…Mezi presim shkollën shqipe/
Që të flasim dhe të mësojmë,/
Me shkronjat e alfabetit,/
Si Ëngjëjt Kombin e mbrojmë… /
Himni i Shkollës Shqipe kënduar nga Kristina Melo në disa aktivitete të rëndësishme shqiptare./
Nga Keze Kozeta Zylo/
Nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life”, dhanë një program të pasur artistik në mjediset e shkollës publike amerikane 205 në Brooklyn, të përgatitur nga mësuesit e kësaj shkolle nën drejtimin e dy artistëve të mirënjohur Lindita Mezini Lole dhe Petrika Melo.
Edhe pse gjithë rrugët e Nju Jorkut ishin shtruar me tapetin e bardhë dhe pemët anash tyre dukeshin si nuse me kurorë, prindër, mësues, nxënës, miq dhe dashamirës të Shkollës Shqipe erdhën për të festuar së bashku mbylljen me sukses të semestrit të vjeshtës dhe festat e fundvitit. Nxënësit me flokët e bardhë të dëborës mbi supe dhe mbi kokë dukeshin sikur vinin nga ndonjë planet tjetër. Ata i harruan lojërat me topa bore ngase donin të ishin egzaktësisht në kohën e duhur të fillimit të programit.
Zërat e tyre fëminorë, SHQIP, ngrohnin ajrin e Brooklynit dhe shkrinin dëboren e bardhë që kishte shtruar kudo, për të mos penguar aktivitetin e tyre aq të rëndësishëm në këtë sezion të bukur festash.
Programin e hapën dy prezantuesit Kristina Melo dhe Fitim Sahipi dy nxënës të shkollës Shqipe. Fitim Sahipi ka ftuar të gjithë të pranishmit të çohen në këmbë për të kënduar dy hymnet kombëtare: amerikane dhe shqiptare intepretuar nga artistja e vogël dhe e talentuar Kristina Melo.
Pas Hymneve ka përshëndetur Dr. Valbona Zylo Watkins e cila iu ka uruar të gjithë nxënësve punë të mbarë dhe mirëseardhjen të gjithë të pranishmëve që ndodheshin në sallë. Nxënësi Brian Kacupaj ka interpretuar vjershën “Abetare”, Elisa Lumshi “Mbi degën e mollës”, Drilona Mehmeti “Rosat po lahen”. Rafael Gjona dhe kori i shkollës kënduan “Ja na erdhi Viti i Ri”. Aaron Kovaci recitoi “Gjuha jonë”, Adison Cinari “Sa të dua o Shqipëri”, Ina Cinari “Një zog të vogël”, Gabriela Përmeti dhe Edije Greva “Manushaqe”, Liza Jashari “Kosova” dhe Sarah Bandilli “Kukulla ime”.
Pas recitimeve salla është mbushur me tingujt e violinës të interpretuara nga binjaket e bukura Ina dhe Dea Stefanllari si dhe nga tingujt e pianos interpretuar nga Brian Kacupaj. Një tjetër atmosferë plot me emocion ka sjellë “Kënga e nënës” interpretuar mjeshtërisht nga sopranoja e shquar Lindita Mezini Lole shoqëruar nga e talentuara Kristina Melo. Kënga e nënës ka sjellë lot në syte blu të Linditës duke kujtuar ndërkohë që këndonte nënën e saj. Kenga eshte shoqeruar me duartrokitje nga te gjithe te pranishmit.
Hymni i shkollës “Gjuha Shqipe” kënduar nga Kristina Melo dhe kori sjellë gjithmonë gëzim, dashuri, mendim të thellë për të mësuar gjuhën Shqipe, emocion tek dëgjuesit e shumtë, ngase ata vetë e thonë me gojën e tyre si: Mezi presim shkollën shqipe/ që të flasim dhe të mësojmë/ Me shkronjat e alfabetit/ si Ëngjëjt Kombin e mbrojmë/… Pas hymnit janë recituar vjershat: Rafael Gjona “Ku kemi lerë”, Oresti Salillari
“Përse qan arushi”, Kevin Cobo “I dashur Atdhe” dhe Elda Nesimi
“Sa të dua o Shqipëri”.
Marvi Kostrista ka interpretuar bukur në piano “Jingle Bells”, ndërsa Fitim Sahini ka interpretuar Mora mandolinën dhe Shota, të cilët u mirëpritën me duartrokitje të fuqishme.
