
Nga Gjekë Gjonlekaj/ New York/
Më 9 Janar të vitit që vjen është 50-vjetori i vdekjes së trimit legjendar shqiptar Abaz Kupit. Edhe sivjet si zakonisht më 9 janar u përkujtua 49-vjetori i vdekjes së këtij burri të përmendur. Që prej atëherë e sot për çdo vit është përkujtuar nga bashkatdhearët nga New Yorku me rrethe. Kjo traditë ishte ndaluar vetëm gjatë smundjes së Covidit-19. Bashkatdhetarët shqiptarë dhe miqtë e tij e ndjenin detyrë morale kujtimin e këtij fatosi që ishte shquar në luftëra të ndryshme për lirinë e Shqipërisë. Kishte luftuar kundër forcave të Haxhi Qamilit dhe të gjithë atyre që bënin përpjekje për të shkelur mbi nderin dhe dinjitetin e popullit shqiptar. Në përvjetoret e vdekjes flitej gjërësisht për qëndresën e tij antfashiste. Për këtë rezistencë shkroi në atë shtëpi evropin dhe amerikanin. Emëri i Abaz Kupit dhe Mujo Ulqinakut u bë shumë i njohur në botën liridashëse. Sivjet në ceremoninë përkujtimore që u zhvillua tek varri i Abaz Kupit në Maple Grove Semetary në Queens të New Yorkut morën pjesë e dukshme nga komuniteti i këtij qyteti me rrethe, morën pesë shumë familjar të Abaz Kupit dhe miku i tij besnik Ndrecë Gjergji i cili i kishte shërbyer për disa dekada si të kishte qënë prindëri i tij. Pranë varrit folën dy tre veta. Nipi i Abaz Kupit, Sokol Kupi shtroi një drekë në restarantin e tij luksoz për nder të atyre që kishin marrë pjesë në këtë orë përkujtimore. Në këtë drekë morën pjesë pothuajse të gjithë që kishin marrë pjesë edhe tek varri. Aty i bisedua shumë për Abaz Kupin dhe mundësisht kthimin e tij në Shqipëri me rastin e 50-vjetorit të vdekjes. Unë autori i këtj shënimi kisha vajtur atje vetëm e vetëm për të folur për këtë çështje. Të pranishmit me dëgjuan me vemendje dhe shumica ra dakord me propozimin tim për rivarrimin e heroit tonë kombëtar në atdheun e tij të dashur për të cilin kishte luftuar e punuar tërë jetën. Më pas foli edhe editori i gazetës “Dielli” Sokol Paja. Ai dha një ropozim jashtëzakonisht me vend, duke propozuar që me rastin e këtij përvjetori të organizohet një seminar për jetën dhe veprat e Abaz Kupit. Zotni Paja tha këtë solemnitet akademik do ta merrte përsipër Organizata Pan-Shqiptare VATRA e Amerikës. Editor Paja tha se një konferencë shkencore për këtë burrë të madh të Arbërisë do të ishte nder dhe respekt për të gjithë ne vatranët.
Personalisht kisha qënë shumë aktiv për kthimin e Faik Konicës në atdhe, nga se në kohë, do me thënë para 30 vjetësh kisha botuar veprën Faik Konica të profesor Dr. Jup Katratit. Ishte vepër voluminoze dhe u botua gjithashtu me një teknik luksoze. Rivarrimin e Faik Konicës në atdhe e kishte marrë përsipër shteti shqiptar dhe Organizata VATRA. Pasi eshtrat e tij ishin nxjerrë nga varri në kishën e atyre varrezave u bë një ceremoni e rastit ku folën personalitete të shquara shqiptaro-amerikane. Në hyrje dhe në dalje nga kisha binin këmbënat e kishës në njërën sipas trditës kishtare. Tenori Shqiptar Bashkim Pacuku këndoi këngën Ave Maria. Pas kësaj ceremonie u shtrua një drekë në Restaurantin Pierre të Anthony Athanasit. Në këto ceremoni që me këtë rast u mbajt edhe nje simpozum në Fordam University mori pjesë edhe një delegacion nga Shqipëria të cilin e drejtonte ministri i kulturës Theodor Laco. Ky delegacion kishte marrë pjesë edhe në ceremonitë e Bostonit. Për rivarrrimin e Faik Konicës në atdhe u zhvillua në pranverë të vitit 1995 për rivarrimin e Faik Konicës kishin shkruar jo më pak se 40 shqiptaro-amerikan ku shquhej At. Arthur Liolini, Isa Hoxha dhe Dom Pjetër Popaj që të gjithë ishin pritur nga shteti dhe populli shqiptar me shumë nderime. Jo në këtë nvel por me shumë nderime ishte pritur edhe kthimi për rivarrim i Mithat Frashëri. Qeveria shqiptare ishte treguar serioze për të birin e Abdyl Frashërit.
Tani është koha të mendojmë për rivarrimin e Abaz Kupit në Shqipëri. Njerëz besnik të Familjes së Abaz Kupit thonë se nipat dhe mesat e tij janë gati për këtë nderim dhe respekt që do të bënte Arbëria për gjyshin e tyre të dashur. Ata që e kanë njohur nga afër thonë se Abaz Aga ishte i dashur më të gjithë, mbahej jashtëzakonisht mirë dhe se ishte shumë i kujdeshëm në përdorimn e fjalëve, bile edhe ndaj atyre që e kshin lënë pa atdhe dhe pa pjesën e madhe të familjes. Në Shtetet e Bashkuara qëndroi si burrë fisnik shqiptar, duke i qëndruar besnik familjes deri atë ditë që dha shpirt në janar të vitit 1976. Për Abaz Kupin kanë shkruar shumë autorë shqiptarë dhe të huaj, midis tyre mund të përmendet lordi britanik Julian Emery. Djali i tij Petrit Kupi tregonte se në kohën kur kishte qëndruar në Londër ishte ftuar për darkë nga Winston Churchilli.
Kthimi i tij për rrivarrim në atdhe është detyrë njerëzore dhe kombëtare. Prehja e eshtrave në atdhe tregon se Shqipëria e nesërme evropiane di të nderojë bijtë he bijat e saj pavarësisht ku kanë jetuar. Këto janë vepra të mira edhe për demokracinë shqiptare. Merre me mend se ku do të qëndronte e sotmja e popullit shqiptar sikur India dhe Vatikani të binin dakord për rikthimin në përjetësi në Arbëri të Nënës Tereze. Pse të mos kthehet edhe Imzot Noli në Shqipëri në tokën për të cilën punoi aq shumë. Në Shtetet e Bashkuara pushojnë shumë patriot shqiptarë, dhe kthimi i tyre në atdhe do të ishte një vepër e madhe. Rikthimi gjeneralit tonë të famshën Abaz Kupit, por me nderimet që janë bërë për Faik Konicën, Mbretin Zog, dhe Mithat Frashërin e nderojnë racën arbërore kudo që jeton.