Nga Novruz Xh Shehu/
Elinda Marku ka sjellë në botën letrare një vepër me përmasën e plotë të Bukurisë.Bija e Erës është një libër që të befason e të bën të kthesh kryet drejt saj.Është një poezi tronditëse, e ngritur mbi një metaforë që ka erëmim nga rapsoditë tërë tragjizëm të Mirditës veriore, e të poezisë moderrne latinoamerikane.Është një kryqëzim e lulim i një pemeje të re poetike,që me leximin e parë të huton dhe të shkon mëndja përnjë surealizëm apo futurizëm pa cak,në leximin e dytë kupton se të hysh të duhet të gjesh celësin e metaforës e herën e tretë të ndihesh si një princ në botën e cudirave duke studjuar e shijuar vlerat e sendeve për rreth.
Poezia e vërtetë nuk mund të asimilohet në leximin e parë,ato poezi anojnë më tepër nga bejtet (që dhe ato kanë vlerën e vet në një pjesë të rëndësishme të komunitetit që ende s’kanë marrë statusin e shijes së lexuesit bashkëkohor.)
”Janë burrëruar malet/plaka pritje jep e merr shpirt/buzë një lumi të shterur/matanë të cilave tymosin shtëpi të ulta/me hije shtatlarta brënda….Atje…/Mbështetur mbas një gardhi të krimbur/një derë pa shtëpi/më pret mua t’i trokas./”
Burrërim malesh,asfiksi pritjejeje për bijtë e ikur në të gjithë kontinentet,një lum që tani më nuk është lum dhe shtëpitë me shtatet e ulëta të mureve e me shtatet e larta të hijeve….Një derë pa shtëpi që prêt dorën ta godas me gishtin tregues të përthyer…
Një tablo rembradiane,që mund të arrihet vetëm prej atij që ka ndjesinë e Bukurisë,nderimin për të dhe rrezatimin e saj.Është një fshat në veri të Shqipërisë,por jo më pak në Jugun e saj e kudo në kushtet e një buisjeje të re nëpër glob,ku qytetërimit i shtohet një ironie tërë fatesh njerëzore …
Elinda kuptohet tek alfabeti metaforik,tek rrebelizmi dhe zhbirimi intelektual i realitetit,tek një farë sqime e lindur në veri, e rritur bujshëm nga limfa…:
“Jam lindur zbathur,/ndoshta që ti shpëtoj ndjekjes së personazheve,/…..Jam lindur zbathur,/në vënd të këpucëve mora –mbaj dhe ruaj,/Si krahët e mi një krah,/Një krah këmishe…/”(f.11) Retë krijuan gjuhët e tyre prej shiu,/për t’I hyrë tokës në gji./(f3i),në të ardhmen e vjetëruar mund të ndodhë/Të të pëlqejë se si do të më rris Eqeshura jote e habitur…”(F.37),Hëna është e bukur/Ngaqë nuk flet/Ose që ngaqë flet pa zë…”f.47,….Nëse do të shkoj në Ferr/do të shkoj me trëndafil në dorë,/Farën me të cilën do t’u mbjell parajsën/Të dënuarëve…”(f.55),”Unazën që ja bleva ditës”sonë”./Po e pi me ujë.Për të më pushtuar harresa e dobishme…/”(f.65),Pashë në andërr jasht gjumit/Një dash të bukur,që kërkonte kumbonën/si mbreti kurorën e humbun”.(f87).Absolutisht nuk duhet të mendoni se kemi të bëjmë me një radhitje metaforash apo shprehjesh metaforike..Poetja i vë mjeshtërisht në funksion të mesazhit.Metaforat saj janë si llambushka që ndriojnë shtatin e pëmës së vitit të ri për tjua treguar gjer larg kalimtarëve në qëndër të kryeqytetit,rreth e emrave të kryefamiljarëve në citofonët e pallateve,janë ndricues e saktësues të asaj koshience që mbart autoren nga një continent në kontinentin tjetër,duke u munduar të zbus Atllantikun jo pak herë të egër.
Në poezinë e Erlindës ka një arkitekturë drejt së përkryerës,ku filozofia e veshur me një pelerinë elegante artistike,të mbush e të bën më njeri,më pragmatist ndaj realitetit e më idealist ndaj asaj që nuk e duam.
Filozofia e saj të bën të përqëndrohesh.Thuajse ka marr përsipër të ngrjeë e të shpjerë drejt vdekatarëve mëncurinë e shekullit:
“Ah të të doja/Ca më pak/Oh,të mund të më doje /Ca më shumë/Më mirë që nuk ndodh/Sic dëshiroj/Mirë,se dhimbja ka emër/Kështu…?”(F.46).Kjo eshtë poezia “Bosht” dhe në leximin e parë vështirë të të tërheq vëmëndjen,edhe ndoshta do ta kalosh rrëmbimthi.Por poezia filozofike,e dalë nga bota e një mjeshtreje kërkon uljen e dytë mbi të dhe ti, i(e) dashur lexue(e) do të kuptosh që je pikërisht ti dhe ai(ajo) që ti e dashuron jo aq sa të dashuron dhe anasjelltas duke u përfshirë në këtë dhimbje të domosdoshme sa mëkati i dhimbshem e i domosdoshëm i Edenit.
“Kam kohë që lodhem të zbus/Tigrin e Borgesit./Nuk e di e kam,/a zbutur më ka/Përball meje rri ulur/ Në bisht,në trung të një peme,/të vjetër sa molla e ndalume/”(f54)
Dallohet qart këmngulja e autores,e vetdijshme për misionin e saj artistic,drejt retorikës dyshuese nëse ka arritur atë që duhet e nëse e ka kuptuar latino-amerikanin e famshëm me rrënjët në Ilirinë e largët…A nuk është fati I tërë emigrantëve,fati borgesian me ankthin e rimbirjes diku tjetër?!..
Natyrisht Elinda duhet lexuar Ajo shpesh ka kijuar jo imazhin real me poezitë e hedhura në Faecbouk.Nga këtu kuptova se poeti duhet të ketë kujdes me fjalën edhe kur e flet e jo më kur e shkruan…
Elinda ka lindur vërtet një model të bukurisë…
Tiranë ,17 nëntor,dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, ku i ashtuquajturi komision asqë e mësoi e vështirë ta mësojë se ajo ish aty…
Julia says
Urime Elindes.
Poezia e saj gjithnje ka qene e vecante, origjinale.
Vellimi Bija e Eres eshte nje titull I gjetur qe pa dyshim I pershtatet perzgjedhjeve qe ka bere autorja ne krijimet e saj.
Do deshiroja ta kasha ne duar
Urime edhe njehere poetes dhe z. Shehu per informacionin
Julia