Nga Fritz RADOVANI/
Në librin “TIRANËT”, Historitë e 100 Despotëve dhe Diktatorëve, me titull: “TYRANTS”, botue në vitin 2004, for Lifetime Distributors Pty Ltd Building G, 2 Hudson Avenue Castle Hill, 2154 Australia, kam gjetë të vërtetën historike t’ pashkrueme deri tashti për né Shqiptarët:BOTA MODERNE
ENVER HOXHA/1908 – 1985/Udhëheqës i Shqipnisë/Jeta dhe Krimet
1908 – Lindi me 16 Tetor 1908 në Gjinokastër, nga një familje me fé myslimane në jug të
Shqipnisë…
1930 – Shkoi në Francë për studime.
1934 – Ka shërbye si sekretar i konsullatës shqiptare në Bruksel.
1936 – Ktheu në Shqipni, ku u ba mësues.
1939 – U largue nga arësimi për refuzimin e bamë për pjesmarrje në Partinë Fashiste
Shqiptare; hapi dyqan cigareshitës.
1941 – U formue Partia Komuniste Shqiptare; U zgjodh Sekretar i Përgjithshëm.
1944 – U formue Qeveria Provizore; Filluan gjyqet e ekzekutimet.
1948 – Zhduku grupin pro-Tito; mbylli Kishat dhe konfiskoi pronat private.
1961 – Ndërpreu marrëdhanjet me Bashkimin Sovjetik.
1978 – Ndërpreu marrëdhanjet me Kinën.
1981 – Seleksionoi partinë dhe drejtuesit e shtetit.
1985 – Vdiq me 11 prill 1985 në Tiranë.
Shenimi F.R.: Libri fillon nga viti 1353 para Krishtit, e vazhdon deri në vitin 2004.
■Nder 100 DIKTATORËT ma të njohun në histori Botnore, asht edhe Enver Hoxha…
***
“APROVOHET NDESHKIMI ME VDEKJE…
NA LAJMËRONI DATËN E EKZEKUTIMIT TË TYRE DHE VULLNETIN E FUNDIT.
Komandanti i Përgjithshëm Xheneral Kolonel Enver Hoxha d.v.”
■Kështu filloi Gjenocidi sllavokomunist nga anadollaku Enver Hoxha në vitin 1944, kunder Klerit Katolik Shqiptar dhe Atdhetarëve tanë, dhe vazhdoi me shfarosjen dhe shpartallimin e gjithë Shqipnisë, me pasuesin e tij Ramiz Alia, deri në vitin 1991.
■Viti 1967 ishte viti i shpalljes së haptë të “Shqipnisë shteti ateist i vetem në Botë!”
■Mbas vitit 1967 u pushkatuen, vdiqen në hetuesi, nder burgje e kampe pune…
1.Imzot Ernesto Çoba 2. Don Zef Bici 3. Don Mark Dushi 4. Don Marin Shkurti
5. Don Shtjefen Kurti 6 Don Anton Doçi 7. Don Mikel Beltoja 8. Don Prenk Nikçi
9. Don Mark Hasi 10. Don Lazer Jubani 11. Don Lec Sahatçia 12. Don Nikoll Gjini
13. Imzot Lazer Sheldija 14. Don Pjeter Gruda vdes në kampin Sarandë, 13 Janar 1989.
●Gjenocidi ka vra dhe zhdukë nga viti 1944 – 1989, gjithsejt 65 Klerikë Katolik në Shqipni.
■Mbas vitit 1967 burgosen, interrnohen dhe ridënohen:
1. At Pjeter Mëshkalla, 25 vjetë burg. 2. Don Mikel Koliqi, 38 vjetë burg dhe interrnim.
3Don Nikollë Mazrreku, 37 vjetë burg e interrnim. 4. At Zef Pllumbi, 28 vjetë burg e interrnim. 5. Don Simon Jubani, 26 vjetë burg. 6. At Gegë Lumaj, 20 vjetë burg.
7. At Gjergj Vata, ban mbi 10 vjetë burg si pasuesit… 8. Don Frano Illija.
9. Don Ndoc Sahatçija. 10.Don Nikollë Troshani. 11. Don Zef Simoni.
12. Don Kolec Toni. 13. Don Ndré Krroqi. 14.At Anton Luli. 15. Don Ndoc Ndoja.
16. Don Gjergj Simoni. 17. Don Marjan Arta. 18. Fratel Gasper Jubani.
19. At Ferdinand Pali. 20. At Aleks Baqli. 21. At Leon Kabashi. 22. Don Martin Trushi.
23. Don Nikollë Pergjini interrnohet.
■ Nga Kleri Ortodoks At Llazar Popi vdes në burgun e Tiranës, me 11 Dhjetor 1972.
