LUFTA E UÇK E DREJTË DHE E PASTËR/
Enver Hajdari, kryetar i degës së Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK në Drenas, në një rrëfim ekskluziv dhënë gazetarit Sokol Paja, për gazetën “DIELLI”, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, New York, deklaron se: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Hysni Ngucati, Nasim Haradinaj e Salih Mustafa dhe çdo pjesëtar i UÇK-së do të jenë fitimtarë ashtu siç ishin në luftë. Sipas Enver Hajdarit, akuzat e Prokurorisë janë bazuar mbi dëshmi të rreme të sponsorizuara nga lobi sllav. Europa sipas Hajdarit duhet të hetojë si fillim krimet e tmerrshme të serbëve në Kosovë.
ARRESTIMET SKANDALOZT TË KRERËVE TË SHTETIT TË KOSOVËS DHE TË LUFTËS
Arrestimet e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Prokuria Speciale, kanë qenë të pa pranueshme dhe skandaloze. Kjo që po ndodh, është e papranueshme, kjo është edhe një tentim për të barazuar kriminelin dhe Çlirimtarin. Ne si çdo popull luftuam për liri, prandaj aktakuzat e tilla, janë të pa drejta, janë thjeshtë politike, akuza të pa baza, janë akuza të dirigjuara nga Beogradi e fatkeqësisht të zbatuara nga disa gjyqtarë e prokuror ndërkombëtar. Këto arrestime nga kjo e ashtuquajtur “prokurori” sepse si të tillë nuk e njohim ne dhe nuk do e njohim asnjëherë, sepse ne e konsiderojmë që gjykata speciale është një etnike dhe nuk ka qëllim tjetër vetëm të barazojë kriminelin me Çlirimtarin. Ushtria Çlirimtare ka dalë nga gjiri i popullit për ta mbrojtur popullatën e pafajshme, për ne lufta si e tillë na është imponuar, sepse nuk kemi pasur deshirën për të luftuar sepse njerëzit normal nuk i duan luftrat por paqen e zhvillimin. Serbia e ka dëshmuar edhe në të kaluaren se ajo është shtet i cili ka nxitur luftra dhe njëherazi e ka përdorur makinerinë shtetërore për të vrarë gra, fëmijë e pleq dhe për të debuar qytetarët dhe kryer masakra çnjerëzore si në Kosovë. Prandaj me bindje të plotë deklaroj se UÇK-ja nuk ka bërë krime, sepse kjo nuk ka ekzistuar në kauzën dhe udhëheqjën e UÇK-së, ideja për të kryer krime, misioni i jonë si pjestarë të UÇK-së ka qenë çlirimi i Kosovës. Dhe ne kemi qenë kundër pushtimit, ne kemi zhvilluar luftë kundër makinerisë pushtuese çetnike serbe, dhe ballafaqimi i jonë ka qene me armikun gjakatar serb. Asnjë, ama asnjë civil të pambrojtur serb ose cili do qoftë ai, UÇK-ja nuk ka ushtruar as dhunë ose presione, ballafaqimi ynë ka qenë në front të luftës.
EUROPA, NJË PADREJTËSI NË DËM TË SHQIPTARËVE TË KOSOVËS
Evropa, dhe kushdo që ka ushtruar presion mbi Kosovën për themelimin e gjykatës speciale, ka berë një padrejtësi të madhe. Evropa padrejtësi ndaj Kosovës ka berë edhe në të kaluarën, mirëpo kjo e fundit është e pafalshme dhe e pa drejtë. Sepse, gjatë luftës Ushtria Çlirimtare e Kosovës i kishte aleatë të Çlirimit edhe ShBA-të, NATO-në dhe një pjesë të Evropës, por si duket Kosova, do ballafaqohet ende me padrejtësi për ti kënaqur orekset e Rusisë dhe Serbisë. Arrestimet dhe akuzat i shoh si një padrejtësi që po i bëhët Kosovës. Sepse që nga çlirimi i Kosovës përgjegjësinë për gjyqësinë në Kosovë e kanë pasur evropianet me misionet e tyre në Kosovë, Unmiku, Eulexi e shumë misione ndërkombëtare.
