Dua Lipa ka performuar shkëlqyshëm në dy Kryeqytet shqiptare, në Prishtinë dhe Tiranë.Mbrëmjen e së Martës me 10 Gusht Dua performoi në parkun e Gërmisë,ku është mbajtur koncerti I parë I DUA LIPA në Prishtinë, ajo u rikthye pas katër vitesh për t’I sjellë Prishtinës njërin ndër koncertet më të mëdha që kemi pasur deri më sot.Dua Lipa ka kënduar këngët e albumit të saj të ri i cili do të lansohet në shkurt të vitit 2017, performanca e saj ka zgjatur më shumë se një orë.Gjithsesi e vecanta e këtij koncerti ishte surpriza që Dua I bëri babait të saj Dukagjin Lipa anëtar I grupit ODA, duke e kënduar këngën legjendare të këtij bendi “Beso në diell”. Ajo e ftoi per t’iu bashkangjitur në skenë duke sjellë emocione të vecanta si në skenë ashtu edhe tek I gjithë publiku.Performanca e Duas ka përfunduar me hitin e saj aktual “Hotter Than Hell”.Koncerti ka nisur në orën 19:30 me Dj Gamble, më pas Lyrical Son dhe Mc Kresha.Në koncert ishin të pranishëm 20,000 qytetarë nga e gjithë Kosova duke arritur kështu limitin e biletave të parapra për koncert.Policina e Kosovës ka dhënë kontribut të vecantë për pjesën e sigurisë së koncertit.
Në sheshin “Nënë Tereza”/
TIRANË, 10 Gusht/ ATSH/ -Këngëtarja e njohur me origjinë kosovare, Dua Lipa, këndoi te merkuren ne mbremje në një koncert të hapur për publikun në sheshin “Nënë Tereza”, në kryeqytet.
Në nje atmosfere elektrizuese mijera fansa kane pritur kengetaren qe ka thyer rekoredet me albumet e shitura ne te gjithe boten.
Skena e ngritur nga Bashkia e Tiranës, eshte ndezur nga performanca e këngëtares me famë ndërkombëtare, Dua Lipa.
Këngëtarja Dua Lipa zhvilloi dje një koncert në Prishtinë, qytetin e saj të lindjes, ku kishte mbi 20 mijë spektatorë. Të ardhurat prej këtij koncerti shkuan për bamirësi për fondacionin “Sunny Hill”.
Këngëtarja e ka përfshirë Shqipërinë përgjatë turit që ajo zhvillon në të njëjtën kohë në disa vende të Ballkanit. E rritur duke dëgjuar këngët e babait të saj, këngëtarit kosovar të “Rock”-ut, Dukagjin Lipa, ajo gjithmonë ka ushqyer një dashurinë të veçantë për Shqipërinë dhe shqiptarët, duke e theksuar dukshëm origjinën e saj.
Tashmë ajo renditet ndër artistet më me zë në mbarë botën. “Be the one” dhe kënga tjetër “Last Dance” janë bërë hite botërore tashmë të këngëtares Lipa, ndërkohë që “Hotter Than Hell” momentalisht gjendet në top-listat angleze.