“Unë jam i përkushtuar që çdo ditë t’i bindem vetëm zërit të së vërtetës”,- tha kongresmeni republikan i Kansasit, Mike Pompeo, në seancën për konfirmimin e tij para Komisionit të Zbulimit të Senatit. I emëruari i Presidentit të zgjedhur Donald Trump për postin e Drejtorit të CIA-s, premtoi se do ta vlerësojë me kujdes sjelljen e Rusisë dhe shtoi se, nuk do t’i bindej një urdhëri nga Shtëpia e Bardhë për të rifilluar përdorimin e taktikave të torturave. Pompeo tha se, ai e pranon vlerësimin e komunitetit të zbulimit se, Rusia ndërhyri në zgjedhjet presidenciale të cilat i fitoi zoti Trump. Ai nenvizoi se raporti i paraqitur nga paraardhesi i tij ishte “i mirë”. “Kjo ishte një përpjekje që Rusia ka dashur ta ndërmarrë prej kohësh. Është një çështje që Amerika duhet ta marrë seriozisht, një kërcënim ndaj të cilit ne jemi të prekshëm”, tha ai. “Nuk kam dyshim, se në Amerikë ekziston perceptimi se, Vladimir Putin ka thënë “ky ishte objektivi im, të mbjell dyshim mes komunitetit të politikanëve të Amerikës”, tha zoti Pompei në seancën për konfirmimin e tij. “Rusia është riafirmuar si agresive, duke pushtuar dhe uzurpuar Ukrainën, duke kërcënuar Europën dhe duke mos bërë asgjë për të ndihmuar në luftën ndaj ISIS”, tha Pompeo, duke iu referuar militantëve të Shtetit Islamik. Republikani Mike Pompeo, një konservator prej 4 mandatesh i Kansasit, foli gjatë seancës dëgjimore për konfirmimin e tij përpara Komitetit të Shërbimeve Sekrete në Senat, në mesin e një ngërçi mes Trumpit dhe komunitetit të spiunazhit mbi aktivitetin rus gjatë zgjedhjeve presidenciale. Nëse konfirmohet, Pompeo do të marrë kryesimin e CIA-s në atë mjedis që u shpreh se, ishte “ambienti kërcënues më i komplikuar, me të cilin Shtetet e Bashkuara janë përballur në vitet e fundit”. Pompeo ka qenë një prej zërave më të fuqishëm të komitetit të njëanshëm të Dhomës së Përfaqësuesve, të ngritur për të hetuar sulmin vdekjeprurës ndaj konsullatës amerikane në Bengazi të Libisë në vitin 2012, ngjarje që ka ndodhur kur Hillary Clinton ishte Sekretare e Shtetit. Ai tha para komitetit se, e kupton fare mirë që si Drejtor i CIA-s, do të duhet të kalojë nga statusi i një ligjvënësi partizan drejt një mbledhësi objektiv informacionesh sekrete. “E kam kaluar pjesën më të madhe të jetës sime jashtë politikës. Si oficer kalorësie i ushtrisë amerikane, jurist dhe kryetar i dy bizneseve prodhuese”, tha Pompeo. “Rikthimi në këtë detyrë që kërkon shumë punë dhe sinqeritet të pagabueshëm, është diçka e rrënjosur thellë në trupin tim”. Si drejtor i CIA-s, Pompeo mund të vihet në një pozicion disi të sikletshëm të riparimit të marrëdhënieve mes Trumpit dhe zyrtarëve të inteligjencës. Së fundmi, zoti Trump pranoi vetë se, teksa ka kundërshtuar prej një kohe të gjatë gjetjet e agjencive sekrete se, Rusia, specifikisht presidenti Vladimir Putin, kishte ndërhyrë në zgjedhjet amerikane të 2016-s me objektivin për të ndihmuar Trumpin të zgjidhej. CIA është njëra prej tri agjencive kryesore që doli në këtë konkluzion. Sa u përket çështjeve të tjera, Pompeo tha se Irani është bërë tashmë një lojtar “edhe më i inkurajuar dhe shkatërrues në Lindjen e Mesme”. Ai tha gjithashtu se, Koreja e Veriut kishte zgjeruar në mënyrë të rrezikshme kapacitetet e saj bërthamore dhe të raketave balistike. Ndërkohë që e quajti konfliktin në Siri një katastrofë tragjike humanitare, që ka çuar drejt rritjes së ekstremizmit dhe sektarizmit, duke destabilizuar Lindjen e Mesme dhe Europën. Pompeo është shfaqur kritik i administratës “Obama” persa i përket marrëveshjes bërthamore me Iranin, që i dhuroi Teheranit lehtësimin e sanksioneve për ndalimin e programit të armëve bërthamore të Republikës Islamike. “Edhe pse e kundërshtova marrëveshjen me Iranin si anëtar i Kongresit, nëse zgjidhem, roli im do të ndryshojë”, tha Pompeo. “Do ta udhëheq agjencinë drejt një mënyre agresive të mbledhjes së informacioneve, e cila do t’u lejojë analistëve të kenë kohë të mjaftueshme, hapësirë politike dhe burime për të bërë gjykime objektive dhe të plota”. Zoti Pompeo, është diplomuar ushtarak në vitin 1986 në Akademinë Ushtarake në West Point. Ai ka shërbyer në ushtri gjatë kohës kur Bashkimi Sovjetik ishte kundërshtari kryesor i Amerikës. Si anëtar i Komitetit të Inteligjencës në Dhomën e Përfaqësuesve, Pompeo ka udhëtuar në shumë vende dhe është takuar me profesionistë të shërbimeve sekrete.
Washington, D.C. – Senator Tom Cotton (R-Arkansas) today released the following statement on the nomination of Congressman Mike Pompeo to lead the Central Intelligence Agency:
“Mike Pompeo is a committed public servant with a keen understanding of the world and the threats facing our country. He has shown remarkable leadership at every stage of his life, from patrolling the Iron Curtain to serving in Congress, and I have every confidence that he will make an excellent director of the CIA. I look forward to supporting his nomination.”