Dr. Prenjo Imeraj pas një qëndrimi shumëvjeçar në SHBA po kthehet në Atdhe, edhe pse është nënshtetas amerikan. Prej kohësh është i anëtarësuar në Vatër dhe i abonuar në gazetën Dielli, duke qenë edhe një bashkëpunëtor i rregullt i saj. Para largimit për në Atdhe(dr. Prenjo do të largohet në fund të qershorit) ai na njoftoi se kishte dëshirë, që të bënte një vizitë në shtëpinë e Vatrës. E priti sekretarja e Vatrës, Nazo Veliu dhe editori i Diellit.Shoqërohej nga inxhinieri Azbi Shheu.
-Erdha për dy arsye, na tha dr. Prenjo, sapo u takuam. E para erdha të shlyej pagesën e anëtarësimit për vitin 2014. Do të largohem për në Atdhe, por nuk dua që të shkëputem nga Vatra e Atdhetarizmit në SHBA. Gazeta le të shkojë në adresën e shtëpisë në Astoria, Queens. Djali im, Sokoli, le të jetë vazhduesi im këtu e tutje. Arsyeja e dytë , ju kam sjellë një dhuratë; Një gravurë të punuar në bakër –Heroi Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu mbi kalë. “
Në dedikim, dr. Prenjo ka shkruar:”
VATRËS
Me konsideratë, për punën dhe luftën e pa ndërprerë dhe shumë të çmuar që ka bërë dhe po bën për Çështjen Kombëtare.
Prenjo dhe Jeffrey Sokol Imeraj
Astoria, NY…
E falenderuam dr. Prenjon dhe i uruam rrugëtim të mbarë. Disa fotografi në mjediset e Vatrës, dhe e përcollëm.
Veprimi i d r. Prenjo Imeraj është për t’u përshëndetur. Edhe pse po largohet ai kreu një obligim moral që meriton vëmendje: La djalin që të vazhdojë kontaktet me Vatrën! Një mesazh domethënës për shqiptarët e Amerikës për t’u bashkuar rreth Vatrës.
Faleminderit dr. Prenjo Imeraj!
Dr Prenjo Imeraj dhe te gjithe te dashurve te tij, i urojme jete te gjate, shendet te plote dhe vite ta bardha pleqerie ne vendlindje.
Sam Repishti
Inderuar Profesor Repishti! Ju falenderoj ga zemra per urimin tuaj. Duke Uruar shendet dhe jetegjatesi per Ju dhe familien tuaj,pranoni ju lutem, pergezimet dhe konsideratat e mia per punen tuaj te shkelqyer ketu ne SH.B.A, dhe aktivitetin e jashtezakonshem per emancipimin politik shqiptar ne vecanti dhe ate shoqeror ne pergjithesi. I juaji sinqerisht, Prenjo Imeraj
Pershendetje-Congratulatin
Dr.Prenjos i urojm rruge te mare.
Shendet te mire e jete te gjate.
Suksese ne pune ne kliniken e otorinolaringologjise. Ne krah(Fotografi) ka Mrs. Nazo Veluin.ishe arsimtar ,historis.Juriste, Kryetar Gjykates ,e kryatare e bashkise qytetit Lushnje.
Ku dr.Prenjo ka punuar-(Lushnje) per nje periudh te gjate si mjek duke dhen kontribute te jashtzakonshem.
Ne diaspo ka marr pjes bashk me Dr.Prenjon ne demostrata,aktivitet te ndryshme ka referuar si pjestare aktiviste e grupit Intelektualve te pavaurur ne sesione e simpoziume shkencore per C a m r i n, 60 vjetorin e Konferences B u j a n i t (Per rezoluten e K o s o v e s ),Per 600 vjetotin e lindjes G j e g j K a s t r i o t i t Skenderbeut.
Bashk me Dr. Prenjon kan punuar ne Vatren(Prof. Nazua esht sekretar e Vatres).
Dr.Prenjo si zevendes ne vatren ka lene djalin e tij.
Prof.Nazua esht- bije e Krahines Martitiore te Camrise.Patriote aktiviste e intelektuale e shqaur e K o m u n i t e t i shqiptar ne Amerke.
U njoha nga afere me dr.Prenjon neper mes Dr.Veis Belliut dhe punaum si bashkpuntor ne Akademin e shkencave shqiptaro-Amerikane me President Prof. Dr.Skendre Kodren PHD e Prof. Dr. Namik Shehun Sekretare Shkencor i Akademise.,nga ku u pregatit nje sesion shkencore Kushtuar identitetit e dinjtitet te Margates shqiptare.
Bashk me dr.Namikun kane pregstit disa rubrika shuem interesate kujdesi per shendetin ne Albanian Culture NY,TV.
Guri rende peshon ne vend te vet.
Edhe Amerika esht vendi i tij(dr.Prenjos).
Por vendlindja ka force terheqse me te madhe.
Pse jo dhe te shkruajne ,shenime.pesrshkrime,punime te pa BOTUARA etj.
Urimet me te mira
Fatbardh Doci
In memory
June 1,2014
Me fanli tema e sesionit ka qene afersisht
Uniteti e identitetit te diaspores shqiptare.
Ju faleminderit z. Doci per urimin tuaj, te cilin e vleresoj!