
(Vizitë në atelien e artistit Arben Lazri)

Violeta Mirakaj
New York
Shkurt 2022
Në një ditë shkurti të ftohtë, gjithë lagështi të shkaktuar nga bora e bardhë, vizitova atelien e Arben Lazrit. Bashkebisedimi në makinë me Benin më jipte një tablo të plotë të rrugëtimit të tij në fushën e artit si dhe të punës së tij duke nisur nga bangat e shkollës së mesme artistike “Prenk Jakova” Shkodër, pastaj në Institutin e arteve në Tiranë. Heshtja e Aretës, bashkëshortes duket sikur e plotëson më tej dhe e aprovon çdo gjë që thuhet, duket sikur e përforcon mendimin “Nuk ka rëndësi se nga vijmë , ëndrrat janë të vlefshme” për të projektuar rrugëtimin e nisur dhe plotësimin këtu në New York. Këtu në New York, peisazhi i qytetit është i realizuar në stilin kubist, një metropol me grataçelat e larta ku në dritaret derdhet drita e ditës dhe e diellit, dhe natën ndriçimi marramendës të krijon një larmishmëri dritash, jep një pikturë gjigande mbizotëruese. Edhe se më mirë se kudo, dhe se gabimisht dimrin e kanë krahasuar me zhveshjen, tharjen, zbrazëtimin, zymtësinë, këtu të duket se Dimri në të vërtet është vetë jeta që flen nën dhe. Ai i ngjan një tuneli që ka lënë pas dritën dhe përpara ka përsëri dritën. Asgjë nuk arrihet pa mundim. Arben Lazri nuk ka nevojë për të amplifikuar prezantimin e tij. Ai ështe pjesë e brezit të viteve ’90, brezit që e kaloi rininë në bordurën e e Bulevardit duke shpresuar për një jetë tjetër. Është pjesë e djemëve dhe vajzave që ndryshimet e këtyre viteve i hodhën nëpër botë me shpresën për një jetë më të mirë. Fillimet e emigrimit e gjejnë matanë bregut të Adriatikut, në Itali. Roma si dhe disa qytete të tjera të Italisë i ofroi një realitet të përditshëm të cilën e gjen vetëm në muze. Kudo ka skulptura, afreske, një barok të mrekullueshëm që përditë të edukojnë dhe të pasurojnë me një ndjenjë estetike të hollë dhe falë talentit dhe shkollimit të tij në vendlindje, e shoqërojnë me një respekt të thellë ndaj një arti që mbetet një nga pikat më të qëndrueshme në historinë botërore. Rrugëtimi i tij vazhdon matanë oqeanit, vjen në Amerkë të fillojë dhe një herë nga e para, por me një bagazh përvoje . Na le të kuptojmë dhe se vështirësitë me të cilat ndeshet çdo emigrant, qoftë dhe këtu në Amerikë, streset e shumta që nuk ndalin, pa përmendur punën e palodhshme me orar të zgjatur, na tregon se – “Guximi nuk del kurrë jashtë mode” Në Janar të 2005 lind Armadela Corp. “Artwork dekorative”. Puna artistike është në zemër të ekzistencës së Armadela. Themeluesi i saj, Arben Lazrin është vlerësuar si artisti më i mirë në universitet ku u diplomua, me kreativitetin dhe përvojën e tij në nivele të reja nga Italia, dhe syrit vëzhgues e eksplorues me etjen për të parë arritjet botërore, si “Njeriu i shiut ” – Firence, Itali. “Zvogëlohet dhe Ngjitet”- Bondi, Australi. “Forcë e Natyrës”- Tajlandë dhe SHBA “Fantazma e zezë”- Klaipeda, Lituani. “Të dalësh nga vetja”- Pensilvani, SHBA. “Dora e kujdesit”- Glarus, Zvicer. “Mihai Eminescu”- Onesti, Rumani e shumë të tjera. Mesazhet e tyre shume efikase, që gjithkush mund ta përceptojë e të marrë mesazhe në varësi të këndvështrimit të saj; krijon një reputacion të merituar. Armadela si një nga kompanitë më të mira të dizajnit në qytetin e New Yorkut, ai vazhdon të krijojë piktura të mahnitshme, skulptura dhe art mur që janë në dispozicion për blerje dhe ekspozitë. Teknikat spektakolare të Armadela të çojnë në një udhëtim të imagjinatës së jashtëzakonshme,në vende të pjerrëta vetëm nga ata që kanë guxuar të sfidojnë gravitetin ose kufizimet e tokës. Murin nuk e shikoj thjeshtë si mur, vazhdon bashkëbisedën në ateljen e vet Arbeni; për mua është më shumë se një mjet në të cilën shpalos idenë, është si tingulli për muzikantin, kompozitorin apo fjala jo thjeshtë si një mjet komunikimi po me ngjyresën letrare dhe ndërthurjen e saj na transmenton emocionin, mesazhin na jep kënaqësinë e konteksit. Pra e tillë është dora magjike e Armadela, duke valëzuar mbi sipërfaqet mjaft të zakonshme të mureve të tua, duke i transformuar ato në botë përtej konceptimit tuaj, duke e çuar në ngjyra të mrekullueshme, texturës dhe ambient që do të emocionojnë dhe të angazhohen të gjithë ata që e shohin atë. Ja ky është muri për mua, kështu unë e shikoj thotë mjeshtri artist. Golden Down, dritat e veriut, thellësitë e oqeanit, të gjitha janë kapur dhe të endura me mjeshtëri në tapestries e artistikes së përkryer që do të hyjë sipërfaqet e murit për shumë vite që do të vijnë. Ky është zeje moderne e Armandela, e lindur nga teknikat e lashta, e cila sjell trashëgiminë e pasur të kulturës evropiane, të frymëzuar nga arti i ndërtesave të gjykatave të Versajës, nga vilat dhe pallatet e Italisë dhe muret e thjeshta të një shtëpie Mykonos… Në muret Armadela jetojnë si edhe versionet e reja të një artizanati tradicional dhe kjo e bën atë të suksesshëm dhe të kërkuar nga gjithë arkitektët më në zë të botës. Puna artistike unike në llojin e saj, përdorimi i pllakave ose gurit, veshje metalike me bronz të vërtetë, bakër ose metale të tjera të aplikuara në panele…. dhe puna vazhdon duke krijuar uniken në llojin e saj. Është bukur të shohësh botën , sidomos botën e artistëve
Violeta Mirakaj New York Shkurt 2022