■Një “ateist” a ka mundsi me ba luften kunder një besimi dhe jo, kunder një tjetri?!
■Pse Enver Hoxha pushkatoi dhe zhduku mbas 1967 vetem nga Kleri Katolik 14 Priften, burgosi dhe interrnoi 23 Klerikë tjerë Katolik, dhe ASNJË, nga Besimi musliman?
■Enver Hoxha para vitit 1944 arrijti me u ba terrorist, dhe me 11 Prill 1985 vdiq diktator.
(Nga cikli i shkrimeve: Në 70 vjetorin e permbytjes së Shqipnisë…
Vazhdon…)
Melbourne, 2014.
Sadik Elshani says
Fatkeqsisht, ky diktator dhe regjimi i tij cnjerezor ende adhurohen nga nje pjese e mire e shqiptareve. Nder keta adhurues nuk mungojne as akademiket, publicistet, shkrimtaret dhe historianet. Ideologjia bolshevike eshte bunkerizuar thelle ne mendjet e tyre.
Mark Gjonaj says
Zotni Fridz!
Kam ca dvetje per ju zotri!
Duke pare shkrimin tuaj vetiu dalin ca pyetje per te bere:
a.Libri 100 diktatoret me te medhenje te njerzimit, eshte i nje varianti shterore, apo liber privat qe mund te beje sejcili?
b.Ketu siper keni vene nje pikture dhe ne mes dy diktatorve qe ne Amerike eshte botuar nje liber 100 personalitetet me te shquara te historise, me autor amerikan Maikell Hart dhe Hitlerin dhe Stalinin i perfshijne si te tille, biles edhe Leninin. Sadam Husejni eshte i ri akoma dhe qe te perfshihet ne kete liber te pakten duhet te kalojne 50 vjet holumtim ne begraundin e tije. Po keshtu dhe per Enver Hoxhen, sepse po te ishte sic shpreheni ju ne shkrimin tend, nuk e kishin kursyer dy librat e amerikanit studjues qe i kishte botuar me 1978 dhe dhe ky i fundit qe me ka rene ne dore 2008-te
C. Ju shkruani vazhdimisht per persekutimin e prifterinjeve katolike dhe dukeni sikur keni qene shoqerues i sejcilit dhe kjo eshte puna juaj ekspozuese. Por qe kur ju uleni dhe pershkruani nje viktime te diktatures, duhet te pasqyroni dy anet e medaljes, duke dhene me detaje pse u denua filan prift, apo hoxhe, perse jane akuzuar, cfare ligjesh kane shkelur ne ate sistem qe ishin te detyruara per te gjithe njelloje pa asnje dallim. Mundesisht dhe me cilat nene te kodit penal te asaje kohe jane akuzuar, shkeljet gjate hetimit dhe gjykimit te tyre, si dhe gjate vuajtjes se denimit, apo internimit. Keshtu jam i sigurte, se ju jo vetem qe e demaskoni ate regjim, por dhe lexuesit i terheq me shume. Keshtu, shkrimet tuaja si te thuash perballe njeri tjetrit, shejti dhe djalli, merr formen e nje dogme ne tregimet tuaja dhe si arbiter kryesore eshte “Fryma e Shejte” qe i shikon dhe i beson.
d. Mirpo “Frymen e Shejte”, apo si i themi me gjuhet e perditshme, Zoti, Allahu, Perendi. Krijuesi, nuk i ka pare njeri deri me sot, nuk ka prove dhe as jane elemente te nje qendrimi juridik as ne demokraci, por per respekt te Natyres ku kemi folene(respektojme bukurite e Tokes, Sistemit Diellore…) dhe Universit eshte pranuar apriori se Zoti ekziston ne lirine e sejcilit ne bindjet e tij. Por kur flasim per Shtet, Gjykate, Polici, Sigurim,burg,inbternim, kod penal e tj., jemi duke folur per norma ligjore juridike qe dhe gjykohemi dhe denohemi prej tyre atehere dhe sot. Keshtu sic shkruani ju zoterinje nuk eshte material bindes, denoncues i nje sistemi antinjerzore!
Liridom says
T’lumt ajo dorë zotri Sadiku se bash njishtu asht e vertetë.
