Engel : Mbas disa javëve do të jemë në Maqedoni – duke shpresuar se mund të takohem dhe të flasin për disa probleme, edhe me liderit e tjerë shqiptarë”/
Nga Beqir SINA – New York/
NEW YORK : Në kuadër të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,Kryetari i Lëvizjes për Reforma në PDSH, z.Ziadin Sela , ka takuar në zyrën e tij kongresistin Eliot Engel, duke realizuar kështu një takim të rëndësishëm me Anëtarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, kongresist demokrat i qarkut të 16-të të New Yorkut. Sela në fillim të takimit me kongresistin Engel, ka shprehur një mirënjohje të thellë për Shtetet e Bashkuar, kontributin e madh historik të SHBA, për Shqipërinë dhe çështjen shqiptare, duke filluar prej presidentit Uillson, Bush dhe Klinton, si dhe ka falenderuar me këtë rast kongresistin Engel – për përkrahjen e vazhdueshme që i ka dhënë ai dhe po i jep shqiptarëve, çështjes shqiptare kudo në Shqipëri, Kosovë dhe viset shqiptare.
Në këtë kontekst zoti Sela, ka thënë se Engel, mbetet përherë mik i përhershëm dhe i dëshmuar i shqiptarëve. “Kongresisti Engel, njëherit është i njohur për opinionin edhe si zëri i fuqishëm i çështjes shqiptare në Capitol Hill të Washington D.C”, tha Sela.
Më pas kreu i lëvizjes për reforma në PDSH, zoti Sela, ka njoftuar kongresistin Engel me zhvillimet politike në Maqedoni, veçanërisht, ai foli gjatë për ngjarjet 9-10 majit në Kumanovë. Ai bëri gjithashtu edhe një prezantim të gjerë edhe Lëvizjes për Reforma në PDSH, për të cilën Sela, tha se është e vetmja që mundet t’a ndryshojë situatën politike në Maqedoni, simbas tij.
Kryetari Sela, e njohu gjerësisht kongresistin Engel me qëndrimet e Lëvizjes për Reforma, rreth situatës politike në Maqedoni, për daljen nga kriza aktuale, si dhe tha se çfarë kontributi mund të jap lëvizja tij që të zgjidhen problemet dhe të përshpejtonin integrimin e Maqedonisë në strukturat euro-atlantike, NATO dhe BE.
Kreu i Lëvizjes për Reforma në PDSH, e siguroi kongresitin Engel, se lëvizja e tij, edhe më tej do të jet e fokusuar për të bërë një politik konstruktive dhe të përgjegjshme, për të dhënë kontributin e saj maksimal në çdo proces politik në Maqedoni.
Nga ana e tij kongresisti amerikan Eliot Engel, mik i përhershëm dhe i dëshmuar i shqiptarëve, u shpreh i lumtur për t’u takuar me Selën, për të mësuar më shumë rreth situatës aktuale në Maqedoni, për të cilën premtojë se do t’a vizitojë së shpejti
“Jam i lumtur gjithmonë, që po përpiqem për të ndihmuar, tha Engel, dhe i shqetësuar me atë se çfarë po ndodh me komunitetin shqiptar në Maqedoni. Unë dëshirojë t’ju sigurojë me këtë rast që shqiptarët në Maqedoni, duhet të trajtohen njësojë si të gjithë qytetarët, të jenë me të drejta të plota dhe të pa nëpërkëmbura”.
Më tej kongresisit demokrat i Nju Jorkut, Eliot Engel pohojë se ka qenë shumë i shqetësuar dhe nuk e ka kuptuar ende atë se çfarë ka ndodhur dhe pse ndodhi në Maqedoni.
“Jam i pa kënaqur me mosrespektimin e Qeverisë së Maqedonisë së Marrëveshjes së Ohrit. Unë mendoj se ka shumë punë për të bërë, ngaqë mendoj se Maqedonia, është një vend i rëndësishëm, dhe aleat i Shteteve të Bashkuara, duke e mbështur Maqedoninë dhe shpresuar se Maqedonia do të bëhet pjesë e BE-së, por, shtoi ai dua që të gjithë qytetarët e Maqedonisë, duke përfshirë edhe shqiptarë, duhet të trajtohen në mënyrë të drejtë dhe të jenë të barabartë.”
Kongresisti amerikan Eliot Engel, për gazetën tonë u shpreh i kënaqur për të shkëmbyer mendime me Selën, për të dëgjuar se çfarë tha kreu i Lëvizjes për Reforma në PDSH , dhe deklarojë se shpreson që mbas disa javëve të jetë në Maqedoni – duke shpresuar se ata mund të takohen dhe të flasin për disa probleme të tjera atje, edhe me liderit e tjerë shqiptarë.