Kënga “Nata e shenjtë” ka sjellë një tjetër mjedis magjik interpretuar nga Lindita Mezini Lole. Vëllezërit Arion, Arbi, Arti dhe Arlin Ulaj të cilët vijnë që nga Nju Xhersi të befasojnë me mësimin e gjuhës shqipe dhe interpretimin në violinë. Ata recituan poezitë: Duart tona, “A B C”, Liqeni dhe interpretuan të katërt mjeshtërisht në violinë.
Brian Kacupaj luajti këndshëm në violinë “Perpetual Motion” dhe u shoqërua me kërcim nga Amber Nepravishta. Programi vazhdoi me recitimet nga Marvi Kostrista “Liria”, “Një gëzim kam nga brenda”, Dea Zenelaj “Si zog dua të jem”, Fitim Saipi “Atdheu”. Programi u mbyll me këngën e mirënjohur tradicionale për Krishtlindjet
“Bell rings”, përkthyer në shqip nga Lole “Zilet tringëllojnë” intepretuar nga Lindita Mezini Lole dhe kori i shkollës ishte tejet mbresëlënëse, veçanërisht kur nxënësit me byzylykët e tyre tringëllinin zilkat e vogla rreth dorës. Programi është mbyllur me plot sukses.
Pas programit themeluesi dhe drejtori i shkollës Shqipe z.Qemal Zylo ka falënderuar të gjithë nxënësit për realizimin e programit me kaq sukses dhe njëkohësisht iu ka dhuruar buqeta me lule të freskëta mësueseve që punojnë me kaq përkushtim si: Altiona Stefanllarit, Afërdita Kaçupaj, Ornela Melos dhe Valbona Kostristës si dhe artistëve të mirënjohur dhe plot profesionalizëm Lindita Mezini Lole dhe prof.Petrika Melos. Z.Zylo ka falënderuar të gjithë të pranishmit, prindërit që sjellin fëmijët dhe i janë bashkangjitur programit për mësimin e Gjuhës Shqipe duke i thënë stop asimilimit të fëmijëve në Diasporë. Njëkohësisht ka falënderuar konsullin e Kosovës z.Korab Mushkolaj, z.Ismet Kurti kryetar i shoqatës së mirënjohur “Ana e Malit”, z.Marko Kepi president i organizatës “Rrënjët”, aktivistët z.Ardian Tahiri, z.Uke Gjonbalaj, Artion Myrtaj, Theodhora Rexhepi si dhe Zef dhe Maria Dusi të cilët kishin ardhur nga larg dhe na nderonin me pjesëmarrjen e tyre në këtë ditë krejtësisht të veçantë për nga rëndësia që i jepet mësimit të Gjuhës Shqipe në Diasporë.
Z.Qemal Zylo ka ftuar në skenë Konsullin e Kosovës z.Korab Mushkolaj i cili kishte ardhur së bashku me bashkëshorten e tij.
Z.Korab Mushkolaj ka përshëndetur themeluesit, mësuesit, prindërit, artistët dhe nxënësit të cilët dhanë një program të shkëlqyer artistik në shqip. Në emër të Republikës së Kosovës dhe të Konsullatës në New York z. Mushkolaj ka falënderuar themeluesit për hapjen e dy shkollave shqipe në Staten Island dhe Brooklyn, si dhe për misionin kaq fisnik që ata kryejnë së bashku me mësuesit që ushtrojnë këtë detyrë nga më të bukurat. Fjala e tij tejet mbresëlënëse u mirëprit me duartrokitje nga salla dhe nxënësit.
Qeveria dhe Konsullata e Kosovës gjithmonë na ka mbështetur në programin e Gjuhës Shqipe dhe për këtë shprehim mirënjohjen tonë pakufishme. Pas përfundimit të aktivitetit nxënësit, të pranishmit dhe të ftuarit shkrepnin me aparatet e tyre për të pasur foto kujtimi. Një foto e përbashkët u fiksua nga TV “Alba Life” për të mbetur në fondin e aktiviteteve të ndryshme kulturore dhe atdhetare si dhe të Shkollës. Ishte një e shtunë e bukur ku një pjesë e Nju Jorkut foli shqip, ngase pranë tyre jane Ëngjëjt mbrojtës të Gjuhës Shqipe.
14 dhjetor, 2013
Brooklyn, New York