“Kur ia nisim me mashtrime, në ç’kurth biem, o nëna ime” – ka thën Sir Walter Scott/
Opinion nga BEQIR SINA/
Djemtë e Somozës vazhduan drejtimin diktatorial të babait të tyre për 20 vjet, por pas periudhës së skandalit të Uotergejtit, Uashingtoni e humbi oreksin e tij për diktatorët latinoamerikanë, dhe ata përfunduan në “koshin e plehrave” të historisë së tyre. Fundi i fatit të dinastisë së Somozës dhe bijëve të tij – u vulos nga rebelët sandinistë që shpërthyen në kryengritje në Nikaragua dhe më 1979, Somozat qenë të detyruar të iknin nga pushteti, duke u arratisur në Majami. Anastasio Somoza i Riu, shkoi në Paraguai ku më 1980, u vra nga një rebel nikaraguan.
“Kur ia nisim me mashtrime, në ç’kurth biem, o nëna ime” – ka thën Sir Walter Scott ,duke shtuar se “Komunizmin e rrëzojnë bijt e vet”
Kjo pak a shumë është historia e njërit pre udhëheqësve më majtistë të Amerikës Latine, Somozës, i cili ka qenë një mik i ngushtë tri dekada më parë, edhe i grupeve marksite – leninste, që vinin në Shqipëri në kohën e sundimit komunist ë Enver Hoxhës, në festimet e 29 Nëntorit në Shqipëri me delegacionet si motra nga Amerika Latine.
Pinjolli i Somozave José Daniel Ortega Saavedra, ka qenë një politikan marksist leninist i Nikaraguas, i cili ka qenë Presidenti i Nikaraguasqë nga janari 2007, më parë ai ishte udhëheqës i Nikaraguas si Koordinator i parë i juntës Kombëtare për Rindërtim dhe atëherë Presidenti i1979-1990, por ai u rrëzua nga “froni” mbas revoltave mbar popullore. Megjithëse, ai e proklamonte veten si një udhëheqës i Frontit Sandinist Çlirimtare Kombëtar, Socialiste (Sandinista Frente Nacional de Liberacion, FSLN), dhe politikat e tij në qeveri kishin parë zbatimin e reformave majtiste në të gjithë Nikaraguan, ai u rrëzua.
Linja politike dhe mësimet e “Djemëve të Somoz” në Shqipëri, është ringjallur, me Qeverinë Rama, ku të gjithë ministrat janë “Djemt e Bllokut” ose me lidhje të ngushta familjare të atyre që shfrytëzuan popullin për afro gjysmë shekulli. Ose e njëjtë me premtimet dhe me reformat që ka nisur qeveria e re e Tiranës me kryesocialistin dhe mjatistin me bindje ekstreme – Kryeminsitrin socialist Edi Rama.
I cili e ka nisur qeverisjen etij 100 ditore, që nga spatrimet drastike, në fillim me policinë e shtetit, dhe administratën shtetrore, diplomacinë shqiptare, premtimet e shumta dhe mashtrimet e shumta, dhe tani me vënjen e tritolit nga Tirana në Vlorë, ku në këtë linjë, Shqipërisë “era” i vjejn vetëm dinamitë.
Edi Rama i lindur në një familje të nomenklaturës komuniste, në të ashtuquajturin “Blloku”, nga një moshë e re thuhet se u bë pjesëz e së të rinjëve liberalë, në Bllok. Ai iu “bashkëngjitë” me mision lëvizjes së dhjetorit, për disa javë, duke e braktisur atë në kulmin e lëvzijes së saj – për t’u larguar në Korfuz ku shkoi të hapë një ekspozitë personale. Ai është anëtarë i afërt me disa familje të Bllokut, madje edhe me familjet tradicionale majtiste – ish Byroistve, edhe ato shumë të afërta me Enver Hoxhën, i njohur gjerësisht si një diktator, dhe një nga më këqinjët e asaj kohe.
Mirëpo, ja që u deshën 23 vjet që Rama, të bëhet kryeministër, dhe të “rrëfej” bëmat e tij, sesi ai “ka qënë pas kuintave, “lider” i heshtur lëvizjes së Dhjetorit”. Këto mund t’i gjeni në disa pjesë e librit “Pardesytë e bardha” të Dhjetorit në Shqipëri, por edhe në nji edtorial dhe intervistë që dha Ish lideri i Dhjetorit Edi Rama, në kujtim të 23 vjetorit të Lëvizjes së Dhjetorit.
