![](https://gazetadielli.com/wp-content/uploads/2025/02/477733830_1046925440809311_4559792736411061432_n-1024x478.jpg)
Ambasador Blerim Reka/
Të dashur bashkatdhetar, vëllezër dhe motra, urime 17 vjetori i pavarësisë së Kosovës. Ju faleminderit juve që ishit ambasadorë të Kosovës, kur Kosova nuk kishte ambasada, kur ju ishit zëri i Kosovës së pushtuar, që flisnit për Kosovën në Uashington e Nju Jork.
Lavdi ushtarëve të lirisë dhe SHBA-ve.
Falënderim i përjetshëm për UÇK dhe Komandantin legjendar Adem Jashari, faleminderit NATO-s.
Festimet janë edhe reflektin e jo vetëm kremtim për atë se ku ishim, ku jemi e ku do të jemi?
Ky 17 vjetor i pavarësisë nuk e harron të kaluarën tragjike: një shekull shypje koloniale dhe gjenocid të Serbisë kundër pooullit shqiptar në Kosovë.
Por sot Republika e Kosovës është shteti me pro Amerikan në botë, vendi më demokratik në Ballkan me Kushtetutën model më të avancuar për mbrojtjen e pakicave kombëtare.
Shteti më i ri evropian për vetëm 17 vite u ngrit si feniksi nga tmerret e luftës pushtuese të Serbisë, në një rrëfim suksesi të shtet-ndërtimit demokratik.
E ardhmja i takon Kosovës!
Zoti e bekoftë Kosovën,
Zoti i bekoftë SHBA!