Një grup zonjash të Miamit u mblodhën ditën e shtunë në një mbrëmje karaoke në memorie të Këngëtares Parashqevi Simaku. Në mes të 30 pjesëmarrësve kishte zonja dhe zonjusha nga të gjitha moshat si dhe disa fëmijë te Klubit Flas Shqip. Ky aktivitet i organizuar nga Vatra Miami dhe Klubi Flas Shqip kishte si qëllim të nderonte artin, zërin dhe kujtimin e divës shqiptare të muzikës së lehtë Parashqevi Simaku. Disa nga të pranishmet kënduan këngët e divës, disa të tjera i kërcyen ato, si dhe fëmijët kënduan me ndihmën e nënave të tyre këngën epike “Mos ja u prishni lumturinë.”
Prekëse ishte kur u këndua kënga e “Jetoj,” teksti i së cilës mban fjalët: “Dua emri im një kuptim të më ketë/ Emri merr kuptim nga ty vendi im…”
U deshën këto javët e fundit që pas gati 4 dekadash, publiku shqiptar të kuptoi se asnjëherë nuk ka pasur një këngëtare që ti afrohej Parashqevisë për nga zëri apo emocioni që ajo arrinte te krijonte në skenë. Edhe sot kur e dëgjojmë si këndonte dikur pyesim veten :“Si ka mundësi që akoma arrijmë ta shijojmë njëlloj?” Talenti i saj i lindur, dashuria që ajo kishte për këngën dhe njerëzit, dhe forma e pakrahasueshme me të cilën ajo e përcillte muzikën mbeten të jashtëzakonshme.
Arti i vërtetë as nuk imponohet as nuk tjetërsohet, ashtu sikur nuk vdes artisti i madh , që me talentin e tij krijon emocione që na ndryshojnë një çast, një ditë, një jetë.
Në fund të eventit, zonjat e pranishme dhuruan një donacion prej 630$, donacion që i shkoi llogarisë së hapur nga Elton Iliriani për Parshqevi Simakun. Gjejmë rastin ta falenderojmë Zotin Ilirjani për kontributin e tij të vecantë. Falenderojmë gjithashtu nga zemra zonjat e Klubit Flas Shqip dhe Vatra Miami që dhuruan për Divën; I urojmë asaj rikthim sa më të shpejtë pranë publikut. Mbledhja e donacioneve dhe eventeve për Parashqevi Simakun do të vazhdojnë pa ndërprerje nga Vatra Miami dhe Klubi Flas Shqip. Krenare që e patëm artisten e madhe. Të lumtura që e rigjetëm atë.
Lista e zonjave që dhuruan: Tina Jakupi 200$; Iris Halili 100$, Diana Mamuti 60$, Liljana Rrumbullaku 60$, Liridona Jakupi 50$, Mimoza Karaj Nincevic 40$; Makbule Berisha 30$, Vlora Sulejmani 20$,Ola Lombardi 20$ dhe Emine Zharku , Mjellma Troni , Lindita Troni dhe Turkijana Troni 50$.
Dr.Iris Halili
Kryetare e Vatra Miami
Themeluese dhe Drejtuese e Klubit Flas Shqip