AKUZAT NDAJ UÇK ME DOSJE FALSE DHE GËNJESHTRA TË NDYRA
Akuzat janë krejtësisht të paqëndrueshme dhe ta pa baza, akuza të fabrikuara nga Beogradi, dhe një tentativë për barazimin e çlirimtarit me agresorin. Agresori në Kosovë ka qenë serbia, ajo ka kryer masakra në Kosovë, ajo ka dhunuar gra në Kosovë, ajo ka dëbuar shqiptarë, ajo ka vrarë fëmijë, gra e pleq. Por, me bindje të plotë e them se pjestarët e UÇK-së dhe krerët e saj, do të kthehën faqebardhe dhe do të dalin fitimtarë nga kjo betejë politike. Besoj që ju e dini se kjo gjykatë është themeluar në bazë të një raporti të sponzorizuar nga Beogradi, tashmë ekzistojnë edhe dëshmi për këtë gjë, raporti i përpiluar nga Dick Marty është komplet i sponzorizuar nga Beogradi me dosje false. Kur e lexojmë aktakuzën sot që i’u është ngritur udhëheqjës së UÇK-së, aty as nje pikë nuk është përmendur ai raport sepse është totalishtë i pa vërtetë, por, edhe këto akuza do të hidhën poshtë, sepse janë të fabrikuara dhe të pa qëndrueshme.
BARAZIMI I AGRESORIT ME VIKTIMËN, NJË TURP I MADH
Turpi më i madh i botës është që të tentohet të kemi barazim të agresorit me viktimën, një gjë është e sigurtë se ushtarët e UÇK-se, në sytë dhe vedijën e popullit janë çlirimtarë, po ashtu edhe në sytë e aleatëve tanë kemi qenë dhe do mbesim çlirimtarë. Tentimi për barazim në mes një agresori dhunuesi me viktimën nuk do mund të arrihet sepse shokët tanë do ia bëjnë të qartë gjithë botës së janë çlirimtarë dhe do dalin të pafajshëm. Beogradi dhe Rusia, vetëm një qëllim e kanë pasur që të ketë balanca në mes agresorit dhe viktimës, mirëpo kjo nuk do arrihet asnjëherë sepse ende i kemi deshmitë e freskta të masakrave që i ka shkatuar pushteti kriminal sllavë.
SITUATA NË KOSOVË E PAQËNDRUESHME
Situata në Kosovë është jo fortë e kënaqshme dhe e paqëndrueshme sepse mungojnë udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe mungojnë udhëheqësit shtetërorë. Kjo situatë nuk është aspak e qëndrueshme. Që nga tentimi për themelimin e gjykatës speciale ka pasur kundërshtime, kundërshtimi më i madh ka ardhur nga organizatat e luftës, për këtë jam në ngjarje me gjitha përjekjet që janë bërë pasi jam kryetar i degës së OVL-së në Drenas dhe anëtar i kryesisë qendrore të OVL-së, e kemi kundërshtuar me gjitha mjetet të cilat i kemi pasur në dispozicion, kemi qenë atëhere kundër dhe do vazhdojmë të jemi kundër dhe mos ta njohim këtë gjykatë. Gjykata dhe Prokuroria janë një etnike, kemi të bëjmë vetëm me hetimet e krimeve të supozuara nga UÇK-ja, është shumë e pa drejtë, ne jemi për hetime të çdo krimi, por krimet kanë ndodhur nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit, kriminelit të ballkanit.
PROTESTA, PETICIONE, ORGANIZIME MBARËPOPULLORE KUNDËR GJYKATËS SPECIALE
Ne jemi koordinuaar se bashku si OVL e UÇK-së, po ashtu kemi organizuar një protestë me datën 9 korrik 2020 në çdo komunë nga 99 veta, ku kjo ka pas simbolikën e saj, po ashtu kemi zhvilluar biseda me deputet e kësaj legjislature për të dërguar këtë gjykatë për interpretim kushtetues, sepse konsiderojmë se i ka skaduar mandati. Gjithashtu kemi mbledhur nënshkrime e peticione kundër kësaj gjykate, janë derguar në kuvend. Po ashtu më 25 janar 2011 nga delegacioni i organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, sekretarit të përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, i është dorëzuar peticioni me mbi 230 mijë nënshkrime kundër raportit të Dick Marty. Mirëpo ne duke pasur parasyesh rrethanat aktuale që gjendet bota dhe Kosova, në këtë kohë pandemie me virusin COVID-19, ende nuk kemi organizuar ndonjë protestë gjithëpopullore, po presim që kjo të kaloj, dhe nuk përjashtojme një opsion të protestës si shenjë revolte lidhur me këto arrestime e gjykime. Por, dijeni një gjë se : Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Hysni Ngucati Nasim Haradinaj e Salih Mustafa dhe çdo pjestarë i UÇK-së do të jeni fitimtar ashtu siç ishit në luftë.