
Mali Großer Arber ( Arber grober – Search Images)/
Mali Großer Arber ose Mali i Arberit të Madh shtrihet në rajonin e Bavarisë të Gjërmanisë, pranë kufirit me Çekinë. Ai ka lartësi 1456 m mbi nivelin e detit. Großer Arber ndodhet në Pyllin Bavarez ndodhet ndërmjet Parkut Natyror të Pyllit të Sipërm Bavarez në Veri dhe Parkut Parkut Natyror të Pyllit Bavarez në jug.
Großer Arber është pjesë e grupit të njësive kryesore rajonale natyrore të Palatinës së Sipërme dhe Pyllit Bavarez, në njësinë kryesore të Pyllit të Prapëm Bavarez, nën-njësisë së kreshtës Arber-Kaitersberg dhe rajonit natyror të Masivit Arber. Në krahun juglindor të Großer Arber shtrihet liqeni i Großer Arbersee dhe në veriperëndim e veri-verilindje të Kleiner Arber është Kleiner Arbersee, të cilat të dyja shtrihen brenda një rezervati natyror.
Liqeni Arber (Arbersee) me origjinë akullnajore ndodhet në pyllin e Bavarisë me sipërfaqe 7.7 ha dhe shtrihet 950 mbi nivelin e detit. Liqeni ka thellësi mesatare 5.8 m dhe thellësi maksimale 16 m. Kapaciteti ujëmbajtës është 450 mijë metër kub.
Ndër lumenjtë dhe përrenjtë që burojnë në nga ky mal janë: dy Arberbach-it (një në lindje dhe një në jug), etj. Në krahun veriperëndimor të White Regen buron Kleiner Arbersee, i cili ushqehet nga Weidenbach.
Në një sipërfaqe të kufizuar të këtij rajoni të Gjërmanisë gjenden shumë emërtime gjeografike (mal, lumej, liqene) me emrin Arbër. Kjo lidhet me historinë Arbërorëve që ka patur kjo zonë.
4 varjante që lidhen për emërtimet me emrin Arbër në këtë rajon të Gjërmanisë:
1. Shpërngulja e Arbërorëve: Emri i malit mund të lidhet me shpërnguljen e grup shqiptarësh nga Ballkani në periudha të ndyshme, sidomos pas ardhjes së osmanëve në Ballkan. Pas vendosjes, ata filluan emërtiminet e maleve, liqeneve e lumenjve me emrin historik të Arbërisë.
2. Nderim i Trashëgimisë: Mund të ketë ndodhur që ky mal të ketë marrë emrin për të nderuar historinë dhe trashëgiminë Arbërore që kanë jetuar në këto zona.
3. Përputhja me emra të tjerë: emri Arbër mund të jetë përdorur në këtë rast për të ruajtur lidhjen me popullsinë shqiptare të atij rajoni, pa marrë parasysh se ka mundësi që malet dhe emrat të kenë pasur variacione dhe ndryshime në kalimin e kohës.
4. Nuk përjashtohet mundësia që para disa shekuj këto territore kanë qenë banuar nga arbërit (shqiptarët). Për shkak të lëvizjeve të popullsive, arbërit janë asimiluar, duke humbur gjuhën, por ngelën emërtimet e maleve, lumenjve dhe liqeneve me emrin Arbër.