-Ministri Shala: Suksesi i filmit “Shok” duke u nominuar dhe garuar deri në fund për çmimin e Akademisë së Arteve Filmike dhe Shkencave “Oscars”, përbën lajmin e jashtëzakonshëm për kulturën dhe në tërësi vendin tonë, shënon arritjen më të madhe të kinematografisë së Kosovës/PRISHTINË, 29 Shkurt 2016/ Ministri kosova i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, uron aktorët, producentët, skenaristin njëherësh edhe regjisor dhe tërë ekipin e filmit “Shok” për suksesin e arritur duke garuar në ceremoninë më të rëndësishme të artit filmik “Oscars”, ku pjesëmarrja e një projekti nga Kosova është një ngjarje historike për kinematografinë e Kosovës. Suksesi i filmit “Shok” duke u nominuar dhe garuar deri në fund për çmimin e Akademisë së Arteve Filmike dhe Shkencave “Oscars”, përbën lajmin e jashtëzakonshëm për kulturën dhe në tërësi vendin tonë, ngase shënon arritjen më të madhe të kinematografisë së Kosovës dhe dëshmon për cilësinë dhe talentin që posedojmë si vend, u shpreh ministri Shala. Kësaj arritjeje i gëzohet tërë populli i Kosovës për shkak të depërtimit të filmit kosovar në arenën ndërkombëtare dhe i bën nder artit dhe kulturës së Kosovës, tha ndër të tjera Shala, duke i falënderuar me këtë rast, gjithë ata që kanë ndihmuar në realizimin e filmit.Filmi “Shok” vizualizon për mrekulli një copëz të tragjedisë që kemi përjetuar si popull në ndërrimin e mijëvjeçarit, dhe vlerësimi i tij e bën filmin por edhe vendin tonë të jetë prezent përballë popujve të tjerë të botës dhe paraqet një mundësi që vendi ynë të promovohet edhe më shumë. Ministri tha se suksesi i filmit “Shok” është një inkurajim që si MKRS të punojmë edhe më me përkushtim për krijimin e kushteve më të volitshme për zhvillimin e kinematografisë përmes lehtësirave normative që nxisin krijimtarinë dhe mbrojnë filmin dhe duke rritur përkrahjen financiare në këtë fushë. Përpos përkrahjes së MKRS-së për kinematografinë, Qeveria e Kosovës për këtë projekt që na ka bërë krenar të gjithëve ka ndarë një fond prej 70 mijë eurosh i cili ka shërbyer për promovimin e mëtejmë të filmit “Shok”./b.j/
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.