Nga Miranda Sadiku/.- Është çelur sot në Elbasani panairi i 17 “Dita e Verës” 2014″, organizuar nga Bashkia e Elbasanit, në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë.
Në fjalën e hapjes, kryetari i bashkisë, Qazim Sejdini tha se: Panairin i cili hap siparin e Ditës së Veres dhe ka rëndësi të madhe, pasi ëshë një mundësi për të gjitha bizneset, që prezantohen, por edhe për qytetarët Elbasanas dhe miqtë e saj që vijnë nga e gjithë Shqipëria për të fesrtuar Ditën e Verës.
Panairi i sivjetshëm, mblodhi rreth 50 kompani që prezantuan produktet e tyre dhe shumica e bizneseve vijnë në këtë panair për të disatën herë. Festimet për Ditën e Verës në qytetin e Elbasanit, do të vijojnë nesër me një aktivitet me bicileta organizuar nga Afjendia Telegrafike Shqiptare dhe Albasani Excellence, ku do të marrë pjesë edhe aktorë të njohur të kinematografisë shqiptare për të vijuar më pas me koncert festiv i cili nis pasdite dhe vazhdon gjatë gjithë natës dhe do të kulmojnë në 14 Mars.