te jashtezakoneshme do e kishin mbyllur mandatin,pa u turbulluar fare.E bojkotuan soc. parlamentin ,po nuk u bene zgjedhje te parakoheshme,e bojkotuan demokratet parlamentin per reformen teritorjale dhe patem ate pseudo reforme qe i jep avantazhe te dukshme socialisteve qe e votuan reformen pa demokratet dhe cfar ndodhi,mbas tere atyre perbetimeve se nuk e pranojne reformen,demokratet shkuan ne zgjedhje duke e dijtur se qe ne nisje soc. kishin avantazhe.Po ajo me kryesorja eshte se P.D.nuk e ka marre vehten nga dy humbje te thella dhe te njepasnjeshme dhe nje humbje e trete qe eshte shum e mundeshme ,ne rast te zgjedhjeve te parakoheshme,do ishte e paperballueshme per P.D..Nje aresye qe duhet ti beje te mendohen mire demokratet eshte fakti,se jo te gjith deputetet do i djegin mandatet.Aresyeja eshte e thjeshte,shumica e tyre e dine se nuk do jene ne listen e emerimit si te punesuar ne karrigen e deputetit ne legjislaturen tjeter.Per ti bere te devotshem qe te ndjekin kryetarin ne kete vendim drastik,ku shumica humbasin punen e privelegjuar,e vetmja menyre qe te binden eshte nese atyre i premtohet emerimi(nuk mund te thuash se do jene te zgjedhur nga elektorati)perseri ne karrigen e gjoja deputetit.Ne kete rast ideja e Ilirit se me djegjen e mandateve do pastrohet parlamenti ,barazohet me zero.Me gjaketa te vjetra apo gjaketa te kthyera(Islami ,Dogjoni e te tjere)nuk fiton as P.D. dhe per rjedhoj as populli shqiptar.Nuk sigurohet e ardhmja e demokracise ne Shqiperi duke ricikluar LSI ne ne cdo kater vjet,duke i krijuar komoditetin e te qenit peshorja qe vendos pushtetet dhe pretendimin per te qene ajo arbitri qe vendos per qeverisjen dhe privilegjet qe te jep pushteti i koruptuar qe dikton fatet e qytetarve te thjeshteE vetmja shprese eshte REFORMA E DREJTESISE qe do pastroje sistemin e drejtesise dhe do krijoje pushtetin e trete te pavarur nga partite ,qe do beje te mundur krijimin e BYROSE KOMBETARE TE HETIMIT,si instrument qe do pastroje dy pushtete e tjera nga njerez qe kane deshtuar per njezet e pese vjet,nga paftesija apo ne menyre te qellimeshme.Per ti hequr mundesine E.Rames qe te beje lojra me zgjedhjen nga lista pas dy votimeve te para,do mjaftonte qe kandidatet mos te kene renditje po te zgjidhen me short,ne kete menyre votimi apo mosvotimi me dy te tretat ne dy raundet e para do ishte i paleverdishem per tu aplikuar nga E.Rama.Me qe presupozohet se kandidatet i plotesojne kriteret per tu zgjedhur dhe nuk do jene te favorizuar nga renditja me te cillen partite mund te spekullojne ,kjo mund te ishte ,nje nder shum menyrat e tjera,qe te zgjedhurit duke mos qene borxhlinj ndaj partive ,do jepnin nje fare garancije se do jene te pavarur ne veprimtarine e tyre.Do ishte me e keshillueshme qe P.D te gjente menyrat per tu bere bashkeautore e reformes dhe mos te ja linte E.Rames komoditetin per te aprovuar reformen qe i intreson atij.Te shpresojsh se LSI ,ne menyre indirekte do mbeshtese P.D,me duket naive,nuk rrezikon Meta maredhenjet me nderkombetaret ,nese ata nuk do ti lene shteg per manovrime dhe lojra fjalesh.Dhe se fundi do shtonja ,QE TE GJITH KANDIDATET DUHET TA KENE SI KUSHT TE DOMOSDOSHEM,QE MOS TE KENE QENE PJESE E ORGANEVE TE DHUNES,ndryshe asnjehere nuk do kemi drejtesi te vertete ne Shqiperi.Njerezit qe ne nje forme apo tjeter,indirekt apo direkt kane qene pjese e organeve te dhunes gjate diktatures nuk duhet te kene vend ne drejtesine e shoqerise se ardheshme demokratike.Te gjitha fajet dhe krimet kane nje limit kohor qe shoqerija i konsideron te mjaftueshme per kthimin e te drejtave qytetare.KRIMET KUNDER NJERZIMIT NUKE PARASHKRUHEN. Po cfar ka shum mundesi te ndodh.Te mbarset mali dhe te pjell nje mi.Le te shpresojme se nderkombetaret jane ngopur me lojrat e politikanve shqiptar dhe do ti vene pikat mbi “I”dhe populli shqiptar me se fundi te shohe nje rreze drite ne fund te tunelit te tejzgjatur.