Megjithëse, fatket tregojnë se ai qëndroi aq pak në rradhët e kësaj lëvizje, sa të vë në dyshim se si hyri dhe doli Rama nga kjo lëvizje!?… Një pyetje, është që nuk ka për të marr përgjigje ashtu si dhe shumë pyetje të tjera, pyetje, është :”Përse hyri Rama me ” “Pardesytë e bardha” të Dhjetorit në Shqipëri” dhe “Përse doli duke u larguar”, mjeshtërisht mënjëherë duke u rreshtuar në krahun e Partisë Socialiste, pa bërë as edhe një ditë në Partinë Demokratike? pa asnjë kontribut në demokraci. Dhe ndonjë sakrificë ashtu si vepruan liderit e Dhjetorit, që qëndruan në Shqipëri, dhe luftuan me regjimin ballë për ballë, regjimin e egërsuar” kur të ikte dhe koka” me thirrjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.
Por, tani mbas 23 vjetëve, është kollaj të flasësh dhe madje kur je edhe Kryeministër që e ke gjithë shtypin në dorë dhe e kontrollon në çdo “faqe” të saj, ai na del se ai gjoja u përfshi në lëvizje të nëndheshme kundër regjimit të Enver Hoxhës, por edhe lider i asaj lëvizje. Fakti, është se ai në 23 vjet prej kur ai rregjim u rrëzua, Rama shumë – shumë pak ka qënë “demokrat”, ndërsa 22 vjet ai ka qënë një socialstë dhe madje i thekur, trashgimtar i partisë, ku me dekada babai i tij ka punuar si kuadro i lart i partisë. Babai i tij Kristaq Rama ka qenë anëtar i KQPPSH, dhe krahu i djathtë i Nexhmijes Hoxhës, nënkryetar në FD.
Dhe, kështu aq lidhjet janë të forta të Ramës me komunizmin dhe Enver Hoxhën, saqë për të marrë pushtetin, për të mbledhur votat, ai u bë “kokë më kokë” me Partin Komuniste Shqiptare, të Qemal Cicollarit, Partin e Punës Shqiptare e Reformuar, të Marko Dajtit dhe Partin Komuniste Shqiptare 8 Nëntori, të Preng Çunit, që edhe kur flenë mbajnë Enver Hoxhën si “jastëk”.
Mirëpo, që historia përsëritet, ky është tashmë është bërë një fakt i njohur! Por, që të majtës shqiptare do t’i duheshin vetëm dy dekada, për t’u rikthyer në identitet, këtë pak shqiptarë do ta kenë besuar e aq më pak do ta kenë shpresuar, kur sakrifikuan dhe u torturuan sepse thirrën “Shqipërinë e duam si gjithë Europa”. Historia u përsëritë, kësaj here në Shkodër, opinioni publik shqiptar pa të ndodhte ditën për diell atë që në mënyrë aq të ngjashme ka ndodhur në 8 nëntor të vitit 1941 me themelimin e PKSH-së. E majta shqiptare është ribashkuar nën bekimin e vëllezërve jugosllavë( atëhere me Dushan Mugoshën tani me Boris Tadiqin) të saj, duke firmosur në Shkodër koalicionin e majtë, një traktat ky që ka vetëm një qëllim, rikthimin në pushtet të ish- komunistëve, të së majtës shqiptare.
E majta shqiptare u takua në Shkodër dhe mori bekimin e Internacionales Socialiste, Papandreut për të marrë trajnime për në qeverisje majtiste, si ajo e Greqisë.
Mbasi dihet mirë se një qeveri e majtë, Socialiste, ka si periudhën e saj të parë në detyrë të jap sa më shumë premtime, nga ato që e karakterizojn atë në programin e saj – pavarësisht se sa realizon nga ato apo sa mban në fjalën e dhënë. Kështu, erdhën në pushtet në 1944 nëpërmjet pretimeve dhe mashtrimeve të majtët, dhe kështu erdhën në pushtet në 23 qershor të 2013, vetëm nëpërmjet premtive dhe mashtrimeve të popullit.
Ku Qeveria socialiste tani çdo ditë janë të diskutueshëme në “Po apo Jo” tek ato reforamt ! Mbasi, ajo që e nisë nga e para, për Socialistët, është marrja e kontrollit të plotë të policisë së shtetit dhe drejtësisë, Ministrisë së Jashtme, të Ekonomisë, dhe Rinisë e Cështjeve sociale, reformës së Adiminstratës, me spatrimet kudo dhe zvëndësimet e tyre me njërëzit e “përzgjedhur”, me nepotizëm dhe më shumë militantizëm. Edi Rama, dihet se erdhi rastësisht si një figurë e rëndësishme në politikë, të paktën dihet si kryetar i Partisë Socialiste, me largimin e Fatos Nanos. Ai duke përfituar sipas sojit të tij, arriti më shumë të fuqizojë vetveten, sidomos, kur e majta i humbi zgjedhjet e 2005, dhe i duhej në krye një njeri si Edi Rama, që gradualisht “gjoja” u kthye në moderues i së majtës, në pozicionin e tij, politik, nga socializmi i sojit marksizëm-leninizmit të socializmit “demokratik”.