Po t’i shohësh surretnit e qeveritarve si ministra ashtu dhe shefa e nenshefa të ministrive dhe të organeve lokale janë bijtë e atyne që e bunkerizuen, rrenuen jeta njerzish dhe kryevepra akademike per shkaqe religjioze në Shqipninë me dishirë të tyne të zemrës dhe tuj ja plotsue urdhnat Beogradit, Moskës dhe plehnave të firmës të Jaltës 4 – 11 shkurt 1945.
Shkambi says
Randsia te figura e diktatorit duhet pa ma kryesorja te tipati i tij që e ka spikatë vetëm me fakte dhe jo me epitete si bie fjala, kriminel, komunist, stalinist që janë pak për çka ka ba ndaj nji grupë njerzish, ndaj popullit dhe ndaj kombit shqiptar në Ballkan dhe jasht saj. z.Fritz Radovani dallohet nga gjykimi gjakftohtë me anë të fakteve dhe jo vlersimeve subjektiviste nga dy krahët si ajo fanatike dhe ndaj atyn viktimave, që pengojnë ftyrën reale të diktatorit. Fakte dhe vetëm fakte asht portreti i Enverit, gja që z. Radovani i servir nga burime të sakta historike, gja që i nepë vlerë shkencore shkrimit disa pjesësh. Atëhere kush ta dashurojë Enverin ja paftë hajrin! Z.Fritzi asht tuj i ba autopsinë nji gjaksorit, kanibalit shqiptar E.Hoxhës me objektivitet sepse përmbi 70 vjet edhe sot i thuren lavde dhe kryeministri i sotëm Edvin Kristaq Rama deklaroi se nëse don populli e rivejmë Monumentin e tij edhe ma të fortë e të madh se ishte. Në këto shprehje qeveritarësh patriotët shqiptarë nuk mund të heshtin, por do të shprehen vetëm nga aspekti historik dhe jo sipas andrrave ogurzeze të Edvin ramës me pjesën e tij në Shqipni e jashtë saj, që shyqyr SHBA-s në veçanti s’i mungon, ka me bollëk e me tepricë sa i vjen era kufomash në gjithë kontinentet.
Më lejo të pershendes z. Fritz dhe ju zotrinj të nderuem të Gazetës me namë motit!
Sadiku nuk duhet me kenë veç konstatues, por edhe aktiv duke dhanë nji ide se si do të shëndoshet shoqnia dhe brezat e rinjë ndaj ktij perbindshit dhe ideologjia e tij antishqiptare!
Sadik Elshani says
Disa ide i kam dhene ne komentet e mehershme ne kete gazete. Nje nisme e mire do te ishte po te krijohej nje gjykate e posacme per denimin e krimeve te komunizmit, dicka e ngjashme me Gjyqin e Nyrenbergut. Per keto krime te shkruhet ne menyren me objektive ne shtypin shqiptar dhe ne librat shkollor. Te ndalohet hyjnizimi i figurave famekeqe te diktatures, e keshtu me radhe. Edhe pas gati nje cerek shekulli nga permbysja e diktatures, ne ende nuk kemi nje studim shkencor historik per kete periudhe te erret te historise sone. Pra, duhet bere nje gje e tille. T’u kthehehemi vlerave dhe traditave tona kombetare dhe t’i lame anash ideologjite e huaja kunderkombetare.
Fritz Radovani says
Falnderoj komentuesit Elshani, Liridom dhe Shkambi per mendimet e tyne ne lidhje me Diktatorin Hoxha.
Ndersa Mark Gjonaj, me ka drejtue disa “pyetje”… pergjegjet e te cilave i gjeni te sakta:
1. Fjala e Papes Gjon Pali II, ne sheshin “Skenderbeu” ne Tirane, me rastin e vizites se Tij ne Shqipni me 25 Prill 1993. Papa Gjon Pali II asht derkoruem nga Presidenti Amerikan Xhorxh Jr. Bush, me 4 Qershor 2004 me “Medaljen e Lirise”.
2. Fjala e Don Simon Jubanit ne Rremaji, ne Shkoder me 11 Nandor 1990, e mbajtun me rasen e Meshes se Pare mbas vitit 1967. Don Simon Jubani ne Maji 1991, u dekorue nga Universiteti i San Francisko ne Kaliforni USA, ku ne diplomen “Honoris-Causa” te Atij Universiteti shenohet: “Ka prue ne Shqipni lirite e Fese, qe jane baza e te gjitha lirive tjera”. Ndersa Shteti Michigan e ka nderue me “Special Tribute”. (Materiali i plote asht tek libri “Mesha e Pare”, me Autor D.S.Jubani 2000.)