Sa herë që ka qenë në politik Edi Rama, ka një histori të gjatë dhe bindëse të socializmo -rizimit , me ulje dhe ngritjen e tij .
Kjo, është arsyeja pse ai nuk është poliitikan serioz, dhe i besueshëm. Sidomos, kur ai veten e ka vënë në “pikëpyetje”. Rasti më i fundit ishte kur ai u pyet nga SHBA për shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë! Kur, ai vet premtojë dhe i tha Uashingtonit njëher “PO! dhe mëpastaj nga frika e popullit një JO” të madhe . Kjo ishte një mënyrë për Ramën për të treguar seriozitetin e tij dhe sa politikan është Rama, në fillim të qeverisjes së tij, natyrisht që ishte si një “test- porvë” me angazhimin amerikan për shkatërrimin e armëve të Sirisë. Mbasi, dihet se:” Një aleancë, është një pakt , një koalicion apo miqësi në mes të dy ose më shumë palëve , të bëra për të avancuar qëllimet e përbashkëta dhe sigurimin e interesave të përbashkëta” apo jo!.
Prandaj edhe “vetoja” e Holladës, kundërshtimi i saj i vendosur, duhet të ketë diçka që i mungon kësaj qeverie dhe vetë mënyrës sesi po e qeverisë Edi Rama këtë vend, si Kryeministër! që Shqipëri të jet një kandidate e BE, dhe pa e imagjinuar ndonjëher, se kur do që të jetë një anëtare . Askush nuk mund të mohojë faktin se Rama dhe anëtarët e qeverisë së tij – duke u përpjekur që Shqipëria ta marr dhe jo t’a meritojë vendin që Shqipëria të jetë Kandidate e BE-së, ka sjellë shumë disavantazhe për të bindur politikanët perendimor, me ato lëvizjet e tij, për të bërë reformat dhe vetëm për të premtuar .
Gjatë kohës që ishte në opozitë ishte Rama ai që vonoi Shqipërinë me ato “Tre Ligjet” që nuk i aporvoi për të marrë vendin e kandidatit Shqipëria,, dhe tani kjo duket se vlejti shumë….!
Edi Rama, si një Kryeministër i një vendi të lirë, nuk mund që vetëm të premtoj një vend pune dhe me pagë të mirë, një kujdes shëndetësor falas, një shtëpi, tokë , dyqan apo pronë tjetër të legalizuar falas dhe duke i mbajtur të gjitha këto në një fytyrë me të vërtetën. Pra, duke e ditur se kjo nuk është brenda fuqisë së Kryeministrit të Shqipërisë, dhe mundësive që ka Shqipëria sot, për të ofruar gjëra të tilla që mbeten vetëm mashtrime dhe premtime.
Një mënyrë për një Kryeministër si Edi Rama, majtist i lindur që të ngrejë imazhin e tij dhe të rrisë besushmërin e tij ndaj Europës dhe SHBA, do të vijë vetëm përmes asaj që në atë listë të gjatë dhe të pafund të atyre premtive që u dha njërëzve të cilët i dhanë votën, ai do të duhet për të transformuar rrënjësisht Shqipërinë, zhdukjen e fantazmës së komunizmit, në mënyrë që çdo gjë do të jetë në vartësi të Qeverisë së këtij Kyreministri. Dhe të shpërndahen për këtë arsye ” njësoj të gjitha premtimet ” për çdo qytetar, si ata majtistët apo ata të djathtët. Ndërkohë, që Edi Rama, vetëm me atë gjestin me shfaqjes së protretit të Enver Hoxhës më 29 Nëntor, u mundua të japë një ndjenjë të ngrohtë tek komunistët dhe nostaligjikët e Enverit, të cilëve ai ua ka marrë votën më 23 qershor, dhe të shokëve të tij në të majtë. Ajo çka u shfaq në varrezat “Dëshmorët e Kombit” më 29 Nëntor, dhe e pa mbarë bota, është një mendim që drithërohen “stomakun” e shumë të djathtëve, jo vetëm në Shqipëri por edhe në Europë dhe SHBA. Ajo ka lënduar dhe ka prekur shpirtërat dhe zemrat e të ish presekutuarve politik, të ish interrnuarve, ish të burgosurve politik dhe anëtarve të familjve të pushkatuara, sepse historia ka treguar në ndonjë formë të tillë të qeverisë të çon vetëm në një shtet totalitar , të drejtuar nga elitat politike vrastare, dhe Bijtë e tyre.
Kështu e nisën edhe” Djemtë e Somozës”, dhe e vazhduan sa munden drejtimin e shtetit, me mënyrat diktatoriale të babait të tyre për 20 vjet, por pas periudhës së Uotergejtit, Uashingtoni e humbi oreksin e tij për diktatorët latinoamerikanë, dhe ata përfunduan në “koshin e plehrave” të historisë.